<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>

Pse i besojmë disa nga teoritë konspirative?

Sociologët kanë arritur në një përfundim se çfarë është saktësisht një teori konspirative: një teori që hedh poshtë shpjegimin standard për një ngjarje dhe në vend të kësaj përmend një grup ose organizatë të fshehtë për kryerjen e një komploti sekret.

Teoritë konspirative përfshijnë idenë e grupeve të fuqishme të njerëzve që ndërmarrin veprime të fshehta të cilat janë të fshehura nga publiku.

Si përhapen teoritë konspirative?

Nuk ka asnjë provë që aktualisht ka më shumë teori konspirative në krahasim me periudhat e tjera kohore. Çdo ide, pavarësisht se sa e pabazë, tani mund të përhapet me shpejtësi falë teknologjisë. Interneti lejon që rrjetet sociale dhe burimet e tjera të lajmeve të shpërndajnë çdo opinion. Për shkak se platformat e rrjeteve sociale, në veçanti, janë krijuar për të rritur angazhimin e përdoruesve, është më e thjeshtë përhapja e tyre.

Studimet tregojnë se shumica e informacionit në lidhje me pandeminë ishte i saktë, por lajmet e rreme dukej se shpërndaheshin dhe përhapeshin më shumë. Për shembull, sot shumë njerëz besojnë se koronavirusi është një mashtrim; ose që vaksina është një mjet për të pakësuar numrin e popullsisë në botë.

Kush ka më shumë gjasa të besojë teoritë konspirative?

Ata që ndihen të izoluar ose nuk kanë ndjenjën e përkatësisë ndaj një grupi kanë më shumë gjasa të besojnë në komplote. Ata që mendojnë se i përkasin një statusi të kërcënuar ose që kanë të ardhura më të ulëta janë gjithashtu të prirur për t’i besuar.

Pse janë të besueshme? Teoritë konspirative shfrytëzojnë disa nga karakteristikat themelore të të qenit njeri. Mendja e njeriut është gjithmonë duke u përpjekur të gjejë modele dhe të kuptojë mjedisin rrethues. Teoritë konspirative prekin disa tipare njerëzore dhe na ofrojnë shpjegime që mund të na bëjnë të ndihemi më të sigurt.

Një teori konspirative ofron një shpjegim për një dukuri. Ndonëse nuk ka të dhëna ose mungojnë disa pre tyre, për disa njerëz një shpjegim i rremë është më mirë se pa shpjegim.

Teoritë konspirative ofrojnë një mënyrë që njerëzit të ndihen të sigurt dhe të kenë një lloj autonomie ose kontrolli brenda ngjarjeve të rastësishme. Është një mekanizëm përballues për ata që ndihen në “mëshirën e fatit”.

Pasojat negative të teorive konspirative

Një teori konspirative nuk është thjesht një thashethem i padëmshëm. Për shembull, pretendimet e rrjeteve sociale se maskat shkaktuan pneumoni ose dëmtonin rrjedhën e oksigjenit çuan në polemika dhe konfuzion. Të mos flasim për skepticizmin ndaj vaksinave.

Për shkak se teoricienët e konspiracionit, në mendjen e tyre, i përkasin grupimit më të vogël, më pak të fuqishëm që janë në mëshirën e një grupi më të madh, shpesh ka një ndjenjë të pafuqishme. Kjo shërben vetëm për të rritur më tej ndjenjat e ankthit, izolimit dhe cenueshmërisë ndaj forcave të jashtme.

Artikujt e revistave të rishikuara nga ekspertët e një fushe të caktuar janë një burim i shkëlqyer informacioni, ndonëse informacioni mund të jetë pak teknik. Në lidhje me pandeminë, faqet e internetit të Qendrës për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) dhe OBSH-së janë ndër më prestigjozet për të dhënat, përditësohen vazhdimisht dhe përmbajtja e tyre bazohet në kërkime shkencore.

postbck postbck

Recent Posts

Pse gomat janë në rrezik gjatë verës?

  Temperaturat e larta gjatë verës nuk janë të rrezikshme vetëm për njerëzit, por edhe…

14 hours ago

Si ndikon klori i pishinave në trupin tuaj

  Klori është një dezinfektues kimik i shtuar në pishina për të vrarë mikrobet. Në…

14 hours ago

Dhimbjet e shpeshta në këmbë mund të jenë shenjë e kësaj sëmundjeje, reagoni në kohë

  Ngërçet në këmbë janë një dukuri e zakonshme dhe më shpesh ndodhin pas sforcimeve…

15 hours ago

Goditja nga nxehtësia: Simptoma kërcënuese për jetën që nuk duhet t’i injoroni

  Goditja nga nxehtësia është një gjendje serioze dhe potencialisht kërcënuese për jetën, e cila…

16 hours ago

Shkenca ka përcaktuar se çfarë i tërheq në të vërtetë mushkonjat – grupi i gjakut nuk ka rëndësi

    A keni pasur ndonjëherë ndjesinë se mushkonjat po ju pickojnë ndërsa i injoroni…

16 hours ago

Himni që nuk këndohet: Pse i Kosovës, i Bosnjës dhe i Spanjës nuk ka tekst?

  Kur këndohet himni i Bosnje e Hercegovinës, lojtarët shpesh qëndrojnë në heshtje, jo në…

16 hours ago