Louis Treserras, francezi autodidakt i piktorës hiperrealiste, ai që i dha një shprehi delikate hirit të femrës

Nga Albert Vataj

Ja se si arrin të depërtojë peneli, kolori, trajtimi shprehës shpirtëror në poret e pamëshirshmërisë reale të fotografisë. Ja se si poetika e përqasjes, përmes një melodie të qetë, arrin të krijojë një etyd kaq joshës. Pikturat e tij janë hiperrealiste, si të tilla ata rreken të tregohen korrekt me pamshmërinë e subjektit, por të përcjellë në një reflektim delikat ndijimesh, si të mbështjella me një cohë të tejdukshme.

Depërton në nënpetalet e brishta të hireve femërore, ashtu siç e përshkon kohën duke sjellë përfytyrimin e idilikës së një mjeshtri nga mesjeta e vonë, për të dëshmuar se bukuria dhe joshja, dëshirimi dhe miklimi i hireve të hyjta të femrës, ka qenë dhe do të mbetet, e tillë e kulluar, si një reflektim mbi syprinën e vërshimit të urtë të një lumi.Piktori, skulptori dhe fotografi francez, Louis Treserras, përmes këtyre realizimeve pretendon të jetë një piktor autodidakt. Për 30 vjet ai pikturon modele të reja dhe misterioze femrash dhe jo vetëm.

Qasja e tij rigoroze ndaj përbërjes artistike, pothuajse do të krahasoheshin me një shkencë, si matematika. Stili i tij mbetet poetik dhe me shumë intimitet, gjithashtu me një gamë shumë të dallueshme dhe të butë ngjyrash, e njëjta paletë në përjetësimin e shpirtshëm të luleve. Ai është një artist bashkëkohor me një teknikë tepër klasike, karakteristikë e artistit pa kompromis të autodidaktit. Pamjet, gjestet dhe qëndrimet janë të gjitha fjalë që ne dëgjojmë se janë ende të shurdhër. Louis Treserras është një piktor i kohës së tij, ai eksploron emocionet përmes jëtësimeve të tij krijuese.

Për gati 30 vjet ai pikturonte figura, duke përshkuar joshjet e të bukurës dhe zbërthyer kodet e komunikimit të misterit. Duke e përcaktuar veten si një autodidakt, ai ka vendosur qasjen e tij teknike dhe pothuajse të pagabueshme në artin e shprehjes së një intimiteti, dlurësie, ndrojtjeje, miklimi cytës dhe poetike thellësisht përjetuese. Për të si krijues aventura artistike filloi që në fëmijëri, për të arritur te kjo dëshmi artistike, e cila komunikon me admiruesit e pikturës me një çiltërsi dhe sinqeritet të admirueshëm. Arti i tij tregon se e bukura, shprehësja, ende vijnë të na dehin me mrekullinë e krijimit.

Albert Vataj

postbck postbck

Recent Posts

Kosovo, 1981: Jeta ndryshe dikur në Kosovë (Video)

Kosovo, 1981: Jeta ndryshe dikur në Kosovë (Video) https://www.youtube.com/watch?v=PeGFbxgiy3M&ab_channel=FMImagesAlbania

4 hours ago

Largoni njollat e forta nga rrobat me një zgjidhje natyrale të thjeshtë me dy përbërës

Të gjithë i urrejmë ato njollat e bezdisshme të sqetullave në veshje, veçanërisht kur ato…

5 hours ago

Përgjigja Malcolmit, për teoritë serbe për shqiptarët e Kosovës

Pjesë nga libri me shumë autorë, The Case for Kosova – Passage to Independence (titulli i mësipërm…

5 hours ago

PARMENDA FJALË E LASHTË E GJUHËS SHQIPE – ETIMOLOGJI

Aleksander Hasanas PARMENDË f. 1. Vegël bujqësore prej druri, që përbëhet nga përdheci me plor,…

6 hours ago

Traktati i Gaetës që nënshkroi Skënderbeu me mbretin e Napolit

26 marsi i vitit 1451 kujtohet për aleancën që heroi kombëtar, Gjergj Kastriot Skënderbeu, lidhi…

6 hours ago

Kuvendi dhe Besa Shqiptare në Senicë të Delvinës

Prof. Asoc. Dr. Zaho GOLEMI (Në kuadrin e 255 vjetorit të Kuvendit të Senicës (1770-2025),…

1 day ago