<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>

Njerëzit me këtë grup gjaku, kanë më shumë gjasa të pësojnë humbjen e kujtesës me kalimin e moshës

Një studim me mbi 30.000 njerëz, ka zbuluar lidhjen midis një grupi gjaku, dhe simptomave të para-demencës. Sipas tij, njerëzit që kanë grupin e gjakut AB, mund të kenë më shumë gjasa të vuajnë nga humbja e kujtesës me kalimin e moshës.

Lloji relativisht i pazakontë i gjakut, që gjendet tek rreth 4 për qind të njerëzve, po lidhet tani me problemet e kujtesës dhe të menduarit me kalimin e moshës. Studimi, i publikuar në revistën “Neurology”, zbuloi se njerëzit me grupe gjaku AB, kishin 82 për qind më shumë gjasa të zhvillonin problemet konjitive që mund të çojnë tek sëmundja e demencës.

Dr.Meri Kushman, profesoreshë e hematologjisë në Universitetin e Vermontit, SHBA, e cila drejtoi studimin në fjalë u shpreh: “Studimi ynë shqyrtoi grupet e gjakut dhe rrezikun e dëmtimit të aftësive njohëse.”

Por disa studime kanë treguar se faktorë të tillë si presioni i lartë i gjakut, kolesteroli i lartë dhe diabeti, e rrisin rrezikun e dëmtimit konjitiv dhe demencës. Lloji i gjakut, lidhet gjithashtu me gjendje të tjera vaskulare si goditjet në tru, prandaj gjetjet e këtij studimi nxjerrin në pah lidhjet midis problemeve vaskulare dhe shëndetit të trurit”.

Studimi ndoqi ecurinë e mbi 30.000 njerëzve për rreth 3 vite e gjysmë. Nga këta njerëz, 495 patën probleme me kujtesën dhe të menduarit gjatë kohës së studimit. Ata u krahasuan me 587 njerëz, tek të cilët nuk u vu re asnjë problem njohës. Gjithsesi, ata që kanë grupin e gjakut AB, nuk duhet të shqetësohen pa arsye.

Pasi në krahasim me stilin e jetës dhe efektet mjedisore, ndikimi i grupit të gjakut është relativisht i vogël. Pra ushtrimi i rregullt fizik, të ushqyerit mirë dhe shmangia e pirjes sëduhanit, ka të ngjarë të ketë një efekt pozitiv shumë më të madh, sesa efekti negativ i grupit të gjakut. Po ashtu, studiuesit theksuan se ky është një zbulim paraprak, dhe nuk vërteton se ekziston një lidhje shkakësore.

postbck postbck

Recent Posts

Sa kafe mund të pimë në ditë pa rrezikuar shëndetin? Ja çfarë thonë studimet

    Kafeja është një nga pijet më të konsumuara në botë dhe për shumë…

23 hours ago

A ndihmon uthulla e mollës në dobësim? Ja çfarë thonë studimet

    Një kërkim i shpejtë në rrjetet sociale mjafton për të parë se uthulla e…

1 day ago

Simptomat dhe shenjat e kancerit të gjirit

    Sa më herët të trajtohet kanceri i gjirit, aq më të mëdha janë…

1 day ago

Shenjat se veshkat kanë nisur të dëmtohen

    Dy veshkat në trupin tuaj janë secila në madhësinë e grushtit dhe çdo…

1 day ago

Pastrimi i plotë i zorrëve me ujë të njelmët: Të gjitha helmet dalin nga trupi brenda një ore

    Shumica e njerëzve vuajnë nga kapsllëku dhe ushqimi i pasur me fibra shpesh…

1 day ago