<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>

Deklarata e pasurisë së poetit të Flamurit

Ç’SHKRUANTE ASDRENI?

Nisi të shkruajë poezi dhe të botojë artikuj që në fillim të shekullit XX. Pjesë e poetëve që zbuloi, apo botoi Faik bej Konica, tek “Albania”. Asdreni  do të vijonte traditat e poezisë së Naim Frashërit, duke lartësuar dashurinë për atdheun, me nxitjen për bashkatdhetarët që të rreshtoheshin në luftën për çlirim nga zgjedha turke.

Në Rumani, pasi u hap konsullata shqiptare në mars 1922, u emërua sekretar i konsullatës dhe… në Shqipërinë e 100 vjetëve më parë, zyrtarët e të gjitha niveleve deklaronin gjithçka kishin. Kjo praktikë e njohur edhe 100 vjet më parë, na vjen e vërtetuar përmes “Fletës personale” të Aleksandër Stavre Drenovës – Asdrenit: poetit, publicistit, patriotit shqiptar, autorit të Himnit të Flamurit.

Dokumenti daton në vitin 1923. Ishte koha kur Asdreni ishte emëruar si sekretar i konsullatës shqiptare në Bukuresht. Me sa duket, në dokumentet e Arkivës së Shtetit, deklarimi i pasurisë ishte kriter asokohe.

Poeti e ka plotësuar me detaje fletën personale, kur rrëfen se ka një shtëpi pa çati në Drenovë, një arë dhe një vreshtë…

Fletë personale

Aleksandër St Drenova

Sekretar i konsullatës në Bukuresht

Lindur në Drenovë, katund në periferi të Korçës në vitin 1872.

Pas studimeve në gjimnaz vazhdova studimet për Shkenca Politike të shtetit në Bukuresht. S’kam diplomë.

S’kam patur nëpunësi shteti të huaj e as në Shqipëri. Për shumë kohë kam qënë sekretar i shoqërisë shqiptare të Bukureshtit.

Jam emëruar si sekretar i konsullatës në Bukuresht, fillova qysh me 15 të marsit, kur nisi të funksionojë kjo kontratë.

Jam i pamartuar

Në Drenovë kam një shtëpi pa çati, një arë dhe një vreshtë.

6 shkurt 1923 Bukuresh. Aleksandër ST Drenova

Në një tjetër dokument duket se Asdreni, por edhe të tjerë zyrtarë të konsullatës, nuk ishin paguar prej tre vjetësh. Po aty, pasqyrohen të dhëna të tjera, që kanë të bëjnë me datën e nisjes për në Bukuresht dhe datën e kthimit drejt Tiranës. Në po këtë formular, ka një zë që lidhet me vërejtjet që mund të merrte një zyrtar. Asdreni, nuk kishte asnjë vërejtje në jetëshkrimin e tij (CV), siç duket vërehet në këtë dokument.

postbck postbck

Recent Posts

Zhurma në vesh – kur është e padëmshme dhe kur duhet të shkoni urgjentisht te mjeku

    Fishkëllimë, gumëzhimë, fëshfërimë apo zhurmë si zile, të cilat nuk i dëgjon askush…

6 hours ago

Migrena, cilat janë faktorët që mund të nxisin sulmet e dhimbjes së kokës?

    Migrena është një çrregullim neurologjik që mund të shkaktojë dhimbje të forta koke,…

6 hours ago

Ju ënjten këmbët? Ja çfarë mund të jetë duke ju sinjalizuar trupi

    Ënjtja e këmbëve është një problem i shpeshtë që shumë njerëz e vërejnë…

7 hours ago

Kur duhet të fillojmë vitaminën D në vjeshtë? Çfarë këshillojnë ekspertët

    Ditët bëhen më të shkurtra, ekspozimi në diell zvogëlohet dhe bashkë me vjeshtën…

7 hours ago

Një thesar 2,000-vjeçar i fshehur brenda kockës së kofshës së një lope

Albert Vataj Në vitin 2003, në fushat e Norfolkut në Angli, kërkuesit e antikitetit me…

1 day ago

RETROSPEKTIVË: Mitrovicë, 1943 – Një ushtar gjerman duke trajnuar një shqiptar në hekurudhë

Një fotografi e realizuar në Mitrovicë, në vitin 1943, na kthen në një periudhë të…

1 day ago