Nevoja e njeriut për informata nga lufta

Daut Dauti

Gjatë luftës civile amerikane (1861-1865) është shënuar një ngjarje intersante që ka të bëjë me betejën ‘Bull Run’ që është zhvilluar në gusht të vitit 1861 në Centerville mes ushtrisë së veriut dhe asaj të jugut. Kjo betejë ka patur spektatorë të cilët e kanë shikuar luftën ‘live’. Beteja është zhviluar në një luginë kurse në kodër janë mbledhur qindra e ndoshta edhe mijëra spetatorë civilë. Në mesin e tyre kryesisht njerëz nga elita amerikane, përfshirë gazetarët dhe politikanët. Spektatorët i kanë shtruar batanijet dhe nga shportat i kanë nxjerrë ushqimet dhe shishet e shampanjës që i kanë marrë me vete. Për këtë arsye kjo betejë është quajtur edhe ‘Picnic Battle’. Para fillimit të betejës, gratë e të dy anëve i kanë shërbyer ushtarët e vet me ushqim dhe limonata.
Kjo është një ndodhi shumë e pazakonshme, por kështu ka ndodhur. Në shikim të parë këtu kemi të bëjmë me dimenzionin argëtues, por njerëzit më shumë kanë patur nevojë ta shihnin rrjedhën dhe përfundimin e betejës. Ky ka qenë ndoshta momenti i vetëm në të cilin qytetari ka marrë informata të dorës së parë dhe ‘live’ nga lufta. Dmth pa rolin ndërmjetësues të gazetës dhe narratorit.
Sot një gjë e tillë nuk është e mundshme. Në një mënyrë, kështu edhe ne e vëzhgojmë luftën në Ukrainë, por përmes ekranit. Megjithatë, informatat nga lufta janë të shumta sikur që është e madhe edhe nevoja e njeriut për to. Kjo shihet edhe në luftën që është duke u zhvilluar këto ditë në Ukrainë. Por, nuk janë të vërteta të gjitha informatat që na ofrohen gjatë luftës. Kjo është për shkak se shumica janë të dizajnuara.
Me zhvillimin e mediave është rritur edhe nevoja për kontrollimin e narracionit të luftës. Pra, ekzistojnë ekipe të njerëzve që angazhohen në mënyrën e servimit të informatës që arrinë të syri dhe veshi jonë. Për shkak të mediave sociale, lufta në Ukrainë është duke vërtetuar që dizajnimi i informatave nuk është i lehtë si më parë. Por, edhe këtu ka dizajnime.
Në anën e Rusisë informata është tërësisht e kontrolluar dhe ofrohet sipas dizajnit të Putinit. Kjo është arsyeja që shumica e rusëve ende besojnë në përrallat e Putinit. Megjithatë, në këto kushte informatat vetëm mund të vonohen, por nuk mund të bllokohen për gjithmonë. Edhe rusët një ditë do ta ndjejnë nevojën e informatës së vërtetë nga lufta. Dhe, kjo gjë e ndryshon situatën edhe në mesin e tyre.

postbck postbck

Recent Posts

Trashëgimia jonë në botë! – Pallati i familjes fisnike Beçikemi të Shkodrës, në qendrën historike të Poreçit (Parenzo), Istria, Kroaci!

Jahja Drancolli Pallati u ndërtua nga konti Stefan Beçikemi në vitin 1737, siç dëshmohet nga…

8 hours ago

Zbut etjen, por jo efektet: Pse duhet të shmangni ujin me akull, sidomos në verë?

Nëse pini ujë me akull çdo ditë, lexoni këtë para se të vazhdoni! Gjatë ditëve…

8 hours ago

Zgjatni afatin e ruajtjes së limonëve duke përdorur këtë truk interesant

Me disa truke të thjeshta, disa ushqime mund të qëndrojnë të freskëta shumë më gjatë…

8 hours ago

Mizat nuk do të guxojnë t’i afrohen shtëpisë suaj, nëse pranë dritareve vendosni këtë përbërës nga kuzhina

Mizat mund të jenë vërtet shqetësuese, qoftë kur sillen rreth teje ndërsa ha darkë, apo…

10 hours ago

Kalaja e Gërçarit – Një histori shqiptare e harruar

Nga Feri Arifi 1.Karakteristikat e ndërtimit Kalaja e Gërçarit është një kala tipike ilire, e…

10 hours ago

Disa kuriozitete interesante për popullin shqiptar, që mund t’i proklamojmë me krenari para të huajve

1. Gjuha Shqipe është unike në botë Shqiptarja është një nga gjuhët më të vjetra…

10 hours ago