<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>

Po shiten me mijëra në ditë, çfarë janë “pilulat e jodit” në rast sùlmi bërthamor

Konsumatorët në Europën Qendrore kanë njoftuar se farmacitë e tyre po boshatisen nga pilulat e jodit pasi presidenti rus Vladimir Putin pùshtoi Ukrainën dhe bëri kércënime për përdorimin e armëve bérthamore.

Pilulat e jodit thuhet se mbrojnë nga rrezatimi bërthamor dhe prandaj njerëzit kanë mësyrë në blerjen e tyre.

Të premten dhe të shtunën, kërkesa u rrit në 4,000 pako në ditë dhe dërgesat vlerësohet të kenë arritur në 30,000 të hënën. Tarifa që po i afrohen rekordit historik të regjistruar në mars 2018, kur gjatë zbatimit të planit të sigurisë bérthamore dorëzoheshin deri në 45 mijë pako tabletash në ditë.

“Në gjashtë ditët e fundit farmacitë bullgare kanë shitur aq jod sa kanë shitur për një vit,” tha Nikolaj Kostov, kryetar i Unionit të Farmacive. “Disa barnatore tashmë janë pa stok. Kemi porositur sasi të reja, por kam frikë se nuk do të zgjasin shumë.”

Po ashtu Shoqata e Farmacistëve Belgë raportoi se vetëm të enjten e kaluar, kur mbërritën lajmet e para për lùftimet pranë centralit bërthamor të Ukrainës, u dorëzuan 1500 kuti jodi me nga 10 tableta secilai.

Organizata Botërore e Shëndetësisë rekomandon që fëmijët, gratë shtatzëna dhe njerëzit nën 40 vjeç të marrin jod, i njohur gjithashtu si jodur kaliumi, për të mbrojtur tiroiden nga ekspozimi ndaj rrezatimit në rast të një aksidenti bërthamor. Duke marrë jodur kaliumi, ai bllokon gjëndrën tiroide nga thithja e jodit radioaktiv, i cili mund të shkaktojë káncer.

“Është çmenduri” tha Miroslav Stenkova, një përfaqësues i farmacive “Dr. Max” në Republikën Çeke, ku disa dyqane kishin mbetur pa jod.

Në Poloni, numri i farmacive që përmbajnë jod është më shumë se dyfishuar, sipas një faqe interneti polake që lidh njerëzit me farmacitë.

Google Trends tregon se kërkimet për termat “ekspozim nga rrezatimi” dhe “mbrojtje nga rrezatimi” u rritën më shumë se 600% në mbarë botën gjatë javës së fundit.

Pas katastrofës së termocentralit bërthamor të Fukushimës në vitin 2011, zyrtarët japonezë inkurajuan njerëzit që jetonin aty pranë të merrnin jod. Por grumbullimi i pilulave mund t’u bëjë pak mirë njerëzve në klimën aktuale.

Kërkesa për jod u rrit gjithashtu në Kroaci dhe mjekët atje paralajmëruan njerëzit se minerali paraqet rreziqe për shëndetin, raportoi Barron’s.

“Pilulat e jodit mund të shkaktojnë efekte anësore serioze,” thuhej në një deklaratë të lëshuar nga Dhoma Mjekësore Kroate. Pilulat mund të ndikojnë negativisht në funksionin e gjëndrës tiroide dhe të shkaktojnë reaksione alergjike, sipas tyre./ Burimi: Fox News | Përktheu dhe përshtati: GOTA NEWS ALBANIA

postbck postbck

Recent Posts

Gravura e vitit 1886 tregon mullirin e hershëm të Prishtinës

Një gravurë e vitit 1886, nga arkitekti dhe piktori çek Vladislav Titelbach, e publikuar në…

7 hours ago

Xhubleta Shqiptare – Thesar i Trashëgimisë Kulturore

Xhubleta është një nga veshjet më të vjetra tradicionale shqiptare dhe një simbol unik i…

8 hours ago

Boshnjakizimi i fiseve shqiptare në Sanxhak

Baki Shala Shpërndarja fisnore e shqiptarëve në Sanxhak tregon qartë prejardhjen e tyre nga Malësia…

8 hours ago

Droni sa një insekt, Kina sjell zbulimin që sfidon syrin njerëzor

Kina ka prezantuar një zhvillim të ri në fushën e teknologjisë së avancuar, duke sjellë…

8 hours ago

18 Mars 1908 — Beteja e Mashkullores

Pesë ditë kishin kaluar nga atentati i Bimbashit. Ushtria turke i ndiqte gjurmë pas gjurmë.…

9 hours ago

Nata e fundit e Ismail Qemalit: “I hodhën helm në kafe…”

  Në episodet e zbuluara nga jeta e panjohur e krijuesit të shtetit shqiptar në…

14 hours ago