Sorrat po angazhohen për t’i mbledhur cigaret e hedhura nga rrugët dhe sheshet e një qyteti suedez si pjesë e një nisme për uljen e kostos për këtë punë.
Ato e kryejnë detyrën duke marrë pak ushqim për secilën cigare që e vendosin në një makinë të dizajnuar nga një kompanie e re në Södertälje, afër Stokholmit, shkruan The Guardian.
“Ata janë zogj të egër që po marrin pjesë vullnetarisht”, tha Christian Gunther-Hanssen, themelues i kompanisë “Corvid Cleaning”, e cila qëndron prapa kësaj metode kreative.
Fondacioni “Mbaje Suedinë të Pastër” thotë se më shumë se një miliard cigare të harxhuara lihen në rrugët e Suedisë çdo vit, duke përbërë 62 për qind të të gjitha mbeturinave. Qyteti ku po realizohet projekti shpenzon 20 milionë krona suedeze ose rreth 1.9 milion euro për pastrimin e rrugëve.
Gunther-Hanssen vlerëson se metoda e tij do të mund të kursente të paktën 75 për qind të kostos që ka të bëjë me mbledhjen e cigareve të harxhuara në qytet.
Autoritetet lokale janë duke zhvilluar fillimisht një pilot-projekt para se ta marrin vendimin potencial për zbatimin e kësaj metode në tërë qytetin.
Një shofer i mirë duhet të jetë në gjendje të marrë parasysh të gjitha…
Göbekli Tepe në Turqi është një nga vendet më të mrekullueshme arkeologjike nga epoka…
E gjitha filloi me shkrirjen e akullnajave, të cilat shkaktuan një rrëshqitje të madhe…
Domatet e freskëta mund të shihen gjithnjë e më shpesh nëpër markete dhe markete…
Sasi të vogla të mykut ndodhen kudo, në ajër ose në sipërfaqe të ndryshme.…
Farat e kungullit janë të pasura me ushqyes të rëndësishëm për shëndetin. Falë vitaminave…