Shqetësimet e shpinës – gabimet që bëni, dhe si t’i shmangni ato

Problemet e shpinës janë ndër më zakonshmet që prekin secilin prej nesh. Ato bëhen deri edhe të padurueshme ndërsa shkaktojnë vështirësi të mëdha në lëvizje dhe aktivitetin e përditshëm.

Por ajo që ne nuk dimë është se pa dashje jemi vet ne shkaktarët kryesorë të dhimbjeve të shpinës.

Sipas ekspertëve të AgroWeb, shpina në dukje e fortë, është shumë e brishtë sepse mund të bëhet e paqëndrueshme dhe të dëmtohet nga një sërë faktorësh dhe aktivitetesh të ndryshme në dukje të padëmshme.

Shpina ka përgjegjësi të madhe në organizëm. Ajo është përgjegjësi për mbajtjen e peshës trupore dhe qëndrimin e drejtë.

Për më tepër ajo luan një rol të rëndësishëm në sistemin qendror nervor.

Kur shpina vuan, i gjithë organizmi përjeton dhimbje, mpirje dhe kontraktime.

Më poshtë po listojmë disa nga gabimet që bëjmë çdo ditë duke shkaktuar dhimbjen e shpinës.

Gabimet Që Bëni Çdo Ditë që Dëmtojnë Shpinën Tuaj

Mbajtja e çantave të rënda

Është një zakon i përditshëm sidomos i grave, përfshirë edhe ato shqiptare. Çantat e shpinës, të dorës, ose të pazarit që mbahen mbi njërin sup nuk garantojnë një shpërndarje të drejtë të peshës në trup.

Shpina anon në njërën anë dhe nëse e përsërisni këtë gjë, do të vuani nga dhimbjet e qafës dhe dëmtimet e shtyllës kurrizore.

Përpiquni të mos mbani pesha të rënda.

Përpiquni të mbani çantat në pjesën qendrore të trupit dhe të garantoni një shpërndarje të drejtë të peshës.

Nëse keni më shumë se një çantë, përdorni të dy duart.

Nëse përdorni valixhe, përdorni nga ato me rrota ose mbajeni në qendër të gravitetit të trupit.

Lëvizjet e gabuara

Telefonët smart ‘të marrin në qafë’.

Nëse lëvizni qafën drejt ekranit apo poshtë e lart ndërsa lexoni një mesazh apo luani një lojë, pasojat i vuan shpina.

Lëvizjet e tepërta të qafës ushtrojnë shumë presion në shtyllën kurrizore.

Një studim arriti në konkluzionin se sa herë që anoni qafën në drejtim të ekranit të telefonit ose përmbajtjes së tij, qafa mundohet njësoj sikur të jetë duke mbajtur 27 kg në peshë.

Nëse kaloni orë të tëra duke anuar qafën lart e poshtë, majtas e djathtas do të përballeni me një degjenerim të disqeve të shtyllës kurrizore dhe dëmtin të indeve në shpinë.

Qafa ka nevojë për pushim dhe shtendosje.

Mbajeni telefonin në një drejtim me sytë dhe mos e lëvizni qafën sa herë që lëvizni telefonin.

E fjetura përmbys

Dhimbjet e shpinës mund të jenë rezultat i drejtpërdrejtë i të fjeturës përmbys. Edhe ky një zakon që i prek të gjithë.

Një gjë e tillë ushtron shumë presion në harkun e shpinës dhe në qafë.

Ky stil i të fjeturit mund të shkaktojë dhimbje të shpinës, gjymtyrëve dhe qafës.

Fjetja me shpinë rekomandohet nga shkencëtarët, por ju mund të bëni një kompromis duke alternuar mes pozicioneve të preferuara të të fjeturit.

Nëse pozicioni i fetusit është i preferuari juaj, përpiquni të mbani mjekrën me drejtim lart që qafa të jetë e drejtë.

Mbani një jastëk mes këmbëve që të zbusni presionin në fundshpinë dhe ije dhe të drejtoni kurrizin.

Televizori

Televizori nuk ka asnjë faj për dhimbjet e shpinës.

Mënyra juaj e të qëndruarit kur jeni duke parë televizor ka ndikim parësor.

Nëse qëndroni shtrirë në divan me kokën e ngritur për më shumë se 30 minuta, shtylla kurrizore është në pozicion të zhdrejtë.

Nëse e përsërisni këtë çdo ditë, dëmi do të jetë i pariparueshëm.

Nëse qëndroni ulur dhe mbani kokën me drejtim nga televizori, sërish po dëmtoni shpinën.

Ndryshoni pozicionet, shtendosuni ose lëvizni për të shmangur problemet me pozicionin e të qëndruarit.

Ngritja e peshave

Në ngritjen e peshave duhen përdorur këmbët dhe jo mesi apo shpina.

Kur jeni duke ngritur një objekt me synimin për ta mbajtur mbi supe, mos bëni lëvizje të shpejta të trupit sepse mund të shkaktoni dëme të disqeve kurrizore.

Më mirë thërrisni dikë t’ju ndihmojë se sa të rrezikoni të vetëm.

Punët e Shtëpisë

Fshirja, larja, e punë të tjera të shtëpisë janë një formë e mirë e aktivitetit fizik, por çdo proces kërkon një pozicion të mirë trupi.

Kur lani pjata, përpiquni të ngrini njërën këmbë ose të ngrini gjurin në një karrige që të mbani shpinën drejt.

Kur fshini ose lani dyshemenë, mos u përkulni por më mirë zini një pozicion hedhjeje duke mbajtur njërë këmbë përpara dhe gjurin pjesërisht të përthyer.

Në këtë mënyrë, shtylla kurrizore do të jetë e drejtë dhe nuk do të lëndohet.

Biçikleta

Çiklizmi është një aktivitet shumë i mirë fizik, por biçikleta mund të përkeqësojë shtyllën kurrizore dhe të shkaktojë dhimbje të qafës ose mesit.

Përpiquni të mos tejzgjateni ndërkohë që jeni mbi biçikletë dhe zgjidhni ato që kanë një timon më të afërt me sediljen që të mos qëndroni të përkulur për shumë kohë.

Mos harroni se biçikleta duhet të përshtatet me ju dhe jo anasjelltas.

Kujdesuni për pozicionin e qendrimit dhe mbrojeni shtyllën kurrizore.

postbck postbck

Recent Posts

Lëvizja e këmbës: Pse ndodh dhe si ta trajtoni atë?

  Jeni ose një lëvizës i këmbëve ose dikush që irritohet shumë nga kërcimi i…

9 hours ago

A e dini pse djathi zviceran ka vrima?

  Termi djathë zviceran nuk i referohet nga vjen djathi, por lloji i djathit, ose…

10 hours ago

Kush ishte Xhafer Deva dhe pse Ambasada gjermane kundërshton restaurimin e shtëpisë së tij

  Deva ishte politikan me prejardhje nga qyteti i Mitrovisë. Ai gjithashtu ishte ministër i…

10 hours ago

Kështu pritej Tito në Kosovë në vitin 1950

  “Oral History Kosovo” në profilin e tyre zyrtar në “Instagram”, kanë publikuar fotografi nga…

11 hours ago

Kura me mese arrash për zemrën, mushkëritë dhe imunitetin

  Për shumë njerëz ky është një lëng që funksionon kundër kollës dhe problemeve me…

12 hours ago

Shurupi i mollës – Zbuloni sëmundjet që parandalon

  Shurupi i mollës është një nga lëngjet më të shëndetshme që mund të konsumoni…

12 hours ago