Ne mund të kemi një fqinj të ri planetar që rrotullohet vetëm katër vite dritë larg.
Astronomët kanë zbuluar prova të një planeti të tretë që rrotullohet rreth Proxima Centauri, fqinji më i afërt yjor i diellit tonë, 40.2 trilionë kilometra larg.
Me një masë rreth një të katërtën e Tokës, Proxima d është një nga ekzoplanetët më të lehtë të gjetur ndonjëherë, sipas CNN.
Ky planet i sapo zbuluar kryen një orbitë rreth yllit çdo pesë ditë tokësore. Është vetëm rreth 4 milionë kilometra nga ylli, që është më pak se një e dhjeta e distancës midis Mërkurit dhe diellit në sistemin tonë diellor.
Planeti i parë i gjetur në sistem, Proxima b, u konfirmua në vitin 2020. Është sa madhësia e Tokës dhe rrotullohet rreth yllit çdo 11 ditë.
Ai ekziston brenda zonës së banueshme, ose në distancë nga një yll ku kushtet janë të përshtatshme për ujin e lëngshëm, një nga përbërësit kryesorë për jetën siç e njohim ne.
Astronomët gjetën Proxima d gjatë përdorimit të teleskopit shumë të madh të Observatorit Evropian Jugor në Kili.
Një studim i fundit sugjeron se konsumimi i lëngut të panxharit mund të ndikojë…
Në fillim të viteve ’70, Enver Hoxha, i prekur nga diabeti dhe probleme të…
Bomba në ambasadën sovjetike ishte justifikimi për të çuar para togës së pushkatimit 22…
Rreth 3,000 anije në muaj kalojnë normalisht nëpër Ngushticën e Hormuzit në Lindjen e…
Të thjeshta, ekonomike dhe të mbushura me vlera ushqyese, vezët e ziera janë…
Një rreth në Zalaegerszeg në perëndim të Hungarisë ka kushtuar 1.5 milionë euro nga…