<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>

“Ari i kuq”/ Erëza më e shtrenjtë në botë që rritet edhe në Shqipëri, nuk do ta besoni sa kushton një gram

Dy mijë lekë të reja për një gram. Quhet ari i kuq.

Është erëza më e shtrenjtë në botë dhe ndër tre ushqimet më të shtrenjta bashkë me tartufin e bardhë apo Caviarin. Për fat gjendet edhe në Shqipëri, shafrani.

Ngjyra e kuqe e pistilave, aroma unike dhe shija pikante e bëjnë shafranin si asnjë erëz tjetër.#

Një erëz që është përdorur që në lashtësi e që përdoret edhe në industrinë farmaceutike. Konsiderohet mbreti i medikamenteve dhe i erëzave.

Kultivimi i Shafranit në Kosovë ka nisur tashmë të jetë një biznes solid, e së fundmi ka nisur të jetë po aq i suksesshëm edhe në Shqipëri.#

Prodhimi më i ri i kësaj bime, po bëhet kryesisht nga një sipërmarrje shqiptaro-italiane.  Ai kultivohet në Dëshiran të Belshit në një sipërfaqe prej disa dynym.

Denisa Elezi, administratore e kompanisë “Victus Fed”, që prodhon shafranin e Dumresë në Shqipëri, thotë për AgroWeb se kjo kompani lindi në mars të vitit 2013, pas disa vitesh eksperimentimi në zonën e Dumresë dhe zona të tjera të Shqipërisë.#

Përzgjedhja e shafranit si kulturë, pas një analize të kujdesshme të territorit dhe tregut shqiptar erdhi edhe për shkak të pasionit tonë për gastronominë ku shafrani është mbreti i erëzave”.

Por, duke qenë se shafrani është një erëz jo shumë e njohur në Shqipëri, a ka kërkesë nga konsumatori shqiptar?

Duhet të themi që përgjigjja e konsumatorëve ishte surprizuese”, thotë Denisa, duke shtuar se ‘prirja ndaj të ushqyerit mirë e shëndetshëm dhe kurioziteti ndaj shijeve të reja, ka bërë që interesi ndaj shafranit të jetë gjithnjë e më i madh.

Fara e mbjellë në Dumre është përzgjedhur nga zona e Acquila-s në Italinë qendrore, e cila është edhe zona e njohur historikisht për prodhimin e shafranit.

Shafrani me emrin botanik Crocus sativus, merret nga bima e familjes Iridaceae, e cila ka një sezon të shkurtër lulëzimi, vetëm tre javë në vit.

Pjesa shëruese e shafranit janë stigmat që përmbajnë safranal dhe fitokimikate të shumta si krocina, pikrokrocina, likopena, karotenoidet dhe alkaloidet.

Shafrani është ilaç natyral për stresin dhe depresionin dhe ndihmon edhe në zbutjen e sëmundjeve si Alzheimerit.

Nga vitaminat, shafrani në sasi të konsiderueshme përmban vitaminë C, tiaminë, riboflavinë, niacinë, acid folik dhe vitaminë B6.

Për 0.5 kg të erëzës është e nevojshme të merren rreth 75.000 lule. Një lule ka 3 fije që duhen mbledhur me kujdes me dorë.

Një gramë ka rreth 200-300 fije stigma shafrani.

Vendosini fijet e shafranit në një gotë me pak ujë të ngrohtë dhe lëreni për 10 minuta. Më pas hidhini aty rreth gjysmë gote ujë të nxehtë të vluar. Shtoni mjaltë nëse dëshironi për ta ëmbëlsuar. Fijet e shafranit janë të kosumueshme, nëse dëshironi.

Konsumimi i shafranit preferohet për të gjithë njerëzit, por në sasi të vogla. Këshillohet të mos konsumohet më shumë se 0.2 gram në ditë.

postbck postbck

Recent Posts

Zbulohet hormoni që forcon lidhjen emocionale mes nënës dhe foshnjës

    Një studim i ri ka identifikuar një hormon të trurit që luan një…

11 hours ago

Çaji me ananas dhe kanellë me të cilin humbni peshë

  Ekzistojnë shumë çajra pastrues dhe antioksidues që fuqizojnë efektet e dietës kur dëshironi të…

12 hours ago

Si të mbroheni nga mushkonjat në periudhën e vapës?

    Një eksperte ka paralajmëruar se moti i tanishëm në Britani po favorizon një…

12 hours ago

Si ndikon konsumimi i bananeve te mëlçia?

    Bananet renditen mes frutave më të preferuara, pasi janë të lehta për t’u…

15 hours ago

Çfarë i ndodh organizmit kur qëndrojmë gjithë ditën në ambiente me kondicioner?

    Ajri i kondicionuar është kthyer në pjesë të zakonshme të përditshmërisë moderne, sidomos…

15 hours ago

Vapë dhe temperatura të larta, cilat fruta ju ndihmojnë të freskoheni

    Kur temperaturat rriten gjatë muajve të verës, organizmit i duhen më shumë lëngje.…

16 hours ago