Me pak fjalë, Tito mund të përshkruhet si njeriu që krijoi një federatë të quajtur Rebublika Socialiste Federative e Jugosllavisë me qëllim që ta ruante këtë shtet pas vdekjes së tij. Në këtë federatë të gjithë popujt do të ndjeheshin të barabartë. Shqiptarëve, duke ua krijuar Krahinën Autonome të Kosovës, i futi në federatë dhe ua lejoi një zhvillim të identitetit kulturor nacional. Por, shqiptarëve nuk ua mundësoi që këtë identitet dhe rezultatin e autonomisë ta mbronin në rast nevoje, më konkretisht në rast të shpërbërjes së federatës, siç ua mundësoi të tjerëve. Shqiptarët kanë qenë të përjashtuar nga roli kryesor në njësitë elitare mbrojtëse, siç janë ushtria, policia dhe shërbimi sekret (UDB). Në këto shërbime shqiptarët as në krahinën e tyre autonome nuk e kishin rolin kryesor e lëre më në federatë. Pra, shqiptarët kanë qenë të pambrojtur. Prandaj, Sllovenia, Kroacia dhe Bosnjë e Hercegovina, duke qenë republika, ishin edhe shtete dhe patën mundësi të mbroheshin nga ideja serbomadhe dhe të pavarësoheshin. Pasi që Kosova nuk e pati këtë mundësi, i është dashur që të vetorganizohet dhe me ndihmë nga jashtë të luftoj e të pavarësohet.
Aristotel Petro Midis Bizantit, Osmanëve dhe Origjinës Arbërore - Historia e Ballkanit fsheh të vërteta…
Në dekadat e fundit, është vënë re një rritje e shpejtë e rasteve të…
Si çdo vit, ndryshimi nga ora dimërore në atë verore do të ndodhë të…
ADN-ja SHQIPTARE DHE MISTERI I NJERËZVE TË PARË NË EUROPË (DOKUMENTAR) (Përkthimi në shqip i…
Nga: Prof. Gjon Frani Ivezaj Dukagjini përbën një nga trevat më të lashta dhe më të…
Kalcifikimi ndodh kur në trup grumbullohet kalcium në vende ku nuk duhet, si në inde…