<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>

Çfarë është radikulopatia cervikale dhe si kurohet?

Radikulopatia cervikale është dëmtimi ose mosfunskionimi normal i nervit, shkaktuar nga ngjeshja e një prej rrugëve nervore afër vertebrës cervikale. Dëmtimi i nervave në zonën cervikale mund të shkaktojë dhimbje dhe humbje të ndjeshmërisë përgjatë rrugës që përshkon nervi nga baza në vertebër deri fund të inervimit p.sh në krahë apo duar në varësi të segmentit ku është prekur nervi.

Çfarë e shkakton radikulopatinë cervikale?

Dëmtimi mund të ndodh si rezultat i presionit të ushtruar nga një disk i dëmtuar/thyer, nga ndryshime degjenerative në kocka, artriti ose dëmtime të tjera që ushtrojnë presion mbi rrënjët/rrugët e nervit. Për njerëzit në moshë ndryshimet e pritshme degjenerative në disk mund të shkaktojnë tension në nerva. Tek më të rinjtë radikulopatia cervikale ka tendencën të ndodhë për shkak të një disku të dëmtuar ndoshta si rezultat i një traume. Disku më pas ngjesh ose inflamon rrugën nervore duke shkaktuar kështu dhimbje.

Simptomat e radikulopatisë cervikale.

Simptoma kryesore e saj është dhimbja që shpërndahet në duar, qafë, kraharor e shpatulla. Një person me radikulopati mund të përjetojë dobësi të muskujve, mpirje ose ndjesi shpuese (si shpim me gjilpërë) në gishta ose duar. Simptoma të tjera mund të përfshijnë mungesën e koordinimit veçanërisht me duart.

Cilat janë trajtimet për radikulopatinë cervikale?

Radikulopatia cervikale mund të trajtohet duke përdorur kombinime: terapie medikamentoze, p.sh barnat kundër dhimbjes si kortikosteroidet (anti-inflamatorë të fuqishëm) ose anti-iflamatorët jo steroidë si ibuprofeni ose naproxeni, me trajtimet fizike. Steroidet mund të jepen në rrugë orale ose si injeksione epidurale (injeksion që kryhet në hapësirën rrethuese të durës, që është membrana rrethuese e shtyllës kurrizore).

Terapitë fizike mund të përfshijnë tërheqjen e lehtë të qafës dhe mobilizim, ushtrime dhe të tjera mënyra për të zvogëluar dhimbjen.Nëse ngjeshja që ushtrohet në nerv është shumë e madhe deri në atë masë sa ndikon në efikasitetin e veprimeve motorike atëherë ndërhyrja kirurgjikale mund të jetë e nevojshme për të lehtësuar presionin e ushtruar dhe duke përmirësuar kështu dhimbjen.Spitali Amerikan, përqafoje jetën!

postbck postbck

Recent Posts

Një thesar 2,000-vjeçar i fshehur brenda kockës së kofshës së një lope

Albert Vataj Në vitin 2003, në fushat e Norfolkut në Angli, kërkuesit e antikitetit me…

2 hours ago

RETROSPEKTIVË: Mitrovicë, 1943 – Një ushtar gjerman duke trajnuar një shqiptar në hekurudhë

Një fotografi e realizuar në Mitrovicë, në vitin 1943, na kthen në një periudhë të…

2 hours ago

Macja që e mahniti Nikola Teslën: shkëndijat misterioze që zgjuan kureshtjen e gjeniut të elektricitetit

Përpara se Nikola Tesla të bëhej një nga emrat më të rëndësishëm në historinë e…

3 hours ago

Ja si t’i pastroni atletet e bardha

    Erdhi koha e tyre, e atleteve të bardha ! Vajzat që janë fanse…

5 hours ago

A ndihmojnë mandarinat për të kuruar aneminë

  Mandarinat janë ndër agrumet më të shijshme, falë aromës dhe përmbajtje së lartë të…

5 hours ago

Fiq të thatë me vaj ulliri, njihuni me kurën 40-ditore

    Në shumë vende bregdetare të zonës së Mesdheut, njerëzit betohen për të mirat…

6 hours ago