<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>

A është mirë të hani shpesh patate?

Patatet kultivohen në mbi 100 vende në të gjithë botën dhe më së shumti në Kinë, SHBA, Indi, Rusi dhe Ukrainë.

Pavarësisht se janë kaq popullore, patatet nuk besohet të jenë shumë të shëndetshme. Madje konsiderohen edhe të rrezikshme për trupin tuaj. Por ndoshta ky është vetëm një stereotip i krijuar nga patatet e skuqura dhe ushqimi i shpejtë.

Vlerat e patates

Lëkura e patates është e pasur me kalium që e mban zemrën të shëndetshme. Përveç kësaj patatet përmbajnë fosfor, magnez, kalcium, natrium, hekur dhe zink. Patatet gjithashtu përmbajnë shumë vitaminë C (rreth 45% të normës ditore në një copë). Por pjesa më e madhe e saj shkatërrohet kur nxehet, prandaj rekomandohet që t’i hani të ziera, e jo të skuqura. Gjithashtu, patatet përmbajnë fibra që janë fantastike për shëndetin e zorrëve.

Patatet nuk përmbajnë kolesterinë. Por në varësi të asaj sesi i gatuani ato (për shembull me vaj), ju mund të “shtoni” kolesterinën e keqe në patatet e skuqura. Patatet mund të përmirësojnë shëndetin e lëkurës, ndihmojnë me depresionin dhe stresin.

Patatet e ziera mund t’ju bëjnë të ndiheni më të ngopur. Si rezultat, ju hani më pak, por qëndroni të plotë për një kohë më të gjatë dhe mund të humbni peshë më shpejt. Por ndonjëherë, ngrënia e patateve mund të çojë në fitimin e peshës. Sidomos nëse ato janë të skuqura ose shërbehen me shtesa yndyrore si djathi. Por për të pasur probleme serioze shëndetësore, duhet t’i hani këto ushqime shpesh dhe në sasi të mëdha.

Njerëzit me diabet duhet të jenë shumë të kujdesshëm ndaj patateve. Shumë lloje patatesh kanë një indeks glikemik shumë të lartë.

Por çfarë ndodh nëse hani vetëm patate çdo ditë?

Në vitin2016, Andrew Taylor nga Melbourne vendosi të gjejë vetë përgjigjen e kësaj pyetjeje. Australiani filloi të shkonte në dyqan dhe të blinte 6 kg patate. Sipas tij, ai mori 99% të të gjitha kalorive nga patatet. Dhe 1% tjetër ishte nga erëzat, salcat, hudhrat apo qumështi i sojës etj.

Andrew donte gjithashtu të luftonte peshën dhe të humbiste varësinë ndaj ushqimit. Ai u përpoq të trajtonte ushqimin vetëm si lëndë djegëse për trupin, në vend që ta trajtonte atë si shpërblim ose ngushëllim. Më parë, ai mësoi shumë për këtë perime dhe u konsultua me dietologun e tij. Ata vendosën që do të ndalonin eksperimentin nëse Andrew do të ndihej keq.

Ai vendosi të sfidonte veten dhe ishte në dietë për një vit. Deri në fund të saj, ai kishte humbur 50 kilogramë. Ai doli disa herë në shfaqje televizive dhe shkroi 2 libra: Një libër recetash dhe një libër për mënyrën se si e kapërceu varësinë e tij ndaj ushqimit.

Pavarësisht nga suksesi i tij personal, shkencëtarët nuk ishin shumë optimistë për dietën e tij. Nëse jeni në një dietë me patate, ushqimi juaj bëhet shumë i kufizuar. Trupi nuk merr vitamina A, E dhe K, kalcium dhe selen.

Gjithashtu, patatet kanë shumë pak proteina dhe acide yndyrore. Proteina është e domosdoshme për sistemin imunitar dhe të dyja ndihmojnë në rregullimin e peshës së trupit dhe rritjen e peshës së muskujve/Neps.al.

postbck postbck

Recent Posts

​Shenjat paralajmëruese mund të parashikojnë sëmundjen inflamatore të zorrëve 10 vjet më herët

  Modelet e antitrupave në gjakun e njerëzve mund të parashikojnë shfaqjen e sëmundjes inflamatore…

8 hours ago

Po harroni shpejt se ku i lini gjërat? Hani këto ushqime dhe do habiteni nga rezultati

    Ne kemi kaq shumë gjëra të ndryshme për të menduar çdo ditë, ndërsa…

10 hours ago

Ilaçi natyral që bën “mrekulli” për tensionin

    Nëse ka një grup njerëzish që janë të njohur në mbarë botën për…

13 hours ago

4 faktorë që shkaktojnë kancer të lëkurës

    Melanoma është kanceri më vdekjeprurës i lëkurës, që e merr origjinën nga melanocitet…

1 day ago

Pse gjithnjë e më shumë persona që nuk kanë pirë kurrë duhan po preken nga kanceri i mushkërive?

    Kur shumë njerëz mendojnë për një pacient tipik me kancer të mushkërive, zakonisht…

1 day ago

Një fjali e thënë në vitin 1957 që vazhdon të jehojë edhe sot, mesazhi i Albert Camus…

    Albert Camus, një prej shkrimtarëve dhe mendimtarëve më të rëndësishëm të shekullit XX,…

1 day ago