Jo, nuk po të përflasin, thjesht ke ngrënë shumë sasi/shpejt, ke ngrënë ushqim pikant, ke pirë alkool, ose je ekspozuar direkt në ndryshim temperaturash. Lemza, që mos të bëhet e bezdisshme, mund të kalohet me një ose dy nga këto metodat e mëposhtme .
– Merr frymë thellë ngadalë, mbaje për 10-20 sekonda dhe lëshoje po ngadalë.
– Merr frymë me ndihmën e një qeseje/ose çante të vogël kartoni (të përdorshme për bukën).
– “Përqafo” gjunjët, ulu në një vend të rehatshëm (nëse është e mundur), afro gjunjët tek gjoksi në pozicion fetusi dhe qëndro ashtu për të paktën 3 minuta.
– Ushtro pak presion me duar në diafragmë.
– Mbyll hundën dhe pi 2-3 gllënjka ujë pa e lëshuar frymën.
– Me gishtin e madh të njërës dorë shtyp disa herë pjesën e brendshme të pëllëmbës së dorës tjetër.
– Ha pak sheqer ose mjaltë.
Nëse lemza ju vazhdon për më tepër se një orë, duhet të këshilloheni me një mjek pasi mund të tregojë edhe probleme të ndryshme shëndetësore, si ato me stomakun.
Modelet e antitrupave në gjakun e njerëzve mund të parashikojnë shfaqjen e sëmundjes inflamatore…
Ne kemi kaq shumë gjëra të ndryshme për të menduar çdo ditë, ndërsa…
Nëse ka një grup njerëzish që janë të njohur në mbarë botën për…
Melanoma është kanceri më vdekjeprurës i lëkurës, që e merr origjinën nga melanocitet…
Kur shumë njerëz mendojnë për një pacient tipik me kancer të mushkërive, zakonisht…
Albert Camus, një prej shkrimtarëve dhe mendimtarëve më të rëndësishëm të shekullit XX,…