Ritual Dodola, i njohur ndryshe si Peperuda, kryer nga romët në rajonin e Dobrudjës, Bullgari, vitet 1950 Peperuda është një traditë pagane që gjendet në Ballkan. Personazhi qendror i ceremonisë është zakonisht një vajzë jetime, më rrallë një djalë. E veshur me një skaj të bërë nga hardhi të thurura jeshile të freskëta dhe degë të vogla, vajza e lindur pas vdekjes së babait, vajza e fundit e nënës (nëse nëna më pas lind një fëmijë tjetër, në fshat priten fatkeqësi të mëdha), këndon e kërcen rrugëve të fshatit, duke u ndalur në çdo shtëpi, ku të zotët e spërkasin ujë mbi të. Rituali lidhet me një melodi të veçantë me të cilën kryhet një vallëzim i veçantë, jo vetëm nga vajza, por edhe nga fshatarët që e ndjekin atë nëpër rrugë, duke bërtitur inkurajimin e tyre. Doloda, sipas disa interpretimeve, është një perëndeshë sllave e shiut dhe gruaja e hyjnisë supreme Perun (zot i bubullimës në panteonin sllav). Sllavët besonin se kur Dodola mjel lopët e saj qiellore, retë, bie shi në tokë. Përshkrimi i parë me shkrim i zakonit u la nga hieromonku bullgar Spiridon Gabrovski në 1792. Burimi i Fotos: Arkivi Studii Romani/The balkans Përktheu dhe përshtati InforCulture.info
Uniformat e zeza të SS-së janë ndër veshjet më të njohura të Gjermanisë naziste. Por…
Mund të befasoheni kur të mësoni që ka kombinime të ushqimeve që duhet…
Cilat ushqime ju mbajnë të ngopur më gjatë dhe ndihmojnë në kontrollin e urisë?…
Me uljen e temperaturave, gështenjat kthehen në një nga ushqimet më të preferuara…
Kanceri i gjirit nuk shfaqet gjithmonë përmes një gunge të dallueshme, pasi në…
Habit mjeku: Të gjithë hani lakër turshi, por askush nuk e di se…