<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>

“Liria e vatanit nuk fitohet me partia e me tarafe, me të pafe e me shkije të veshur shqiptarçe”

Mulla Idriz Gjilani

Fetar, atdhetar konsekuent, orator e mjeshtër i penës, i zoti i punës, besnik i fjalës, predikues fetar dhe mualim-mësues iluminist, ideolog dhe luftëtar i lirisë, i vendosur në idealet e veta liridashëse si bjeshkët e Kosovës të cilat i mbrojti me fjalë, me pushkë, me gjak, burrërisht, trimërisht, i pathyeshëm, me plagë në zemër e në trup, nuk u dorëzua për t’u bërë legjendë. Kështu e portretizoi Studjuesi i mirënjohur Muhamet Pirraku udhëheqësin Shpirtëror, Politik dhe Ushtarak të madhin, Mulla Idriz Gjilani.

Mulla Idriz Velekinca lindi në Velekincë, fshat në komunë të Gjilanit, më 4 qershor 1901. Mësimet fillestare i ndoqi në mejtepin e Cernicës të cilan edhe i mbaroi në vitin 1911 për të vazhduar studimet e mesme në medresenë “Atik” në Gjilan. Pas një ndërprerjeje të shkollës më 1926 arriti të diplomoj. Në moshën 25 vjeçare bëhet imam dhe merr titullin “Mulla”. Shërbeu në detyrën e Imamit në Karadak e në Hogosht(Hogoshti -fshat në komunën e Dardanës). Më 1941 u zgjodh në postin e Bashvajizit në Ulema-mexhlizin e Kuvendit fetar-arsimor të Vakufit të Shkupit. Mulla Idrizi i ka lene dy djem, njeri eshte mesuese e tjetri si zanatli .

VEPRIMTARIA

Në edukimin e tij si fetar ai u nis nga disa parime kur’anore dhe hadithore që përcaktonin vlerat e arsimit, të kulturës dhe të edukatës : “Pa shkollim – thotë ai, – nuk ka as fe të mirëfilltë”, “Talebet (nxënësit) tonë nuk duhet të mësojnë më vetëm për leximin e Kur’anit, por edhe për njohjen e mjeshtërisë së shkrimit. Talebet tonë duhet t’i nisim në rrugën për ta njohur islamin dhe jo për ta prezantuar si diçka statike”, “S’ka fe pa atdhe” , “Të ndihmojmë njëri-tjetrin me fjalë, me penë, me pasuri, të duhemi si vëllezër”, “Pa një atdhe të lirë feja nuk mund të mbahet kurrë, nuk mund të ushtrohet”, “Lexoni te mualimë të urtë sa e mirë dhe sa e kuptueshme është feja islame, kur shpjegohet shqip, në gjuhën e Zotit për shqiptarët”.

Gjatë kohës si hoxhë dhe bashvaiz zhvilloi një veprimtari intensive në fushën e edukimit fetar me frymë atdhetare. Hapi mejtepin e Pidicit për mësimin e djemve dhe të vajzave, organizoi ilegalisht mësimin e shkrim-leximit me alfabetin e gjuhës shqipe, futi mësimin shqip në medresenë “Atik”, ushqeu mirëkuptimin dhe bashkëpunimin vëllazëror me bazë kombëtare shqiptare në popullsinë myslimane-katolike të zonës së Karadakut. Kur qe mësimdhënës në tre mejtepe njëkohësisht, shfrytëzoi sistemin monitor: përgatiti nxënësit më të mirë dhe me moshë më të madhe për ta zëvendësuar kur ai mungonte.

Në prill të vitit 1937, në kushte ilegaliteti, themeloi në Arllat të Drenicës Organizatën e Rinisë Përparimtare “Drita” të Kosovës. Aktivitetet e tij fetare nuk dalloheshin nga ato atdhetare e humane. Kudo, kurdo e me këdo ato ishin të pranishme.

Mulla Idrizi ishte kundër shpërnguljes së shqiptarëve. Në funksion të kësaj bindjeje atdhetare e humane ai programonte në xhami, në konaqe, në kuvende e deri në ceremonitë e vdekjes. Në formë kushtrimi ai thërriste: “Jemi përgjegjës për varret e prindërve tanë para Zotit dhe para kombit. Nuk guxojmë të heqim dorë prej tyre t’i lëmë të shkreta për t’i lavruar derrat e naçalnikëve sllavë! Jo vetëm në Turqi, por as në Shqipëri nuk bën të shkojmë. Zoti në Kur’an na ka bërë përgjegjës për vatanin dhe kombin!”

Mulla Idrizi printe në aksionet për ndërtimin e urave, rrugëve, çesmeve, mejtepeve, xhamive, mirëmbajtjes së varrezave, të cilat i shikonte si mjete dëshmuese të bashkimit të popullsisë shqiptare. Uniforma e ndihmoi për të maskuar aktivitetin e tij patriotik. Mulla Idriz Gjilani ishte një “rilindës” në kuptimin e vërtetë të fjalës në kushtet që kalonte Kosova. Në kohën kur Mulla Idriz Gjilani ushtronte detyrën e bashvaizit, numri i nxënësve të “Atik medresesë” të Gjilanit arriti në 734, nga të cilët 326 ishin femra. Po ashtu i organizoi shkollat lëvizëse me mësues shetitës. Vetëm në zonën e Gjilanit u hapën 39 shkolla të tilla fetare, që zgjuan te brezi i ri ndjenjat fetare dhe ndërgjegjën kombëtare.

VEPRIMTARIA USHTARAKO-POLITIKE

Nga prilli 1941 Mulla Idriz Velekinca iu kushtua plotësisht veprimtarisë politike. Si hoxhë me forcën e Zotit, si mësues me forcën e fjalës, si luftëtar me forcën e armës, si komandant me besnikërinë e ushtarit, ai luftoi për unitetin territorial të trevave shqiptare, luftoi kundër gjenocidit serb e bullgar, kundër komunizmit.

Në qershor të 1944 -ës drejtoi betejën e Kikës, ku shqiptarët e udhëhequr prej tij dolën fitimtarë kundër ushtrisë sllavo-komuniste. Veprimtaria e Mulla Idriz Gjilanit është heroike. E tillë është edhe periudha 1944-1949 dhe kallja e tij në zjarr më datën e 25-26 nëntorit 1949.
Ishte intelektual i kohës, i cili zotëronte shumë gjuhë orientale, gjë që e mundësoi të njihet me arritjet shkencore të kohës, në fushën e fizikës, kimisë, mjekësisë, astronomisë, etj. Botoi punimet fetare “Lindja e pejgamberit”, dhe “Vllazëria Islame’, të cilat përshkoheshin nga mesazhi i paqes, vllazërimi, bashkimit kombëtar, etj.

Mulla Idriz Gjilani: “Liria e vatanit nuk fitohet me partia e me tarafe, me të pafe e me shkije të veshur shqiptarçe”. (wikipedia)

postbck postbck

Recent Posts

Çfarë ndodh në trup nëse agjëroni 36 orë

    Një simulim i bazuar në modele fiziologjike paraqet se çfarë ndodh në trupin…

27 minutes ago

Ja cilat janë 12 simptomat që tregojnë se keni një infeksion në veshka

    Nëse nuk trajtohet siç duhet ose në kohë, infeksioni mund të shkaktojë dëmtim…

2 hours ago

Kujdes nga ky bakter i rrezikshëm në telefonat tuaj celularë!

    “Pseudomonas aeruginosa” është një bakter shumë agresiv dhe kryeson listën e atyre që…

2 hours ago

Prindër kujdes! Këto janë disa nga gjërat që nuk duhet t’i toleroni kur fëmijët tuaj i thonë…

  Ndonjëherë fëmijët tregojnë nevojat e drejtpërdrejta të tyre, ndërsa herë të tjera duhet të…

2 hours ago

Çfarë është tagatoza?/Sheqer me pak kalori dhe pa rritje të insulinës!

    Zëvendësuesit artificialë të sheqerit u krijuan për ta bërë ushqimin dhe pijet e…

19 hours ago

E quajnë “mbetje kripe”, por ky mineral jetik mund të bëjë mrekulli për trupin?

  Edhe pse shpesh nënvlerësohet dhe konsiderohet thjesht si një përbërës dytësor, magnezi është në…

19 hours ago