Google prezantoi këtë javë produktet më të reja, telefonin inteligjent Pixel 7, Pixel Watch dhe Pixel Buds Pro. Prezantimi u bë në Amfiteatrin Shoreline, ku zhvilluesve iu dha më shumë informacion rreth punës me platformat e Google.
Një ndër pajisjet më të përfolura është pikërisht ora Pixel, e cila pritej prej kohësh. Ajo vjen me një dizajn rrethor, me një kurorë prekëse dhe një buton anash për navigim.
Ora do të ketë sistemin e ri operativ Wear OS që Google ka zhvilluar me Samsung, si dhe aplikacionet dhe shërbimet kryesore të Google të integruara si Assistant, Maps dhe Wallet. Ajo gjithashtu do të shfaqë veçori të shëndetit dhe fitnesit nga Fitbit, të cilin Google e bleu në vitin 2021.
“Google Pixel Watch është një zgjatim natyral i familjes Pixel, duke ofruar ndihmë kurdo dhe kudo që ju nevojitet. Do të jetë në dispozicion këtë vjeshtë dhe ne do të ndajmë më shumë detaje në muajt e ardhshëm”, shkroi kompania në një deklaratë./tvklan.al
Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, bëri të ditur se ojnat,…
Pozicioni i kokës gjatë gjumit mund të ndikojë më shumë sesa mendoni në shëndetin…
Shpimi i veshëve tek foshnjat mbetet një temë e debatueshme për shumë prindër. Ja…
Fjalia që prindërit nuk duhet ta thonë kurrë! Nga Lira Gjika Mbylle gojën Kjo…
Historiani Pëllumb Xhufi, i ftuar në Dritare TV, theksoi se Himara është një…
Pas vendimit për të mos u dorëzuar, ushtarët italianë në Shqipëri nuk mbetën të…