Fjalimi i Xhafer Devës në 25 vjetorin e themelimit të Bllokut Kombëtar Indipendent

Burra të tillë nuk i vijnë më Shqipërisë.


Zotni Kryetar, Zotni të ndershëm,


Si z. Ndreu, z. Gjomarkaj, z. Verlaci e ma vonë zotnijtë e tjerë që folën nuk më lanë shumë vend për arsye se i prekën të gjitha çeshtjet. Kështu dhe z. Vasil Germenji e z. Rexhep Krasniqi prandej po qindroj vetëm në pikën mbase kam punue edhe un me ta, e due me urue gjithë blokistat për festimin e inagurimin e 25 vjetorit të qenies së Blokut Kombtar Indipendent, të qindrojë në bashkim përmbi të cilin folësi i fundit foli.
Përpjekjet e emigracionit shqiptar kanë qenë gjithmonë në këtë drejtim. Këte e tham mbasi dhe unë kam pas rastin me shty pak, si kosovar që jam, që shqiptarët të bashkohen, që talentet shqiptarë në mërgim të bashkohen për me kontribue në çashtjen shqiptare.
Na kosovarët si në të kaluemen e si tani nuk kemi ndryshue. Shpresat tona janë në Shqipnin’ e lirueme. Na, pa nji Shqipni të lirueme nuk kemi shka me ba! Nuk mundemi me ba asgja! Për këte arsye nëse dikush me të vërtetë edhe me sinqeritet dëshiron me pa nji bashkim të shqiptarëvet besoj se na jemi të parët.
Due me shkue tash në vjetin 1949. Atëherë asht ba nji tentativë nga ana e përfaqësuesvet të partive të ndryshme në Aleksandri, të partive politike shqiptare, ku dhe unë kam pas nderin me marrë pjesë. Atëherë u krijue njifarë “Beslidhje” siç e dijnë shumica e juej. Në kartë u shkrue e u nënshkrue por nuk u ba asgja. Na prej këtij akordi duhet të marrim mësim: duhet t’i thomi gabimet qi kemi ba deri më tash. Të mësojmë prej gabimeve të kalueme, mos të shajmë shoqi shoqin, mos të përdorim fjalë si kriminel se unë i pari jam krimineli numër 1 për komunistët dhe nuk turpnohem aspak qi ata mue më quejnë kriminel nga pikëpamja e tyne.
Problemi i Kosovës siç e dini asht ma i koklavitun se ai i Shqipnisë. Ma i koklavitun për arsye se vërtet kemi të bajmë me nji armik të fortë. Sot paraqitet rasti që shqiptarët me mend e me urti të përpiqen të bisedojnë, të rrahin mendimet e tyre, të kontribuojnë sa të munden për çlirimin e Shqipnisë. Të kontribuojmë secili me punë konkrete por jo me parime ideologjike. Ideologjinë ta lamë për në Shqipninë e lirueme, për në Shqipninë e lirë me nji sistem demokratik. Atje ndoshta kemi me pas 25 a 30 partina me dy e milion e gjysem njerëz.
Mërgimi nuk asht vendi me propogandue sendet që nuk i ndihmojnë çashtjes. Të gjykojmë siç duhet, mos të merremi me të kaluemen: kush ka ba e kush jo, kush asht spiun e kush nuk asht, kush asht atdhetar e kush jo. Atdhetarë jemi të gjithë por secili në mënyrën e vet.
Përsa na përket na kosovarëve na nuk mund të bashkohemi me ju këtu në mërgim sepse ne ju dëmtojmë ju e ju na dëmtoni ne. Duhet të jemi realistë. Politika që ne shprehim asht shprehë në Kongresin që kemi mbajtë para pesë viteve e që asht: vetvendosje. Kjo vijë politike tregon gjithçka. Na s’kemi ideologjina, kemi një qëllim të vetëm: me lirue Atdheun dhe ato vendet tona të robnueme.
Pa nji Shqipni të lirë nuk mund të ketë nji Kosovë të bashkueme me Shqipninë. Këtë e kemi tregue edhe në të kaluemen, 26 vjet ma parë. Kosova i ka dhanë kontributin Shqipnisë dhe asht mundue me fuqizue nacionalizmin shqiptar. Kjo ka qenë e mbetet gjithmonë rruga jon. Tashti dëshiroj me dijtë, çfarë ndihme kërkoni prej nesh e ne çka mund të bajmë për me ju ndihmue. Shpresat tona janë të gjalla e nji ditë unë e di se ne do të lirohemi.
Ju falem nderës që m’dhatë rastin me ju përshndet përzemërsisht dhe iu uroj punë të mbarë e suksese.


Fjala e Xhafer Devës në 25 vjetorin e BKI
Marrë nga arkiva personale e familjes
Ervina Toptani
/InforCulture.info

postbck postbck

Recent Posts

Si prodhohet çokollata dhe pse është kaq e pëlqyer nga njerëzit?

  Çokollata, një nga ëmbëlsirat më të dashura në botë, ka një histori të gjatë…

8 minutes ago

Si ta kuptojmë që kemi nevojë për psikolog?

  Në ditët e sotme, kërkimi për ndihmë psikologjike është një hap i rëndësishëm për…

37 minutes ago

Kush ishte Alfred Nobel?

  Alfred Bernhard Nobel ishte njeriu, vizioni dhe fondet e të cilit çuan në çmimet…

44 minutes ago

Çfarë ndodh nëse nuk i hapim dritaret në dimër?

  Natën, temperatura bie nën zero, dita tashmë është shkurtuar ndjeshëm dhe disa fjolla dëbore…

57 minutes ago

Përdoreni këtë truk për të siguruar që dritaret tuaja të mos mjegullohen në dimër

  Gjatë muajve të dimrit, shumë njerëz janë njohur me kondensimin që grumbullohet në dritaret…

1 hour ago

“Avatar: The Way of Water” – Një Vështrim i Përsëritur në Botën e Pandërprerë të Pandora-s

  Zana islami "Avatar: The Way of Water" është vazhdimi shumë i pritur i Avatar,…

3 hours ago