Jeremiah Thoronka, 21-vjeç, student nga Sierra Leone, ka menduar një metodë interesante sesi hapat gjatë ecjes t’i shndërroj në energji elektrike
Ai ka prodhuar një pajisje që vendoset nën rrugë, e që përdoret me nxehtësi kurse vibrimet krijohen nga këmbësorët dhe mjetet motorike, transmeton Telegrafi.
Për përdorimin e kësaj pajisje nuk nevojitet bateri apo ndonjë burim tjetër i energjisë. Për dallim nga pajisjet e tjera që prodhojnë energji të ripërtërishme, kjo është e mundur të përdoret edhe gjatë ditës dhe natës – në çfarëdo vendi.
Në Sierra Leone, 26 për qind e popullatës kanë energji elektrike, e Thoronka është rritur në rrethana shumë të vështira.
“Familjet duhet të mbështeten në dru dhe gjeneratorë të lirë. Është e mundur të mësohet në dritën e qirinjve, por shpesh edhe kjo shkakton problem të madh”, tha ky i ri.
Kompaninë Optim Energy e themeloi kur ishte vetëm 17-vjeç. Gjatë pilot projektit, dy pajisjet e tij kanë qenë të mjaftueshme që 150 shtëpi dhe 15 shkolla të kenë energji elektrike.
Thoronka vitin e kaluar fitoi çmimin prestigjioz Global Student Prize – duke fituar 100 mijë dollarë. Këto para synon t’i përdor për 100 mijë njerëz që të kenë energji elektrike deri më 2030. /Telegrafi/
Pllakat tektonike në lëvizje, si do të ndryshojë harta e Tokës? Pas miliona vitesh Afrika…
Rritet shpejt, lulëzon gjithë verën dhe tërheq fluturat – një zgjedhje e thjeshtë që e…
Si ndikon ndryshimi i orës te gjumi, shëndeti dhe rutina e përditshme e qytetarëve Këtë…
Pse quhet ngushtica e Hormuzit dhe çfarë po ndodh përreth saj, por a është ky…
Fotografia e realizuar në vitin 1924 në Ibarac, pranë Rozhajës, paraqet një grup burrash shqiptarë…
Bakteret e dobishme në këtë ushqim tradicional tregojnë potencial për eliminimin e nanoplastikës, sipas një…