<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>

”Emri i fisit dardanoi dhe i trevës së tyre Dardani mund të shpjegohen si fjalë të prejardhura nga një fjalë që ruhet në gjuhën shqipe..”

DARDANIA – Nga BLENDI FILIPI

Toponimet që përmbajnë fjalën dardhë janë nga më të shpeshtat, po dhe nga më interesantet. Së pari, për rrethanën e ditur se fitonimi[1] dardhë si një fjalë e moçme iliro-ballkanike. Hani e shihte edhe si fitotoporrënjë[2] të toponimit të lashtë Dardania dhe të etnonimit homonim dardan, -e. (Han, 2007:48)

Sipas Shkurtajt, toponimet dhe etnonimet me rrënjën dardhë apo me togfjalëshat ku ajo fjalë është element përbërës janë të përhapura gjithandej në Shqipëri, por më të dendura janë pikërisht në ato zona ku kultivohen e rriten më shumë, siç është pikërisht pjesa e trojeve verilindore të shqipes, Kosova e më gjerë. (Shkurtaj, 2001:85)

Edhe Demiraj thekson , se emri i fisit dardanoi dhe i trevës së tyre Dardani mund të shpjegohen si fjalë të prejardhura nga një fjalë që ruhet në gjuhën shqipe, d.m.th. fjala dardhë.

                                                                                                                  ( Demiraj, 1988:155)

DARDHË f. Një lloj druri frutor me kokrra të ëmbla, lat. Pyrus communis sativa. Fjalë e mbarë shqipes dhe e trashëguar, me burim të diskutueshëm. Mund të lidhet me gr.αχερδος “dardhë e egër” nga një bazë ie. ĝ ͪ erd – shq. ĝ ͪ ord –(Bugge). Një lidheje tjetër mund të jetë me gruoin keltik të fjalëve : irl.vj. dardigen “gorricë”, kymr.deraen “ferrë”, nga një bazë * d ͪ orĝ ͪā (Çabej)

Dëshmohet së pari në Kadastrën e Shkodrës (1416-1417). Rrjedhorja dardhak “ në trajtën e dardhës”, dardhëz “ një bimë barishtore”, dardhçë “dardhë e egër” (Dema).

Toponimi : Dardhë në Dibër, Korçë, Librazhd, Pukë. ( Mayeri, 2007:114; Pedersen, 2003:57; Çabej, SF/2-1976:15Topalli, 2017: 359)

[1]
Fitonimi shkenca që merret me emrat e bimëve.

[2]
Fitotoporrënjë toponime që kanë rrënjë emra bimësh.

postbck postbck

Recent Posts

Një thesar 2,000-vjeçar i fshehur brenda kockës së kofshës së një lope

Albert Vataj Në vitin 2003, në fushat e Norfolkut në Angli, kërkuesit e antikitetit me…

11 hours ago

RETROSPEKTIVË: Mitrovicë, 1943 – Një ushtar gjerman duke trajnuar një shqiptar në hekurudhë

Një fotografi e realizuar në Mitrovicë, në vitin 1943, na kthen në një periudhë të…

11 hours ago

Macja që e mahniti Nikola Teslën: shkëndijat misterioze që zgjuan kureshtjen e gjeniut të elektricitetit

Përpara se Nikola Tesla të bëhej një nga emrat më të rëndësishëm në historinë e…

12 hours ago

Ja si t’i pastroni atletet e bardha

    Erdhi koha e tyre, e atleteve të bardha ! Vajzat që janë fanse…

14 hours ago

A ndihmojnë mandarinat për të kuruar aneminë

  Mandarinat janë ndër agrumet më të shijshme, falë aromës dhe përmbajtje së lartë të…

15 hours ago

Fiq të thatë me vaj ulliri, njihuni me kurën 40-ditore

    Në shumë vende bregdetare të zonës së Mesdheut, njerëzit betohen për të mirat…

15 hours ago