<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>
Categories: KULTURË

Viti 1184 (para erës sonë), Troja pushtohet me dinakëri!

Nga Jahja Drancolli

Në ditën e sotme, të vitit 1184 (para erës sonë) Troja do të pushtohet me dinakëri!
Një hero dardan (Dardanus), tregohet nga legjenda si themeluesi i Trojës, qytet në Troadë të Dradanisë. Sipas mitografëve, Dardani pasohet nga i biri Eritoni; pastaj nga biri i Eritonit, Tros ose Troe (sipas të cilit mori emrin qyteti i Trojës); biri i Troe-s ishte Ilo; Ankise do të lindë nga pasardhësi i Asarakut, një tjetër bir i Troe-s; Laomedonti lindi nga Ilo dhe Eurydika, të cilët zgjeruan dhe e bënë të fuqishëm mbretërinë. Priami, djali dhe pasardhësi i Laomedontit, i jep shkëlqim të ri kryeqytetit dhe mbretërisë së tij. Një nga shumë djem të Priamit dhe Hekubës ishte edhe Parisi, i cili do të shkaktojë shkatërrimin dhe fundin e Trojës.
Pas një lufte 9-vjeçare dhe rrethimit të një qyteti në dukje i pathyeshëm, akejtë (ose grekët sipas ndonjë burimi), në vitin 1184 (para e. s.) me dinakëri hynë në Trojë. Gjatë Luftës së Trojës, jetonte Elena, gruaja më e bukur në botë. Ajo ishte gruaja e mbretit spartan, Menelaus, vëlla i Agamemnonit, i ashtuquajturi mbret i mbretërve. Ai kishte qenë në luftë me Trojën për një kohë të gjatë dhe duke synuar për ta shkatërruar atë. Kur Parisi, princ trojan rrëmbeu Elenën, Menelaus iu drejtua vëllait të tij për ndihmë, i cili kishte mbledhur një ushtri të madhe dhe shkoi në një marshim drejtë Trojës. Konkretisht, rrëmbimi i Elenës nga Parisi për Agamemnonin ishte një mundësi e shkëlqyeshme për të sulmuar Trojën. Akejtë kryen ekspeditë kundër sundimit të Priamit, që çoi në rrethimin e qytetit të Trojës dhe rënies të qytetit me dinakëri nëpërmjet të kalit prej druri me ushtarë në të (siç tregohet nga Virgjili, në Eneida, librin II-të). Rënia e Trojës, datohen nga kronografitë e antikitetit në vitin 1184 (para e. s.). Fundi shekullit në fjalë, pra fundi i shekullit XII para erës tonë shënon edhe fundin e qytetërimit para-helenik ose Mikenas (shiko: qytetërimi i Kretës-Mikenës). Gjithmonë sipas legjendës poetike, shkatërrimi i qytetit dhe shfarosja e banorëve lejojnë që pak veta të shpëtojnë veten e tyre. Ndër të mbijetuarit janë Helenusi, bir i Priamit dhe Enea, bir i Ankises. Të dy largohen nga vendi, duke u strehuar i pari në Epir, ndërsa i dyti në trevën e Romës së sotme.
Ilustrimi: Tiepolo, Giovanni Domenico: Procesioni i Kalit Trojan në Trojë (The Procession of the Trojan Horse into Troy from Two Sketches Depicting the Trojan Horse, oil on canvas by Giovanni Domenico Tiepolo, c. 1760; in the National Gallery, London)!

postbck postbck

Recent Posts

Këto janë arsyet pse prindërit nuk duhet të shtojnë kripë në dietën e foshnjës së tyre

    Shumë prindër duan të përmirësojnë shijen e ushqimit për foshnjat e tyre, kështu…

7 hours ago

Çfarë i ndodh trupit nëse hani molla çdo ditë?

    Molla është një nga frutat më të njohura në botë për shkak të…

7 hours ago

A është e dëmshme aroma në makinë?

    Me pajisje serioze, ekspertët e ADAC në laboratorin e tyre përcaktuan se aroma…

1 day ago

Pse njerëzit i mbështjellin paratë me letër alumini?

    Shumë njerëz që i mbajnë kursimet e tyre në shtëpi po kërkojnë mënyra…

1 day ago

Rënia e flokëve në majë të kokës mund të jetë një shenjë e këtyre sëmundjeve serioze

    Rënia e flokëve në majë të kokës nuk duhet të jetë vetëm çështje…

1 day ago

Një elektricist tregon se si ta ulni faturën e energjisë elektrike

    Fatura e energjisë elektrike zakonisht nuk rritet nga një pajisje e vetme, por…

1 day ago