Dikur në fshatin Niçë ishin 12 kisha dhe 5 ura, pjesë e trashëgimisë kulturore dhe historike të zonës.
Sot në këtë fshat ndodhet vetëm 1 kisha dhe 1 urë, të cilat janë drejt zhdukjes.
Në kishën mbi 300-vjeçare janë dëmtuar ikonografitë origjinale të saj, të cilat i përkasin viteve 1700. Kjo si pasojë e depërtimit të ujit në çati.
Sipas kujdestarit të saj dhe banorëve, ajo është restauruar disa herë me paratë e banorëve të zonës, por sot ka nevojë për ndërhyrje të specializuar.
Lexo më shumë Realizuar më 1467, zbulohet portreti origjinal i Skënderbeut nga Gentile Belini
Edhe ura mbi-320 vjeçare, e vetmja e mbetur nga 5 të tilla dhe e ndërtuar me qemer po bie dita-ditës. Erozioni dhe faktorët natyrorë kamë rrëzuar një pjesë të saj dhe në rast se nuk ndërhyhet shpejt ajo nuk do të ekzistojë më.
Dikur Niça ka pasur 3000 shtëpi dhe 15 mijë banorë. Sot është vetëm me 15 familje dhe zhdukja e kishës apo urës do të zhdukte përgjithmonë historinë dhe kulturën e kësaj zone të banuar kryesisht nga vllehët.
Nxënësja nga Mitrovica Orela Behrami, e lindur dhe e rritur në Luksemburg, ka dëshmuar…
Aristotel Petro Midis Bizantit, Osmanëve dhe Origjinës Arbërore - Historia e Ballkanit fsheh të vërteta…
Në dekadat e fundit, është vënë re një rritje e shpejtë e rasteve të…
Si çdo vit, ndryshimi nga ora dimërore në atë verore do të ndodhë të…
ADN-ja SHQIPTARE DHE MISTERI I NJERËZVE TË PARË NË EUROPË (DOKUMENTAR) (Përkthimi në shqip i…
Nga: Prof. Gjon Frani Ivezaj Dukagjini përbën një nga trevat më të lashta dhe më të…