<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>
Categories: KULTURË

Me ardhjen në fuqi të Teutës, ajo nuk e ndryshoi politikën e jashtme të shtetit ilir dhe veprimtaria e mëtejshme e tij u zhvillua në frymën e aleancës së farkëtuar nga Agroni me Demetrin

Me ardhjen në fuqi të Teutës, ajo nuk e ndryshoi politikën e jashtme të shtetit ilir dhe veprimtaria e mëtejshme e tij u zhvillua në frymën e aleancës së farkëtuar nga Agroni me Demetrin. Në vitin 230, një vit pas fitores mbi Medionin, një force ushtarake dhe detare ilire, «jo më e vogël se ajo e Agronit», u vu përsëri në lëvizje drejt jugut. Këtë radhë ajo kishte si objektiv kryesor aleatin verior të etolëve dhe aheasve, Epirin. Njëkohësisht flota ilire kishte marrë urdhër të konsideronte armike gjithë anëdetjen dhe t’i shtrinte veprimet deri thellë në Elidë dhe Meseni, krahina që ishin nën ndikimin etol. Qëllimi duket i qartë: me aksionin e saj të shtrirë flota do të mbante nën presion armikun deri në skajet ma të largëta dhe do të përcaktonte qëndrimin e shtetit ilir ndaj aleatëve të etolëve e aheasve, kurse forçat kryesore do të godisnin nga deti dhe nga toka objektivin kryesor, Epirin. Dhe kështu ndodhi. Forcat detare ilire zbritën në afërsi të kryeqendrës së Lidhjes Epirote, Foinikës (Finiq) dhe u drejtuan kundër saj. Pasi bindën mercenarët galë t’u dorëzonin qytetin e zunë atë pa vështirësi. Epirotët të shqetësuar dërguan forçat e tyre në ndihmë të Foinikës. Por pa arritur mirë të vendosin lëmin buzë lumit, që rrjedh pranë qytetit (Bistrica e sotme) , morën vesh se një ushtri tjetër ilire pre j 5000 vetësh, nën komandën e Skerdilaidit, ishte drejtuar kundër tyre, duke kaluar nëpër ngushticën e Antigonesë (gryka e Tepelenës). Forçat epirote që u dërguan kundër tyre nuk e ndaluan dot marshimin ilir. Ndërkaq ilirët që kishin zënë Foinikën ndërmorën një sulm të fuqishëm kundër lëmit epirot që ndodhej në anën e përtejme të lumit (Bistricës). Epirotët u shpartalluan plotësisht, duke lënë në fushën e betejës shumë të vrarë e të plagosur; vetëm një pjesë mundi të shpëtojë e të arrijë, siç na thuhet, tek atintanët.
Pas këtij dështimi epirotët humbën çdo shpresë në fuqitë e veta dhe iu drejtuan për ndihmë aleatëve të tyre etolë e aheas. Ndihma nuk vonoi t’u jepej dhe forcat e të dy Lidhjeve arritën në vëndin e quajtur Helikranon . Të dy palët kundërshtare u radhitën përbalië njera-tjetrës, por nuk arritën të përleshen, sepse, siç thotë Polibi, ilirët morën urdhër nga Teuta të tërhiqen nga Epiri për t’u dalë përpara dardanëve që po sulmonin nga Lindja dhe për të qetësuar disa nga fiset që ishin bashkuar me ta nuk u shpejtuan të largohen nga Epiri pa i rregulluar mire punët e tyre. Ata përfunduan më pare një armëpushim me epirotët, në bazë të të cilit u kthenin atyre qytetin dhe robërit, që ishin qytetarë të lire, kundrejt një shpërblimi, kurse skllevërit dhe plaçkën i mbajtën për vete. Ushtria dhe flota morën rrugën e kthimit duke marre me vete, me sa duket, edhe premtimin për një aleancë të ardhme. Dhe me të vërtetë kjo nuk vonoi të përfundonte. Përfaqësuesit epirotë ja mbërritën me të shpejtë te mbretëresha ilire dhe përfunduan me të një aleancë, duke marrë përsiper të ndihmonin ilirët dhe të jenë armiq të etolëve dhe ahejve. Po këtë gjë bënë edhe akarnanët, të cilët kishin ardhur se bashku me epirotët. Rezultati u arrit: Epiri u shkëput nga etolët dhe aleanca me akarnanët krijoi tani një kufi të largët, por të drejtpërdrejtë, midis Lidhjeve Hellene dhe Shtetit Ilir


© Selim Islami/Albanian Archaeology

postbck postbck

Recent Posts

Nga sallatat te frutat e freskëta/ Si përhapet paraziti që shkakton diarre të rëndë!

    Një shpërthim i infeksionit cyclosporiasis, i shkaktuar nga paraziti mikroskopik Cyclospora, po përhapet…

3 hours ago

Sa kafe në ditë është e sigurt? Ja çfarë thonë studimet

    Kafja është një nga pijet më të konsumuara në botë dhe njihet për…

7 hours ago

A ndihmon vërtet pirja e ujit sapo zgjohesh? Ja çfarë thonë ekspertët

    Një zakon i përhapur në Japoni, i cili konsiston në pirjen e ujit…

7 hours ago

Pse ndiheni gjithmonë të lodhur? Ky është shkaku…

    Lodhja është një ndjesi e zakonshme pas një dite të ngarkuar apo aktiviteti…

7 hours ago

A mund të konsumojnë fruta personat me diabet? Ekspertët sqarojnë mitet dhe japin rekomandimet

    Shpesh qarkullon mendimi se personat me diabet duhet të shmangin plotësisht frutat për…

7 hours ago

Studimi që po ndryshon debatin: Cili ushqim është më i rrezikshmi?

    Një studim i ri i publikuar në revistën prestigjioze mjekësore “The Lancet” ka…

8 hours ago