Dëmi ekonomik llogaritet 270 mld Dollarë vetëm në vitin 2021
Në vititn 2021 katastrofat natyrore kanë shkaktuar dëme ekonomike në nivel botëror prej 270 mld $, me një rritje prej 33% në krahasim me vitin 2020.
Ndërkohë që kostoja arrin në 280 mld Dollarë nëse këtu shtohen e ato të shkaktuara drejtpërdrejt nga njeriu. Por impakti i njeriut në katastrofat është reduktuar nga 14 mld në 10 mld Dollarë në vit. Statistikat bëhen të ditura nga një studim i Sëiss Re, ndër kompanitë kryesore të asikuracioneve në botë.
Gjatë vitit të kaluar planeti u godit nga shumë fatkeqësi natyrore, veçanërisht përmbytjet që kanë qenë shkatërruese në Europë, Kinë dhe SHBA. Është e parashikueshme që ndryshimet klimatike të prodhojnë evente meteorolgjike gjithnjë e më të shpeshta dhe ekstreme. Humbjet e shkaktuara nga uraganet në SHBA janë më të rëndat, ku regjistrohen vetëm nga uragani Ida 30 mld Dollarë dëme,ndërsa nga përmbytjet dëmet përllogariten në 82 miliardë dhe përgjegjëse për 1/3 e vdekjeve.
Në nivel global, përmbytjetet godasin 1/3 e popullsisë, duke u renditur kështu ne vend të parë ndër katastrofat natyrore. Në 2021 janë regjistruar 50 evente përmbytjesh të mëdha në Tokë.
Klan News
OHVSH TRUNGU ngrit shqetësimin për përhapjen në rritje të përdorimit të cigareve elektronike (“vape”) tek…
Videoja “Starving Wolf Hunts Caribou” nga BBC Earth paraqet një nga skenat më dramatike të…
Pamjet që dikur konsideroheshin si teknologji futuriste tashmë po shndërrohen në një mjet kontrovers për…
Mbjellja e një peme frutore në oborr mund të sjellë bollëk. Por, para se…
Në vend të produkteve të shtrenjta, një zgjidhje e thjeshtë ndryshon strukturën e tokës…
Lënia e duhanit ka qenë gjithmonë një sfidë e vështirë, por sot ekzistojnë metoda…