Një ushtar i Legjionit të Huaj Francez solli një kërriç gomari në bazën e Brigadës së 13-të në Algjeri. Gjatë luftës në Algjeri, ushtarët e legjionit gjetën një kërriç gomari, të braktisur nga nëna e tij, ndoshta e frikësuar nga të shtënat me armë në fushën e betejës. Legjionari në foto vendos të shpëtojë gomarin dhe e mbart atë në shpinë në bazë. Atje ai u pagëzua Bambi dhe u bë hajmalia e brigadës. Fotoja u bë e njohur në të gjithë botën dhe Shoqata Britanike për Mbrojtjen e Kafshëve donte të dinte emrin e legjionarit për ta shpërblyer atë. Legjioni i Huaj nuk pranon të zbulojë identitetin e ushtarit dhe britanikët shpërblejnë të gjithë brigadën me një medalje. /Kalendari Enciklopedik Shqipëtar
Pllakat tektonike në lëvizje, si do të ndryshojë harta e Tokës? Pas miliona vitesh Afrika…
Rritet shpejt, lulëzon gjithë verën dhe tërheq fluturat – një zgjedhje e thjeshtë që e…
Si ndikon ndryshimi i orës te gjumi, shëndeti dhe rutina e përditshme e qytetarëve Këtë…
Pse quhet ngushtica e Hormuzit dhe çfarë po ndodh përreth saj, por a është ky…
Fotografia e realizuar në vitin 1924 në Ibarac, pranë Rozhajës, paraqet një grup burrash shqiptarë…
Bakteret e dobishme në këtë ushqim tradicional tregojnë potencial për eliminimin e nanoplastikës, sipas një…