Nga Charles Paxton
Raportet mbi shikimin e përbindëshit të Loch Ness vazhdojnë ende. Më i fundit, i shoqëruar me një video, pretendon për një krijese të gjatë 6.5-10 metra që del herë pas here mbi sipërfaqen e liqenit skocez.
Edhe pse video tregon qartë një lëvizje në formë V-je, ajo nuk zbulon burimin themelor. Sigurisht, dëshmitarët panë diçka. Por çfarë ishte ajo? Deri më sot ka pasur mbi 85 teori se çfarë është në të vërtetë përbindëshi i Loch Ness, duke filluar nga ato prozaike (dallgët e krijuara nga era, reflektimet, mbeturina bimësh nënujore apo ngritja e varkave që janë mbytur në liqen) tek krijesa zoologjike (anakonda, balenat vrasëse dhe disa peshq të mëdhenj oqeanike), deri tek ato më të habitshme (dinosaurët).
Njerëzit që dolën me këto teori nuk ishin domosdoshmërisht aq njohur me liqenin. Shumë sugjerime të hershme nga zoologë të huaj, nënkuptojnë se ata mendonin se liqeni kishte ujë të kripur, gjë që shpjegon sugjerimet e peshqve, balenave dhe peshkaqenëve.
Disa teori janë rishpikur në mënyrë të pavarur, duke treguar fantazinë e çdo brezi. Për shembull, ideja se përbindëshi i Loch Ness ishte fillimisht një elefant notues nga një cirk vizitor, u rishfaq 3 herë, në vitet 1934, 1979 dhe 2005. Çdo herë, personi pretendonte se ideja e tij ishte origjinale.
Por ishte perceptimi i përbindëshit të Loch Ness si një zvarranik prehistorik, ai që tërhoqi vërtet imagjinatën e publikut në vitet 1930. Zanafilla moderne e Nessie nisi në prillin e vitit 1933. Raportet e para të dëshmitarëve okularë për një kafshë të çuditshme në liqen filluan që në vitin 1930.
Por vetëm në gushtin e vitit 1933, dëshmitari Xhorxh Spajser, që pretendoi se ishte i pari që pa Nessie-n, tha se krijesa ishte një zvarranik. Deri atëherë, shumë njerëz që besonin se në liqen ndodhej një kafshë të pazakonte, besonin se bëhej fjalë për një lloj kafshe endacake e ujërave të ëmbla, si për shembull një fokë që kishte ardhur nga Morej Firth.
Por Spajser e përshkroi atë si një zvarranik parahistorik. Ai pretendoi se kafsha kishte një qafë të gjatë. Bazuar në këtë dëshmi, një gazetar shkroi 5 më vonë se bëhej fjalë për një pleziosaur, një lloj zvarraniku detar me qafë të gjatë që ka jetuar në epokat Jurasike dhe Kretake.
Kështu lindi një (por jo i vetmi) imazh popullor i përbindëshit të Loch Ness. Fakti që imazhi i pleziosaurit Nessie u shfaq në gusht 1933, hedh dyshime mbi teorinë e Daniel Lokston dhe Donald Proteros në vitin 2013, se Nessie e ka origjinën tek filmin shumë popullor “King Kong” i vitit 1933.
Por shumica e raporteve mbi përbindëshin të Loch Ness, nuk përshkruajnë një krijesë me qafë të gjata. Biokimisti (dhe hetuesi i këtij rasti Nessie) Roi Makal tha në vitin 1976 se kishte mbi 10.000 raportime të shikimit të përbindëshit të Loch Ness.
Por ai vetë nuk dha asnjë provë për ta mbështetur këtë. Vetëm libri i tij “Përbindëshi i Loch Ness” përmban 251 raporte. Unë njoh 1452 dëshmi të ndryshme. Dhe vetëm rreth 20 për qind e raporteve përmendin një qafë me gjatësi të ndryshme. Kësisoj ajo nuk është forma normale e përbindëshit.
Po ashtu më pak se 1 për qind e dëshmive e përshkruajnë krijesën misterioze si një zvarranik ose me trupin me luspa. Ndaj unë mendoj se është e arsyeshme të supozojmë se çfarëdolloj fenomeni të raportuar mbi atë që quhet përbindësh i Loch Ness-it, ai nuk bazohet në pamjet e një zvarraniku parahistorik.
Në realitet, përbindëshi i Loch Ness ka shumë identitete. Mund të jetë një lopë deti, një dre, një deve apo një jashtëtokësor siç kanë sugjeruar disa. Por mund të jetë edhe një mori fenomenesh antropogjene (varka të fundosura mbeturina) dhe natyrore (kafshë, bimë ujorë) dhe fizike (efektet e erës, reflektimet).
Përbindëshi i Loch Ness mund të ndryshojë në ngjyrë, nga rozë në të zezë, mund të jetë me gëzof ose me luspa. Mund të ketë gunga, brirë, dhe të udhëtojë me shpejtësi të madhe, ose të mos lëvizë fare. Asnjë identitet nuk kap shumëllojshmërinë e tipareve të raportuara të Nessie. Kjo sugjeron që Nessie është një funksion i psikologjisë njerëzore dhe jo i natyrës. Dhe ndoshta është psikologjia njerëzore dhe jo natyra, ajo që e ka mbështetur idenë e ekzistencën së tij që nga vitet 1930.
Atëherë, çfarë panë dëshmitarët herën e fundit? Realiteti është se ne kemi shumë pak informacion për të arritur në një përfundim të sigurt mbi atë që po ndodhte në pamjet video. Problemi me shumicën dërrmuese të raporteve mbi përbindëshin e Loch Ness, është se atyre thjesht u mungojnë detajet që nevojiten për të identifikuar një kafshë. Dhe çdo detaj që raportohet mund të jetë keqinterpretim. / “The Conversation” – Bota.al
Historiani shqiptar nga Peja, profesor Doktor Jahja Drançolli ka publikuar më 8 Gusht 2019,…
Një nga zbulimet më të rëndësishme të misionit shqiptaro-polak në Shkodër është gjetja e…
Letërsia shqiptare ka kaluar nëpër një rrugëtim të gjatë dhe të pasur, duke reflektuar ndryshimet…
Macet performojnë më mirë se sa fëmijët e vegjël në një masë të thjeshtë të…
Një muze online rifreskon të dhëna mbi atë çfarë ndodhte në Shqipërinë komuniste. Sipas faqes…
Peshqirët janë artikuj të cilët i përdorim çdo ditë, megjithatë pas një kohe humbin butësinë…