<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>

210 vjet më parë, më 7 prill 1812, lindi matematikani e filozofi shqiptar Hoxhë Hasan Tahsini

210 vjet më parë, më 7 prill 1812, lindi matematikani e filozofi shqiptar Hoxhë Hasan Tahsini. Ai ishte rektori i parë i Universitetit të Stambollit dhe njëri nga themeluesit e Komitetit Qendror për Mbrojtjen e të Drejtave të Kombësisë Shqiptare. Tahsini mbahet si njëri nga mendimtarët më të mëdhenj të Perandorisë Osmane në shekullin XIX.
I njohur edhe si Hasan Tahsin Uzer, ai ishte një politikan me origjinë shqiptare. Lindi në fshatin e Ninatit, pranë Konispolit. Mësimet e para i mori në Prevezë, Shkodër e Berat e më pas i vijoi në Stamboll. Përveç gjuhës amtare, ai zotëronte edhe disa gjuhë të huaja, si: turqisht, arabisht, persisht dhe frëngjisht dhe ishte njohës i thellë dhe shtjellues i shkencave të natyrës dhe i atyre shoqërore. Kur ishte ende i ri u caktua si mësues pranë shkollës osmane në Paris, ku gjatë kësaj kohe ndoqi edhe studimet për matematikë dhe shkenca natyrore pranë Universitetit të Parisit. Me dërgimin e tij në Paris, Hasan Tahsinit iu hap një faqe të re në jetën e tij, duke qenë se ishte brumosur me dijet fetare dhe filozofike dhe tani përjetonte emocionin e kalimit në shkencat moderne. Krahas matematikës, ai mësoi edhe degët e tjera si fizikën, kiminë, mekanikën, gjeologjinë. Sidomos astronomia dhe kozmografia ishin fushat e tij të preferuara. Pas përfundimit të studimeve u emërua Imam në Ambasadën e Perandorisë Osmane në Paris, ku qëndroi rreth 16 vjet. Me kthimin në Stamboll themeloi Universitetin Modern të Stambollit, ku dha mësim si pedagog i psikologjisë dhe u zgjodh Rektori i parë i këtij universiteti. Përveç themelimit dhe emërimit në krye të Universitetit të Stambollit, themeloi edhe “Xhemijet-i Ilmijje-i Arnavudijjê” (Shoqëria e Dijetarëve Shqiptarë apo Kuvendi Shkencor Shqiptar). Së bashku me Sami Frashërin, ai hartoi edhe një alfabet të veçantë për gjuhën shqipe. Tahsini punoi për alfabetin shqip duke shpikur edhe një alfabet të vetin, si dhe punoi në Komitetin qendror për mbrojtjen e të drejtave të kombësisë shqiptare. Ishte ndër themeluesit e Lidhjes së Prizrenit (1878-1881). Vëllezërit Frashëri, Abdyli, Mehmeti, Tosumi, Kasemi, Naimi, Samiu, si edhe atdhetarë të tjerë, J. Vreto, K. Kristoforidhi, K. Hoxhi etj. ishin jo vetëm nxënësit, por edhe bashkëpunëtorët kryesorë të tij.
Ai ishte një nga gazetarët e parë që foli hapur për të drejtat e grave. Ishte njohës shumë i mirë i astronomisë, filozofisë, teologjisë, matematikës, fizikës, historisë, gjeografisë, bujqësisë dhe letërsisë.
Hasan Tahsini ka shkruar një numër veprash, kryesisht në gjuhën turke, në prozë dhe në poezi. Ka botuar më se 20 libra shkencorë, astronomikë, psikologjikë, pedagogjikë. Studimet e tij i botoi fillimisht në revistën shkencore themeluar prej tij, “Mexhmual-i-Ulum. Disa nga veprat e tij janë: “Historia e krijimit”, “Themeli i Gjithësisë”. “Psikologjia apo Dituria e shpirtit”, “Të fshehtat e ajrit dhe ujit”, “Rruzullimi i përbotshëm”, “Pasqyra qiellore” etj.
Ndërroi jetë më 4 korrik 1881, në Stamboll, në moshën 69-vjeçare. /Kalendari Enciklopedik Shqipëtar

postbck postbck

Recent Posts

10 paqartësi të mëdha që duhet t’i sqarojnë akademikët me rishkrimin e ‘Historisë së shqiptarëve’

Lajmi që Akademia e Shkencave do shkruajë “Historinë e Shqiptarëve” është nga më të mirët…

2 hours ago

Po sikur gjatë drejtimit të automjetit të shfaqet një mesazh për një shërbim urgjent të veturës?

Nëse papritur në ekranin informues të panelit të instrumenteve të veturës shfaqet mesazhi “Service Now”,…

2 hours ago

Pëllumbat po ju bëjnë rrëmujë në tarracë? Këto truke i largojnë përgjithmonë

Kur pëllumbat e zgjedhin tarracën tuaj si vend të sigurt, pastrimi i zakonshëm nuk mjafton.…

2 hours ago

Cila është gjëja më e mirë për të ngrënë pasi të zgjoheni, këto ushqime ju japin më shumë energji

Shumë njerëz e fillojnë ditën me kafe dhe ëmbëlsira nga furra e bukës, por ekspertët…

2 hours ago

Kryetari Mao e shkatërroi Kinën – pastaj e ribëri sipas imazhit të tij të dhunshëm

Themeluesi i Republikës Popullore sundoi në një stil të çuditshëm dhe brutal. Një biografi e…

2 hours ago

Anekdota popullore shqiptare – DJATHI I NJELMËT

-Anekdota popullore shqiptare- DJATHI I NJELMËT: Një fshatari një natë ia vodhën djathin. Të nesërmen…

2 hours ago