<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>

Doli nga shtypi libri Eposi i Kreshnikëve në Ballkan

(Zymer Ujkan Neziri, Studime për folklorin, IV, Eposi i Kreshnikëve në Ballkan: Indeksi i Projektit E5, 2012-2016. Dëshmi dokumentare për UNESCO, Instituti Albanologjik, Prishtinë, 2021, 616 faqe)
Ky libër i Projektit E5 është pasqyrë e punës shumëvjeҫare në terren, 2012-2016, po edhe më vonë. Aty janë rezultatet e rreth 300 ekspeditave personale me kameramanin Baton Z. Neziri. Ato u kryen në 374 katunde të pesë shteteve të Ballkanit, ku jetojnë shqiptarët. Libri ka parathënie, hyrje e pasthënie, shqip e anglisht. Recensues janë profesorët D. Ellmer (David Elmer), Universiteti i Harvardit, SHBA, N. Skalldaferi (Nicola Scaldaferri), Universiteti i Milanos, Itali, si dhe A. Sadiku, Instituti Albanologjik, Prishtinë. Bashkëpunëtorë janë studiuesit: Sh. Sinani, Ze. Neziri, B. Baliu, B. Lajçi, A. Sadiku, V. Berisha. Në terren më ndihmuan edhe 90 bashkëpunëtorë.
Vëllimet e mbledhura: janë 15 vëllime me këngë e tregime të hulumtuara, të evidencuara, të shkruara, të kompjuterizuara e të incizuara në krahinat: Kraja, Tivar, M. e Madhe, Dukagjini; Plava e Gucia, Rozhaja, M. e Gjakovës, Hasi, Luma; Nikajt, Mërturi, Lezha, Kurbini, Puka, Mirdita; Rugova; Rr. i Dukagjinit, I; Rr. i Dukagjinit, II; Llapusha, I; Llapusha, II; Drenica, I; Drenica, II; Shala e Bajgorës; Rr. i Kosovës; Llapi; Gallapi; Kumanova – Kërçova.
Metodologjia e realizimit të Projektit E5: hulumtimi, shkrimi i teksteve dhe incizimi me kamerë, duke përfshirë tri format e ekzistencës: këndimi, recitimi dhe tregimi. Pyetësori ka të dhëna kryesore për rapsodin. Skeda e vogël ka të dhëna për vendin e datën e incizimit, të pranishmit, minutazhi, veglat, përmbajtja. Skeda e madhe përmban të dhëna për temën, motivin, personazhet, toponiminë, llojet e armëve, dyluftimin, fundin e ndodhisë, legjendaritetin, qeniet mitike, numrat mitikë, poetikën e kohës e të hapësirës, formulat, figuracionin, pamjet, portretet, kodeksin e nderit, rrëfimin, leksikun, pushimet muzikore etj.
Lahuta e lahutarët: Lahuta është vegla më e vjetër kordofone me një tel në Evropë. Ajo vazhdon ende jetën e vet në disa vise shqiptare në Ballkan, sidomos në zonat e thella të M. së Madhe, të Dukagjinit në Alpe, të Nikajve, të Mërturit, të M. së Gjakovës, të Rugovës, të Plavës e Gucisë, të Sanxhakut të Pazarit etj. Ajo ka pasur përhapje edhe jashtë Evropës. Zbukurohet me figura mitike ilire të gjarprit e të dhisë, me shqiponjë, me Gjergj Kastriotin, Adem Jasharin etj. Tash ka pak lahutarë e shumë përdorues të sharkisë. Para vitit 2012 ishin 329 lahutarë ndër ne, e pas atij viti ishin 148. Më 2021 kishim të gjallë 124 në Ballkan e në mërgatë.
Tri lloje të këndimit: këndimi i një këngëtari (solo), këndimi në dysh (duet), si dhe këndimi grupor dyzërësh (polifonik), 2-5, kryesisht në Maqedoninë e Veriut, pa veglave muzikore.
Rezultate: Janë evidencuar 865 njësi. Janë shkruar 502 këngë e motërzime, me 114 016 vargje, si dhe 123 tregime me 2 777 rreshta. Incizimet me kamerë: 5 438 minuta me 32 tregime dhe 225 këngë, që kanë 63 834 vargje. Por, punë ka mbetur për t’u kryer kryesisht në zonat nga Kelmendi e Hoti e deri në Kurbin. Fondi ynë kombëtar, nga 1897, tash ka rreth 600 mijë vargje, pra, rreth 90 vëllime, por shumica nuk janë botuar.
Çmime e vlerësime: Çmimi Europa Nostra për Projektin E5 të Eposit të Kreshnikëve në Ballkan, i nënshkruar nga Prof. Işık Aydemir, kryetar i Jurisë së Çmimeve të Trashëgimisë, Hagë, 1 mars 2016. Vlerësues: akademikët M. Korkuti, Sh. Sinani, V. Tole, profesorët D. Ellmer, N. Skalldaferi, A. Marashi, E. Mehmeti, L. Miraj, A. Bajrami, Ze. Neziri, H. Xhaferi, B. Lajҫi, I. Murtezani, B. Mustafa, B. Brisku, M. Palnikaj, I. Doda, Xh. Elliot, K. Losher, I. Neziri, V. Sejdiu etj. Projekti E5 është hartuar dhe është realizuar deri më 2021, për të mbledhur dëshmi për UNESCO, për dosjen e përgatitur për Paris, që eposi ynë të shpallet vlerë e trashëgimisë botërore të njerëzimit.

postbck postbck

Recent Posts

Afrika drejt ndarjes, një oqean i ri po formohet

Pllakat tektonike në lëvizje, si do të ndryshojë harta e Tokës? Pas miliona vitesh Afrika…

16 hours ago

Bima kacavjerrëse që po “pushton” kopshtet: Lulëzon pa ndalur dhe krijon pamje magjike

Rritet shpejt, lulëzon gjithë verën dhe tërheq fluturat – një zgjedhje e thjeshtë që e…

17 hours ago

5 gjërat që duhet t’i dini mbi ndryshimin e orës të dielën

Si ndikon ndryshimi i orës te gjumi, shëndeti dhe rutina e përditshme e qytetarëve Këtë…

17 hours ago

Falsifikimi i Fakteve: Emri origjinal është Ngushtica e Halid ibn Velid, jo Hormuzi

Pse quhet ngushtica e Hormuzit dhe çfarë po ndodh përreth saj, por a është ky…

18 hours ago

Burra shqiptarë të Ibaracit pranë Rozhajës, dëshmi historike nga viti 1924

Fotografia e realizuar në vitin 1924 në Ibarac, pranë Rozhajës, paraqet një grup burrash shqiptarë…

18 hours ago

Zbulim i ri: Ky ushqim mund të ndihmojë në largimin e mikroplastikës nga trupi

Bakteret e dobishme në këtë ushqim tradicional tregojnë potencial për eliminimin e nanoplastikës, sipas një…

18 hours ago