“Të gjitha qeniet njerëzore duhet të bashkohen, ta ndihmojnë njëri-tjetrin, të kënaqen për lumturinë e personit tjetër. Mos e urreni dhe as mos e përbuzni njëri-tjetrin. Në këtë botë ka vend për të gjithë. Natyra është e pasur dhe e mjaftueshme për të gjithë ne. Ne kemi harruar se jeta mund të jetë e lumtur dhe magjike. Lakmia na ka helmuar zemrat, e ka mbytur botën në urrejtje dhe e ka shtyrë atë drejt gjërave mëtë shëmtuara.
Sot ka miliona burra, gra, fëmijë të dëshpëruar, viktima të një sistemi që i detyron meshkujt të poshtërojnëdhe torturojnë njerëzit e pafajshëm. Atyre që na urrejnë, unë u them: “Mos u dëshpëroni”. Sepse lakmia që ndjeni, është thjesht një e keqe kalimtare, ashtu si pamjaftueshmëria e disa personave për të mos u kënaqur me arritjet e të tjerëve. Urrejtja e njerëzve zhduket bashkë me diktatorët. Pushteti që i kanë marrëpopullit, do të kthehet tek populli. Dhe pavarësisht mjetit të përdorur, liria nuk mund të shtypet”. – Fjalim nga filmi “Diktatori i Madh”, nga Charlie Chaplin
Ky është një nga ato fjalime të mençura që ende në ditët e sotme janë të vlefshme dhe gjejnë vend tëlexohen nga të gjithë. Jo më kot renditet ndër fjalimet më të bukura të të gjitha kohërave. Është kaq aktual momentalisht. Jemi përballë një lufte të nisur disa ditë më parë midis Rusisë dhe Ukrainës, kur zilia e njëpushtetari rus po shkakton humbje jete, dëme materiale dhe makth jo vetëm në shtetin e Ukrainës, por nëgjithë botën. Kujt ia merrte mendja se pas një periudhe pandemie të vështirë për çdo shtet dhe individ, nëshekullin e XXI të ishim duke shkruar e folur për një luftë, një luftë të vërtetë…?
Ajo që më pëlqen më tepër në fjalimin e mësipërm, është fjalia që kam përzgjedhur ta vendos në titullin e këtij artikulli. “Pushteti që i kanë marrë popullit, do të kthehet tek populli”. Asnjë qeveri nuk është e përjetshme. Zgjidhet dhe rrëzohet nga populli, i cili arrin ta kuptojë çdo vendim që merret në dëm, apo nëpërfitim të gjithë popullsisë së vendit. Dhe ajo që po mbillet me shumicë nga kjo luftë, është pikërisht urrejtja në popull, që padiskutim nuk sjell të mira për qeverinë e asnjë vendi.
Më vjen keq të shoh se si në ditët e sotme shpërdorohet besimi i dhënë, se si zilia personale nuk përfundon aty ku nis lëndimi i dikujt tjetër dhe se si askush, as qeveritë, nuk kënaqen nga arritjet e njështeti tjetër…
Një shofer i mirë duhet të jetë në gjendje të marrë parasysh të gjitha…
Göbekli Tepe në Turqi është një nga vendet më të mrekullueshme arkeologjike nga epoka…
E gjitha filloi me shkrirjen e akullnajave, të cilat shkaktuan një rrëshqitje të madhe…
Domatet e freskëta mund të shihen gjithnjë e më shpesh nëpër markete dhe markete…
Sasi të vogla të mykut ndodhen kudo, në ajër ose në sipërfaqe të ndryshme.…
Farat e kungullit janë të pasura me ushqyes të rëndësishëm për shëndetin. Falë vitaminave…