<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>

5 kurat më të mira për ngërçet në këmbë

Nëse do t’ju duhej të përmblidhnit përvojën e një ngërçi në këmbë me një fjalë të vetme, fjala “torturë” mund të jetë më e pështatshmja. Ngërçi në këmbë shkakton dhimbje ose shqetësim të papritur dhe intensiv. Shumë herë shkaku pse këto ngërçe ndodhin shpesh herë është i panjohur.

Megjithatë disa faktorë të mundshëm përfshijnë dehidratimin, pozicionin e këmbës dhe lodhjen e muskujve. Dhimbjet mund të ndodhin edhe si efekt anësor i medikamenteve të caktuara ose mund të jenë një shenjë e një problem të rëndë shëndetësor. Por lajmi i mirë është se ngërçet e këmbëve zgjasin pak dhe largohen brenda disa sekondave ose minutave. Nëse po kërkoni të lehtësoni shqetësimin dhe të ndaloni menjëherë ngërçet, këto këshilla mund t’ju vijnë në ndihmë.

Lëvizni
Për shumicën e njerëzve, ngritja në këmbë dhe lëvizja është mënyra më e mirë për ndaluar menjëherë këtë dhimbje. Duke bërë një ose dy hapa, ju do të angazhoni muskulin në pjesën e përparme të këmbës, duke ndihmuar në largimin e ngërçit.

Aplikoni ngrohje, pastaj akull
Nxehtësia ndihmon për të liruar muskujt e kontraktuar. Për këtë ju mund të përdorni një peshqir të ngrohtë ose një batanije me ngrohje. Ngrohtësia shton rrjedhjen e gjakut në zonë, e cila sjell më shumë oksigjen dhe lëndë ushqyese, duke ndihmuar kështu me muskujt e kontraktuar. Akulli është më pak i dobishëm kur bëhet fjalë për ndalimin e një ngërçi. Por pas një ngërçi ju mund të ndjeni lëndim tek muskujt tuaj, prandaj aplikimi i akullit në atë zonë mund ta lehtësojë këtë shqetësim.

Merrni qetësues kundër dhimbjeve
Nëse keni një ngërç në këmbë, marrja e një qetësuesi pa recetë nuk do t’i japë fund dhimbjes. Por një ngërç mund të tendosë ose të irritojë muskujt, duke çuar në dhimbje dhe parehati të vazhdueshme. Në këtë pikë qetësuesit mund t’ju ndihmojnë.

Hidratohuni
Nëse ngërçet janë për shkak të dehidrimit, konsumi i ujit ose një pije sportive me elektrolite mund t’ju ndihmojë. Kjo mund të ndihmojë edhe në shmangien e rasteve të tjera të ngërçit.

Konsumoni një banane
Çbalancimi i elektroliteve në trup mund të shkaktojë ngërçe të muskujve. Nëse ky është fajtori, konsumi i një bananeje mund të ndihmojë në rritjen e kaliumit. Kjo është një taktikë parandaluese nëse nivelet tuaja të kaliumit janë të ulëta. Por mbani në mend se ngrënia e një bananeje nuk do ta ndalojë menjëherë ngërçin në këmbë nëse jeni në mes të një spazme muskulore.

postbck postbck

Recent Posts

A e dini pse të qarat shkaktojnë dhimbje koke?

    Sipas mjekëve e qara shkakton dhimbje koke dhe kanë disa shpjegime për këtë…

1 day ago

Për çfarë shërbejnë linjat në xhamin e pasmë të veturës?

    Ka shumë veçori në një veturë që kanë një qëllim të qartë, por…

1 day ago

Djersitja gjatë natës: Këto janë disa nga shkaqet e mundshme

    Djersitja gjatë natës është e zakonshme dhe, nëse dhoma është shumë e ngrohtë…

1 day ago

4 shenja që tregojnë se po e teproni me kafenë

    Kafeja është pjesë e pandashme e rutinës së shumë njerëzve, por konsumimi i…

1 day ago

Pesë kurat më të mira natyrale kundër tharjes së duarve

    Ndryshimi i stinëve dhe temperaturave manifestohet edhe në simptoma të ndryshme, që prekin…

1 day ago

I hani shpesh specat djegës? Ja çfarë i bëjnë trupit tuaj…

    Shumë njerëz janë të fiksuar se nuk duhet të hajmë djegës e disa…

1 day ago