<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>

“Fëmijët-frigoriferë”, si ruheshin vaksinat në 1800-ën (FOTO)

22 fëmijët qëndruan në Meksikë, ku Balmisi rekrutoi edhe 26 të tjerë për udhëtimin nga Acapulco në Filipine. Në dokumentet e shfaqura në ekspozitë, tregohet se fëmijët, të gjithë djem meksikanë të moshës nga katër deri në 14 vjeç, ishin dorëzuar nga prindërit e tyre në këmbim të pagesës. Kjo bëri që deri në fund të fushatës, afro 300 mijë njerëz në Canaries, Peru, Ekuador, Kolumbi, Venezuelë, Meksikë, Filipine dhe Kinë, të merrnin vaksinën falas

Ishte viti 1803, kur Francisco Javier de Balmis u nis nga Spanja për të vaksinuar njerëzit në kolonitë e Spanjës kundër lisë. Ai nuk kishte asnjë mënyrë për ta mbajtur vaksinën të freskët, kështu që përdori fëmijët si frigoriferë. Dhe për këtë udhëtim të Balmis-it është hapur një ekspozitë e dokumenteve lidhur me të në “Archivo General de Indias”, në Sevilje. Agjencia e lajmeve “The Guardian” tregon se kjo ekspozitë interesante do të mbahet e hapur deri më datë 15 të muajit shtator.

Prej dokumenteve të shfaqura, tanimë dihet për të parën herë rreth emrave dhe moshës së fëmijëve që bënë atë që, ndoshta, ishte misioni i parë humanitar me përmasa ndërkombëtare. Manuel Álvarez, i cili kuroi ekspozitën, e ka përshkruar atë si “një homazh për të gjithë punonjësit shëndetësorë që kanë luftuar kundër COVID-19”. Në Evropën e shekullit të XVIII-të, lija po vriste miliona njerëz, por në 1796-n mjeku anglez, Edward Jenner, zbuloi se një version gjedhi i sëmundjes shërbente në vend të vaksinës. Balmis, i cili ishte një mjek ushtarak, bindi mbretin e Spanjës, Carlos-i i IV-t, vajza e të cilit kishte vdekur nga lija, për të financuar ekspeditën mbretërore të vaksinave filantropike në kolonitë e Spanjës.Advertisements

“The Guardian” shkruan se objektivi, vizionar për kohën e tij, nuk ishte vetëm vaksinimi i popullatës. Ai përfshinte ngritjen e qendrave të vaksinimit për të kontrolluar çdo shpërthim të sëmundjes në të ardhmen. Me nisje nga A Coruña e Spanjës veri-perëndimore, ekspedita nisi me 22 jetimë në bord. Mes tyre ishte edhe djali nëntëvjeçar i Isabel Zendal. Ai shërbeu si infermier dhe kujdestar në udhëtim. Vaksina mbijetoi vetëm 12 ditë in vitro, kështu që teknika e Balmis-it ishte të infektonte dy fëmijë çdo 10 ditë me versionin e lisë së gjedhit dhe, më pas, të merrte serumin nga puçrrat e tyre për të infektuar edhe dy fëmijë. E kështu me radhë derisa të mbërrinin në destinacionin e tyre me “serumin e freskët”, me të cilin vaksinoheshin njerëzit. Edhe pse fëmijët u sëmurën, ata nuk vdiqën. Ndonëse duket barbare, në atë kohë kjo metodë u konsiderua mjaft normale. Madje, vetë Jenner, e testoi fillimisht vaksinën e tij te një djalë tetëvjeçar.

Sipas “The Guardian”, 22 fëmijët qëndruan në Meksikë, ku Balmisi rekrutoi edhe 26 të tjerë për udhëtimin nga Acapulco në Filipine. Në dokumentet e shfaqura në ekspozitë, tregohet se fëmijët, të gjithë djem meksikanë të moshës nga katër deri në 14 vjeç, ishin dorëzuar nga prindërit e tyre në këmbim të pagesës. Kjo bëri që deri në fund të fushatës, afro 300 mijë njerëz në Canaries, Peru, Ekuador, Kolumbi, Venezuelë, Meksikë, Filipine dhe Kinë, të merrnin vaksinën falas. “Strategjia e miratuar nga Balmis-i ishte një zgjidhje e lirë, e zgjuar dhe pioniere për të siguruar që vaksina të mbërrinte në Amerikë në gjendje të mirë”, ka thënë Alberto García-Basteiro, një epidemiolog dhe profesor në Universitetin e Barcelonës. Ai ka shtuar se “është e mundur që, në ditët e sotme, strategjia e përdorimit të fëmijëve për të transportuar vaksinën do të kritikohet mbi baza etike, por ndikimi dhe përfitimet e ekspeditës nuk mund të mohohen”

postbck postbck

Recent Posts

4 faktorë që shkaktojnë kancer të lëkurës

    Melanoma është kanceri më vdekjeprurës i lëkurës, që e merr origjinën nga melanocitet…

5 hours ago

Pse gjithnjë e më shumë persona që nuk kanë pirë kurrë duhan po preken nga kanceri i mushkërive?

    Kur shumë njerëz mendojnë për një pacient tipik me kancer të mushkërive, zakonisht…

5 hours ago

Një fjali e thënë në vitin 1957 që vazhdon të jehojë edhe sot, mesazhi i Albert Camus…

    Albert Camus, një prej shkrimtarëve dhe mendimtarëve më të rëndësishëm të shekullit XX,…

5 hours ago

Mavijosje që shfaqen pa arsye në trup? Ja cilat janë shkaqet dhe kur duhet të shqetësoheni

    Mavijosjet që shfaqen lehtë në trup mund të shkaktohen nga faktorë të ndryshëm,…

6 hours ago

Zgjoheni me gojë të thatë çdo mëngjes? Ja shkaqet që nuk duhet të neglizhoni

  Shumë njerëz zgjohen në mëngjes me gojë të thatë dhe menjëherë kërkojnë një gotë…

6 hours ago

Nga kjo ditë nis vaksinimi kundër gripit sezonal

    Të hënën pritet të nisë vaksinimi kundër gripit sezonal në Maqedoninë e Veriut,…

6 hours ago