<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>

Matja e pulsit: Cili është numri normal i rrahjeve të zemrës në minutë për çdo moshë

Shumë njerëz shpesh numërojnë rrahjet e tyre të zemrës, mirëpo në këtë epokë moderne, ka edhe aplikacione celulare që matin rrahjet e zemrës me anë të gjurmës së gishtit

Megjithatë, jo të gjithë e dinë se cila është vlera normale, sepse rrahjet normale të zemrës ndryshojnë nga personi në person, ndërsa diapazoni normal për të rriturit është 60 deri në 100 rrahje në minutë, transmeton Telegrafi.

Le t’ia nisim nga fillimi. Ritmi i zemrës nuk është një vlerë konstante dhe ndryshon nga personi në person për shkak të disa faktorëve të ndryshëm. Disa prej tyre janë: mosha, pirja e duhanit, sëmundjet kardiovaskulare, kolesterina e lartë, diabeti, medikamentet, temperatura, pozicioni i trupit dhe aktivitetet me të cilat merren njerëzit.

Dihet se zemra fëmijëve u rrah më shpejt, ndërsa atletëve më ngadalë, krahasuar me mesataren e të rriturve. Për fëmijët që merren me sport, rrahjet normale të zemrës në pushim mund të jenë vetëm 40 deri në 50 rrahje në minutë.

Te fëmijët, disa ndryshime në shpejtësi janë normale, kështu që nuk duhet të keni frikë nëse zemra e fëmijës suaj rreh shumë shpejt ose shumë ngadalë.

Gjithsesi kontrolloni disa herë, pas një pushimi të shkurtër dhe, nëse numrat jonormalë përsëriten, konsultohuni me një mjek.

Te të rriturit e shëndetshëm, rrahjet normale të zemrës janë midis 60 dhe 80 rrahje në minutë, por mund të arrijnë deri në 100, që konsiderohet si kufiri i sipërm normal. Mbi 100 rrahje në minutë në pushim te një i rritur i shëndetshëm mund të jetë shkak për shqetësim.

Në varësi të moshës, rrahjet mesatare të zemrës në pushim janë:

Femrat

18-25 vjet = 74-78
26-35 vjet = 73-76
36-45 vjet = 74-78
46-55 vjet = 74-77
56-65 vjet = 74-76
65+ vjet = 73-76

Meshkujt

18-25 vjet = 70-73
26-35 vjet = 71-74
36-45 vjet = 72-75
46-55 vjet = 72-76
56-65 vjet = 72-76
65+ vjet = 70-73

Atletët kanë një rrahje zemre midis 40 dhe 60, si dhe gratë shtatzëna, rrahjet e zemrës së të cilave mesatarisht janë 60 deri në 70 në minutë, ndërsa pas aktivitetit fizik, të rriturit e shëndetshëm zakonisht matin rrahjet e zemrës midis 120 dhe 150 rrahje në minutë.

Në varësi të grupmoshës, rrahjet mesatare të zemrës tek njerëzit aktivë gjatë ushtrimeve me intensitet 50-80% janë:

Femrat

18-25 vjet = 100-170
26-35 vjet = 94-160
36-45 vjet = 90-153
46-55 vjet = 85-145
56-65 vjet = 83-140
65+ vjet = 78-132

Meshkujt

18-25 vjet = 95-162
26-35 vjet = 93-157
36-45 vjet = 88-149
46-55 vjet = 84-142
56-65 vjet = 80-136
65+ vjet = 75-128

Megjithëse ka një gamë të gjerë vlerash normale, të cilat ndryshojnë nga personi në person, një ritëm jashtëzakonisht i lartë ose i ulët i zemrës mund të tregojë një problem themelor. Problemi lind nëse rrahjet e zemrës suaj në pushim kalojnë vazhdimisht 100 rrahje në minutë dhe kjo gjendje quhet takikardi ose nëse nuk jeni një atlet i stërvitur dhe keni më pak se 60 rrahje në minutë në pushim, që quhet bradikardi.

Nëse ju përgjigjen këto të dhëna, veçanërisht nëse keni shenja apo simptoma të tjera si: të fikët, marramendje ose gulçim, sigurohuni që të konsultoheni me një mjek.

postbck postbck

Recent Posts

A duhet t’i thajmë rrobat në radiator?

    Shumë njerëz i thajnë rrobat në radiator gjatë muajve të dimrit. Megjithatë, kjo…

14 hours ago

Si u bë virale një pinguin që vendosi të ndahej nga kolonia e tij në vitin 2026?(VIDEO)

    Një skenë nga filmi dokumentar “Takime në Fundin e Botës” , me regji nga Werner Herzog në…

15 hours ago

Një vend i pazakontë ku “bora e zezë” bie nga qielli – pse është e vështirë të jetosh atje sot?

    Pra, diku në Tokë, njerëzit zgjohen, shikojnë jashtë dhe shohin diçka që bie…

15 hours ago

Pse dhimbja e kyçeve përkeqësohet në dimër?

  Me mbërritjen e dimrit, shumë veta vënë re se dhimbja në nyjet e tyre…

15 hours ago

A i duhen arkeologë Kosovës?

Nga: Agron Bani Trashëgimia kulturore e Kosovës përbën një nga shtyllat kryesore të identitetit historik, kulturor…

16 hours ago

Si është jeta në qytetin që u “zhduk” nën dëborë?

  Reshjet më të dendura të dëborës në 60 vjet në Gadishullin Kamchatka në lindjen…

16 hours ago