Ishte 13 maji i vitit 1981, atë pranverë e tërë Kosova ishte ngritur në këmbë dhe po kërkonte lirinë e vet, të drejtat e veta që shkeleshin me këmbë nga pushtuesi serb. Rënia e qindra të rinjve në zemër të Kosovës për lirinë dhe të drejtat tona të patjetërsueshme , ngriti në këmbë mijëra atdhedashës, bijë të kombit tonë si; djem e vajza, nxënës, studentë, intelektual, punëtorë, të rinj e të moshuar- ata së bashku me zërin e tyre të fuqishëm tundën përgjithmonë themelet e ish Jugosllavisë pushtuese!
Tahir Meha
(10 tetor 1943 – 13 maj 1981)
Edhe njëherë Drenica dhe e gjithë Kosova, po i bënte ballë gjithë asaj makinerie ushtarake të pushtuesve serbosllavë. Trimi Tahir Meha ishte fortifikuar në kullën e vet, si dikur Oso Kuka, dhe po priste momentin e duhur për t’i treguar pushtuesit jugosllav se tokat shqiptare kanë të zot e vet! Qëndresa heroike e Tahir dhe Nebih Mehës, ditën e 13 majit i bëri të qartë pushtuesit serb se këtu është toka e bijve të shqipes!…
… Na ishte një herë një 13 maj (dita e themelimit të milicisë jugosllave). UDB-ja, dëshironte që këtë festë ta shënonte si fitimtare, duke e arrestuar dhe nënshtruar Tahirin e shumë kërkuar për ta dërguar atë më pas në Beograd, si trofe për triumfin mbi rebelimin e shqiptarëve të padëgjueshëm. Pushtuesi kishte planifikuar lavdinë e këtij aksioni që do të forconte imazhin e njësitit special të milicisë së UDB-së- dhe KOS-it, që do të festohej më pastaj në qarqet e atjeshme serbe, se më në fund e zumë edhe Tahir Mehën të gjallë!…
Jo, kjo nuk kishte si të ndodhte, ngase Tahir Meha nuk po flinte, nuk kishte fjetur as gjyshi i tij Emin Lati, nuk kishin fjetur as mijëra atdhedashës si Gjergj Kastrioti, Oso Kuka, Abdyl Frashëri, Mic Sokoli, Bajram Curri, Azem e Shotë Galica, Rrapo Hekali, Zenel Gjleka, Shpend Dragobia, Cerqiz e Bajo Topulli, Ismail Qemali e shumë të tjerë. Të gjithë ne së bashku, mbështjellë fort rreth palcës e kombit, bëmë që zëri i shqiptarit të ndihet deri atje ku puthitet qielli se: ne duam lirinë dhe bashkimin e atdheut tonë!
Në këtë kontekst, Tahir Meha kishte bërë syrin pishë dhe gjoksin digë për t’u matur me pushtuesin. Madhështia e asaj pranverë të lulëkuqeve të Kosovës. Pa dyshim se ishte dhe mbeti vepra heroike e Tahir dhe Nebih Mehës më familjen e tij.
Pushka liridashës e Tahir Mehës, pa dyshim se pagoi haraçin e vet, mirëpo nuk kishte si të bëhej ndryshe; nuk ka liri pa gjak!, kjo u vërtetua më vonë katërçipërisht. Kushtrimi i pushkës së lirisë të Tahir Mehës, më vonë i lidhi në kushtrim gjithëpërfshirës pushkët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës të cilat quan në vend amanetin e Tahirit dhe të qindra dëshmorëve tjerë.
Tahir Meha me babën plak, e detyroi pushtuesin serbo-sllav, që në fushëbetejën e Drenicës të nxjerrin një arsenal të tërë armatimi, ushtarë e milicë të tërë, gjithë ata numra ushtarësh e milicësh, gjithë ai armatim, prapë nuk po mjaftonte për të mposhtur dy trima shqiptarë të Prekazit, prandaj angazhuan edhe njësitet rezervë të mobilizuara enkas për këtë rast si helikopterë, tanke, topa me një fjalë ishte ngritur në këmbë një shtet i tërë në luftë kundër Tahirit dhe babait të tij. Absurditet i llojit të vet që ish pushtuesi serb ishte në gjendje ta bëj, në veçanti kur janë në pyetje shqiptarët, qoftë edhe kundër dy vetave, siç ishte rasti i rezistencës së pa pashoqe të Tahir e Nebih Mehës.
Tahir Meha, me heroizmin e tij, ish pushtuesit serbo-sllav i dha një ndër goditjet më të rënda, ai e vuri në lëvizje një shtet të tërë, siç ishte Jugosllavia e asaj kohe. Tahiri e mposhti makinerinë dhe strategjinë luftarake të atij shteti. E mposhti atë politikisht, moralisht pa dyshim edhe në vijën e zjarrit për më së 20 orë rresht, a nuk është kjo madhështore!
Qëndresa e Tahirit, bëri të ditur edhe njëherë se me pushtuesin nuk ka zgjidhje tjetër, dhe kjo zgjidhje e imponuar ishte vetëm lufta me pushkët e lirisë. Tahiri nuk e bëri luftën për emër e nam, për këngë e histori, ngase emrin, namin, këngën dhe historinë e kishte në themelet e kullës së tij. Gjyshi i tij Emin Lati – Meha, ishte bashkëluftëtar i Azem Bejtë Galicës ndërsa babai i tij Nebihu, ishte bashkëluftëtar i Shaban Polluzhës, vëllai i Tahirit, Beqir Meha ishte rreshtuar në radhët e UÇK-së. Beqiri, luftoi edhe në emër të të vëllait Tahirit, dhe në emër të babait Nebihut edhe në emër të Gjyshit Eminit, ai ishte bashkëluftëtarë i denjë i Komandantit Legjendarë Adem Jasharit. Edhe Beqir Meha, si gjyshi, babai dhe vëllai i tij, luftoi dhe ra për liri me pushkën në dorë, dhe nuk kishte si të ndodhet ndryshe: tre breza heronjsh, a ka diçka më madhështore, diçka më hyjnore, diçka më fisnike ; në altarin e lirisë së atdheut u flijuan tre breza me radhë; Gjyshi, babai dhe i biri, Lavdi e përjetshme!…
Ne foton e pare:
Emin Lati, Nebih Meha dhe Tahir Meha.
(tri gjenerata)
Shkruan: Ahmet QERIQI Shembujt e këngëve rapsodike shqiptare ku stigmatizohet dhe dënohet fuqishëm akti i…
Historiani shqiptar nga Peja, profesor Doktor Jahja Drançolli ka publikuar më 8 Gusht 2019,…
Një nga zbulimet më të rëndësishme të misionit shqiptaro-polak në Shkodër është gjetja e…
Letërsia shqiptare ka kaluar nëpër një rrugëtim të gjatë dhe të pasur, duke reflektuar ndryshimet…
Macet performojnë më mirë se sa fëmijët e vegjël në një masë të thjeshtë të…
Një muze online rifreskon të dhëna mbi atë çfarë ndodhte në Shqipërinë komuniste. Sipas faqes…