<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>

Bima e së ardhmes që mund të rritet (pothuajse) kudo edhe në kushte ekstreme!

Quhet Schrenkiella parvula dhe është një bimë që jeton në kushte ekstreme: po e studiojnë për të kuptuar nëse është e mundur të riprodhohen karakteristikat e saj në specie të tjera.

Bimët ekstremofile lulëzojnë në kushte stresuese që do të vrisnin shumicën e specieve botanike që njohim, të tilla si kripësia e lartë, aciditeti ose thatësia e tokës. Një ekip shkencëtarësh nga Stanford po studiojnë Schrenkiella parvula, një bimë ekstremofile në të njëjtën familje me mustardën, për të zbuluar se si lulëzon në kushte ekstreme si ato të Liqenit të Kripur të Turqisë, ku përqendrimi i kripës është gjashtë herë më i lartë se ai i oqeanit. “Shumica e bimëve kur janë në kushte stresuese prodhojnë një hormon që funksionon duke i dhënë një sinjal ndalimit të rritjes,” shpjegon José Dinneny, një nga autorët. “Megjithatë, në rastin e S. parvula, hormoni vepron në të kundërt, duke i dhënë dritën jeshile rritjes”.

Synimi i studiuesve është të kuptojnë mekanizmin që e bën S. parvula kaq rezistent për të qenë në gjendje ta riprodhojë atë në bimë të tjera dhe, në të ardhmen, të kultivojë specie rezistente ndaj tokave me cilësi të ulët të dëmtuara nga ndryshimet klimatike. Në zonat ku klima pritet të rrisë intensitetin dhe kohëzgjatjen e thatësirës, ​​për shembull, do të ishte e dobishme të mund të rriteshin bimë që mbijetojnë me shumë pak ujë.

Kur bimët janë në kushte ekstreme, ato prodhojnë një hormon të quajtur acid abscisik (ABA), i cili nga ana tjetër aktivizon gjene specifike që i tregojnë bimës se si të sillet. Në shumicën e bimëve, prodhimi i ABA shkakton ngadalësimin ose ndalimin e rritjes; në rastin e S. parvula ndodh e kundërta.

Zbërthimi i mekanizmit që përcakton rezistencën e lartë të S. parvula nuk do të shërbente vetëm për modifikimin e bimëve të destinuara për të prodhuar ushqim, por edhe për llojet e farave vajore që mund të përdoren si burime të qëndrueshme biokarburantesh. Nëse do të kishim mundësi t’i kultivonim në kushte ekstreme mjedisore, do të kishim shumë më tepër tokë ku t’i rritnim: “Aty ku nuk mund të rritim ushqim, mund të rritnim bimë bioenergjetike”, thekson Dinneny, i cili shpjegon se si në këtë mënyrë do të rikuperoheshin dhe do të përdoreshin mirë parcelat e braktisura të tokës. FCS

postbck postbck

Recent Posts

Dokumenti që paralajmëroi spastrimin: “Instruksionet” e 20 dhjetorit 1941 dhe hija e tyre mbi Sanxhakun

Nga kapja në Sjenicë, te përkthimi në Tiranë dhe publikimi në shtyp – rruga e…

2 hours ago

Misteri i bunkerëve të diktaturës

Nga: Pëllumb Vreka Viti 1992. I ndodhur në Greqi për shërbim pune, drekova me ish-gjeneralin…

2 hours ago

Pse ‘Deti i Vdekur’ ka këtë emër?

  Shpesh e keni dëgjuar si emer “Deti i Vdekur”, apo ndoshta edhe e keni…

3 hours ago

Romët: Prejardhja dhe pse nuk kanë shtet dhe historia e persekutimit?

  Romët, cila është prejardhja e tyre e vërtetë? Pse stili endacak i jetesës nuk…

3 hours ago

Si u bë shalqiri simbol i Palestinës?

  Shalqinjtë janë të përhapur gjerësisht në Lindjen e Mesme. Por shalqini ia detyron rëndësinë…

4 hours ago

Efektet kuruese të mollës për sëmundjet e zemrës

    Molla është frut me ndikim të madh pozitiv në shëndetin tonë. Ul në mënyrë…

4 hours ago