Kuvendi konsultativ i Llaushës, më 10.10.1944

Ismet Azizi: Si lindi idea për mbajtjen e Kuvendit të Llaushës

Momenti dhe situata e krijuar  kërkonin ballafaqimin e mendimeve , propozimeve  dhe odeve se si duhej qasur organizimit të rezistencës së organizuar kundër ripushtimit të Kosovës dhe viseve tjera etnike kundër ripushtimit të Kosovës dhe viseve tjera etnike shqiptare nga Jugosllavia e Titos, për çka edhe lindi ideja për mbajtjen e Kuvendit të Llaushë. Kuvendi u mbajt me iniciativën e parisë dhe disa intelektualëve të shquar nga Drenica  dhe të viseve  tjera shqiptare, si: Shaban Polluzha, Miftar Bajraktari, Halil Haxhia, Azem Aruçi, Ukë Sadiku, Hamdi Gashi, Mehmet Gradica, Zukë Xani, Adem Voca, Ahmet Selaci, Bikë Dreshaj (nga Pazari i Ri), Shasivar Alia, Shefqet Kapedani, Aqif Blyta ( Pazari i Ri ) etj. Me që numri i prfaqësuesve ishte më se 150 veta, Kuvendi u mbajt n kopshtin e Sefer Haxhisë, më 10. 10.  1944, në të cilin u vlerësua gjendja e krijuar pas depërtimeve të para të forcave të armatosura okupuese jugosllave  në territorin e Kosovës. Përkujtimi i Kuvendit Konsultativ të Llaushës, mbajtur  më 10 10 1944, nga një kuvend burrash, ku ishin të pranishëm edhe Riza Haxhia, Idriy Rreci, Brahim Geci e shumë të tjerë. Në Kuvendin e Llaushës, ndër 150 sa ishin të pranishëm, morën pjesë këta delegat:

Shaban Polluzha

Miftar Bajraktari, nga Llausha

Mehmet Gradica, nga Gradica

Ukë Sadiku, nga Gjurgjeviku

Hamdi Gashi, nënprefekt në Skenderaj

Halil Bajraktari, nga Llaushsa

Halil Haxhia nga Tërrnavci

Rifat Kotorri, nga Buroja

Mulla Ilaz Broja, nga Buroja

Azem Aruçi, nga Makrmali

Bajram Dërguti ( Bajraktari), nga Drenasi

Sadik Zeneli, nga Abria e Poshtme

Mulla Brahimi, nga Polaci

Zukë Xani, nga Polaci

Jetullah Muharremi, nga Rezalla

Isuf Gradica, kryetar i komunës së Drenasit

Sadik Lutani, nga Turieçfci

Halim Zariqi, nga Baica

Haxhi Zariqi, nga Baica

Rexhep Vojvoda, nga Llausha

Isa Zymberi, nga Prekazi

Hamit Koca, nga Polaci

Rexhep Gjeli, nga Likoshani

Bajram Zuka, nga Likoshani

Istref Tema, nga Dobrasheci

Hysen Bajraktari, nga Plluzhina

Ajet Bajraktari, nga Shtutica

Murat Kamberi, nga Rakinica

Xhem Tërnavci, nga Tërnavci

Shefqet Kapedani

Shasivar Alia,

Zeqir Lutani, nga Turiqevci

Avdyl Kastrati, nga Polluzha

Hetem Istogu, nga Polluzha

Sefer Haxhia, nga  Llausha

Ahmet Selaci, nga Selaci

Hetem Voca nga Shala

Hoxhë Avdia, nga Stankovfci

Feriz Boja, nga Kërnica

Rifat Maloku, nga Samadraaxha

Idriz Rexha, nga Kushtova

Sinan Xani, nga Dashefci

Rifat Galica, nga Galica

Avdyl Xani, nga Dashefci

Ajet Rexhepi, nga Qirezi

Gani Spahia, toger nga Llausha

Rifat Avdyli, nga Likoshani

Halil Rukiqi, nga Vërbofci

Syl Bilalli, nga Shtutica

Mulla Jonuzi, nga Krasmirovfci

Imar velia, nga Çubreli

Halil Haka, nga Klina etj.

Të ftuar të tjerë që të prezantonin Tubimin konsultativ të Llaushës, por q nuk kishin marr pjesë për shakaqe deri më tash të panjohura, ishin:

Prof. Imer Berisha

Col Bajraktari

Marie Shllaku

Adem Voca, nga Shala

Ukshin Kovaqica, nga Kavaiça

Kajtaz  Ramadani, nga KIjeva

Shaban Bunjaku, nga Samadrexha

Aziz Zhilivoda, nga Zhilivoda

Avdullah Mihaliqi, nga Mihaliqi

Ajet Gërguri

Haki Rimanishta , nga Rimanishta

Ndue Përlleshi, nga Jagoda, etj.

Bikë-Bilall Dreshaj, Gllogovik, Peshter.

Punimet e këtij kuvendi i udhëhoqi Shaban Polluzha, i cili njëherit ishte  edhe ndër më të  vjetrit dhe gëzonte  autoritet të jashtëzakonshëm. Për procesmbajtës të këtij Kuvendi  u caktua: Imer Velia nga Çubreli dhe Bislim Xani nga Dashefci, administratën tjetër e  ushëheqnin Sali Gjinofci dhe Azem Hajdini- Xani. Për situatën  aktuale politike të kohës në Drenicë, në Kosovë dhe më gjerë, të pranishmit  i njoftoi Halil Haxhia nga Tërnafci, i cili kishte qenë edhe delegat dhe pjesëmarrës në Konferencën e Bunjajt.  Theks të veçantë në vështrimin e tij  mbi situatën ushtarake e politike i dha situatës që po krijohej pas fillimit  të depërtimit të njësive ushtarake në territorin e Kosovës dhe sjelljeve të tyre  barbare nda popullatës shqiptare të Kosovës. -Me degradimin  e Shtabit Kryesor të UNÇ-së dhe AP-së për Kosovë e Rrafsh  të Dukagjinit në Shtab Operativ, – tha ndër të tjera  Halil Haxhia, praktikisht filloi shkelja e parimeve  themelore të përcaktuara në Konferencën e Bunjajt, të parime për vetëvendosjen e popullit të Kosovës. Ajo që tash paraqet  një rrezik të madh është edhe mobilizimi i paralajmëruar i shqiptarëve të moshës 16-65 vjeç dhe dërgimi i tyre  në njësitë e armatosura ushtarake jugosllave jashtë Kosovës. Këtë mobilizim  që tani për tani, ende është sekret, duhet të bëjmë përpjekje që ta shfrytëzojmë për interesat tona kombëtare, për mbrojtjen e Kosovës nga ripushtimi jugosllav. Duhet të përcaktohemi se si do ta organizojmë rezistencën tonë, po qe nevojshme edhe at të armatosur, – tha në fund të diskutimit të tij Halil Haxhia.

Duke i dhënë përkrahje të plotë vlerësimit që i bëri Halil Haxhia situatës aktuale politiko ushtarake të kohës, Miftar Bajraktari propozoi që në gjysmën e dytë të nën turirit të thirret një Kuvend i nivelit  të lartë, me mundësi që të marrin pjesë edhe përfaqësuesit e viseve tjera të Kosovës dhe i cili Kuvend do të ketë autorizim të plotë për nji vlerësim sa më komplet të gjendjes dhe të përcaktojë masat e aksionet konkrete për ti rezistuar riokupimit të Kosovës, si dhe për ta penguar terrorin që po zbatohej ndaj popullatës së mbrojtur shqiptare.

Në fund, Kuvendi Konsultativ i Llapushës mori këto vendime që:

Në pjesën e dytë të nëntorit  1944 të thirret Kuvendi i Përfaqësueseve  të Drenicës, në të cilin , nëse arrihet të sigurohet, do të marrin pjesë edhe përfaqësuesit e viseve  tjera të Kosovës dhe më gjerë.

Për Kuvendin e ardhshëm të përgatitën dhe të aprovohen vendime  konkrete që knë të bëjnë me çështjet esenciale të kombit, të përcaktohen masat konkrete për zbatimin në jetë të Rezolutës së Konferencës së Bunjajt, me të cilën pjesë janë përcaktuar dhe përligjësuar parimet  e vetëvendosjes së popullit shqiptar të Kosovës dhe për bashkimin me shtetin amë, Shqipërinë.

Për përgatitjen e Kuvendit të ardhshëm u caktua  Këshilli inicues prej 7  anëtarësh, i përbërër nga : 1. Shaban Polluzha, kryetar; 2. Miftar Bajraktari; 3. Halil Haxhia, 4. Ukë Sadiku; 5. Zukë Xani; 6 . Jetullah Rezalla dhe 7. Mulla Brahimi i Polacit.

Grupi punues  kishte për detyrë që të angazhohet për përgatitjen e Kuvendit, të tubojë të dhëna e dokumentacion të nevojshëm që do të kishte rëndësi relevante për vlerësimin real të gjendjes së krijuar , për  përgatitjen dhe  caktimin e përfaqësueseve që do të marrin pjesë në kuvend, të caktohej vendi dhe koha e mbajtjes së Kuvendit si dhe  të merreshin të gjitha masat e sigurisë për punë normale të Kuvendit.

postbck postbck

Recent Posts

Përpjekje të reja për të studiuar historinë e klimës në Tokë

Nis punën projekti Beyond Epica në Antarktidë. Është pasues i misionit të parë Epica dhe…

15 hours ago

Ngjyrat që nuk ekzistojnë: Mit apo realitet?

  Ngjyrat janë një pjesë thelbësore e botës tonë, të pranishme në gjithçka që na…

17 hours ago

Çfarë do të thotë nëse ju mpihen duart

  Mpirja është ndjenja kur vështirë se mund të ndjeni diçka në një pjesë të…

19 hours ago

Si prodhohet çokollata dhe pse është kaq e pëlqyer nga njerëzit?

  Çokollata, një nga ëmbëlsirat më të dashura në botë, ka një histori të gjatë…

19 hours ago

Si ta kuptojmë që kemi nevojë për psikolog?

  Në ditët e sotme, kërkimi për ndihmë psikologjike është një hap i rëndësishëm për…

20 hours ago

Kush ishte Alfred Nobel?

  Alfred Bernhard Nobel ishte njeriu, vizioni dhe fondet e të cilit çuan në çmimet…

20 hours ago