Simboli fsheh një mesazh shumë më të thellë
Njohuritë që u morën në mënyrë shumë të ngjashme gjatë një fushate do t’jua ndryshojnë këndvështrimin.
Duke dashur të barazojë burrat dhe gratë në punët që më së shpeshti konsiderohen të “meshkujve”, Kompania “Axosoft” nga Arizona bëri një fushatë që zbuloi se në të vërtetë nuk ishte kurrë një fustan në shenjën e WC-së së femrave.
Nëse nuk është fustan, çfarë mendoni se përfaqëson një trekëndësh në shenjën e një femre?
Tania Katan nga kjo kompani thotë se gjatë hulumtimit kanë mësuar se trekëndëshi nuk duhet të përfaqësonte kurrë një fustan, por një mantel dhe se mesazhi që dërgojnë këto simbole të thjeshta është në fakt shumë më i fortë.
Thuhet se ikona me mantel thotë se femrat mund të jenë superheroina.
“Në shkencë, teknologji, art, matematikë, politikë, në rrugë dhe në shtëpitë tona, gratë shpesh janë të padukshme, të injoruara ose thjesht të harruara. Vajzat dhe gratë që janë të interesuara për shkencën, teknologjinë, mekanikën dhe matematikën janë një pakicë”, vëren Axosoft.
Fushata “It was never a dress” (Nuk ishte kurrë një fustan) – synon të inkurajojë bisedat për pranimin e grave në të gjitha llojet e punëve, pavarësisht nëse ato konsiderohen tradicionalisht “të meshkujve” apo jo.
Modelet e antitrupave në gjakun e njerëzve mund të parashikojnë shfaqjen e sëmundjes inflamatore…
Ne kemi kaq shumë gjëra të ndryshme për të menduar çdo ditë, ndërsa…
Nëse ka një grup njerëzish që janë të njohur në mbarë botën për…
Melanoma është kanceri më vdekjeprurës i lëkurës, që e merr origjinën nga melanocitet…
Kur shumë njerëz mendojnë për një pacient tipik me kancer të mushkërive, zakonisht…
Albert Camus, një prej shkrimtarëve dhe mendimtarëve më të rëndësishëm të shekullit XX,…