Fotografi i “botës së egër” Arian Mavriqi, me anë të një postimi në profilin e tij në FaceBook, bënë thirrje që të shtohet kujdesi nga gjarpërinjët. Ai thotë se gjarpëri më helmues në Evropë (Vipera amodytes) i njohur tek ne me emrin Nepërka helmuese është e pranishme edhe tek ne. Andaj, pasi që ditët kanë filluar të nxehen, kujdesi nga gjarpërinjët, posaqërisht gjarpërit Nepërka duhet të jetë shumë më i madh sepse kamuflimi në natyrë dinë ta bëjnë në mënyrë perfekte.
Në fund të postimit ai ka bërë thirrje nga ndjekësit e tij që ta shperndajnë postimin për arsye informimi sa më të madh të njerëzve.
Dihet mirë se në shumicën e rasteve njerëzit sulmohen nga gjarpërinjët në rastet kur ata shkelen me këmbë nga ana e njerëzve. Andaj, të gjithë ata që i kanë pasion ecjet në natyrë dhe në vendet malore, nuk ka vend për shqetësim të madh. Vetëm duhet patur kujdes, dhe të shikohet vendi se ku po vendoset hapi në tokë, dhe rreziku do të jetë shumë më i vogël. /InforCulture.info
Veshkat tona bëjnë një punë të jashtëzakonshme duke filtruar gjakun dhe larguar toksinat, por shpesh…
Ekspertët e ushqimit rekomandojnë që molla të konsumohet me lëvore, pasi pikërisht aty…
Pragë, tetor 1927. Një diplomat shqiptar bie i vrarë nga plumbat e një studenti. Një…
Kafeja është një nga pijet më të konsumuara në botë dhe për shumë…
Një kërkim i shpejtë në rrjetet sociale mjafton për të parë se uthulla e…
Sa më herët të trajtohet kanceri i gjirit, aq më të mëdha janë…