<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>

Më 20 Mars 1880, në Vranisht të Vlorës lindi atdhetari i madh dhe luftëtari i pamposhtur shqiptar Sali Murati

Më 20 Mars 1880, në Vranisht të Vlorës lindi atdhetari i madh dhe luftëtari i pamposhtur shqiptar Sali Murati, i njohur më mirë si Sali Vranishti.
Si rebel ndaj pushtuesve shekullorë turq, përndiqet, arrestohet tradhetisht dhe izolohet prej tyre në këshjellën e Janinës. Arratiset prej këtej i plagosur dhe fillon jetën e komitit.
Me inspirim të Ismail Qemalit, në nëntor 1908 krijon çetë patriotike me luftëtarë nga Vranishti dhe Lumi i Vlorës. Me 1911 është pjesëmarrës në Mbledhjen e Drashovicës në përkrahje të kerkesave te Memorandumit të Gërçes. Aksioni më i bujshëm është ai i hapjes së burgut të Vlorës, më 24 gusht 1912, prej të cilit liroi gjithë të burgosurit.Në prag të shpalljes së pavarësisë, shkon në ndihmë të popullsisë të Delvinës dhe lufton ndaj bandave shoviniste greke.
Me krijimin e qeverisë të Ismail Qemalit, gradohet kapiten dhe emërohet komandant i Sigurimit Publik. Në krye të forcave atdhetare zmbraps rrebelimin esadist kundër Qeverisë së Vlorës në Cakran dhe Myzeqe. Mbas ketyre ngjarjeve atentohet dhe plagoset. Së bashku me Çerçis Topullin organizojnë dhe drejtojnë luftimet në mbrojtje të trojeve amtare nga andartët grekë dhe shovinistët e Jugut. Plagoset rëndë gjatë sulmit për marrjen e kalasë së Kaninës. Gazeta italiane “EPOKA” do ta cilesonte “Gjeneralissimi i rebelëve të Jugut” Me çlirimin e Vlorës, përfshihet në strukturat e sigurisë kombëtare.
Në shtator 1920 merr pjesë në luftimet kundër invadorëve serbë në Macukull dhe në Shkallë të Deshe në zonën e Matit. Aderon në shoqërinë “Bashkimi” dhe me fillimin e Revolucionit të Qershorit udhëheq forca kryengritëse. Në Tiranë i besohen detyra në mbrojtje të Qeverisë së F.Nolit. Me dekret të veçantë, më 1 nëntor 1924, Qeveria Demokratike, krahas Bajram Currit dhe Hysni Currit, nxjerr në pension edhe Sali Vranishtin me motivacionin e invaliditetit.
Ne Dhjetor 1924 merr pjesë në luftimet në Shkallë të Tujanit kunder forcave të kombinuara zogisto-vrangeliste. Me triumfin e forcave revanshiste, në janar 1925 kthehet i dëshpëruar në vendlindje. /Kalendari Enciklopedik Shqipëtar


Plagët e pa mbyllura në trup, i marrin jetën më 24 janar 1926, në moshën 46 vjeçare

postbck postbck

Recent Posts

Ushqimet që i luftojnë infeksionet në trup

    Përveç medikamenteve, në raste virozash apo infeksionesh të ndryshme rekomandohen ushqime dhe bimë…

5 hours ago

Limon dhe kripë, ja si të largoni dhimbjen e kokës në 1 minutë

  Ju duhet një gotë e mbushur tre çerek me ujë, lëngu i një limoni…

5 hours ago

Qepa mund të përdoret edhe për flokët: Ja si përgatitet maska

    Rënia e flokëve mund të lidhet me faktorë të ndryshëm, përfshirë stresin, ndryshimet…

5 hours ago

Pse u rrethua kulla e Abdullah Pashë Drenit nga forcat e Lidhjes së Prizrenit, kush ishte Mehmet Ali Pashë Maxharri?

‘Tradhëtia’ dhe ruatja e nderit..pse u rrethua kulla e Abdullah Pashë Drenit nga forcat e…

7 hours ago

Pse ndryshon shija e ujit që qëndron gjithë natën në gotë?

    A ju ka ndodhur të pini ujë nga një gotë që e keni…

9 hours ago

Uji me limon dhe spec të kuq: Çfarë duhet të dini për këtë pije?

    Uji me limon, mjaltë dhe spec të kuq është promovuar si një pije…

10 hours ago