<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>

Zbutja e hithrave në shtëpi, disa sekrete për të përfituar shëndet

Hithra është një barishte e famshme përvëluese. Ajo nuk të gërvisht, por të përcëllon. Disa njerëzve, hithra u djeg më shumë se të tjerëve, por në çdo lëkurë që ajo prek, kjo barishte lë gjurmë e njolla. Për fat të mirë, kjo armaturë e hithrës bie, në momentin që e fusim në ujë të nxehtë.

Zbutja e hithrës nis me zierjen e pothuajse 2 litrave ujë në një tenxhere ku duhet të hidhni një lugë gjelle me kripë e cila u lejon hithrave të ruajnë ngjyrën e tyre të gjelbër. Pasi uji ka zier, hidhni hithrat dhe lërini të ziejnë për një minutë. Më pas hiqeni tenxheren nga zjarri dhe hithrat futini në një enë më ujë të ftohtë. Thajeni barishten dhe ajo nuk do të djegë më.

Si të shijoni hithrën në të gjithë madhështinë e saj ushqyese:
1. Një kavërdisje e thjeshtë në tigan me pak vaj dhe hudhër është një metodë shumë e përdorur e gatimit të hithrave, tiganisja e bën këtë recetë shumë të shijshme. Shija e hithrës shumëfishohet dhe vlerat e saj janë të plota.
2. Salca me hithra është një oaz shijesh pranverore. Kjo salcë e gjelbër mund të përdoret në makarona, ose për brusketa.
Shija intense e hithrës zbutet me delikatesë nga hurdha, vaji i ullirit dhe djathi të cilat janë të nevojshme për përgatitjen e salcës.
3. Përdorni hithrat në brumin e picës, shtoni djathë dhe piqeni. Do të përftoni një picë jo të zakonshme, por shumë të shijshme.
Hithra do t’i japë picës një shije arrore që kombinohet krejt mirë me djathin kaçkavall.
Njerëzit që nuk kanë provuar hithrën, do të mendojnë se keni përgatitur picë me spinaq dhe do të mbeten të habitur nga shija e mirë e picës.
4. Me hithrën mund të përgatisni salca për mbushje. Ravioli është një gatim ku mund ta përdorni hithrën për mbushje dhe të shtoni gjalpë dhe djathë kaçkavall të grirë.
Kjo recetë do të ofrojë një shije të butë e mjaft të dashur për dashamirësit e saj.
5. Supa me hithra është një tjetër recetë e sugjeruar nga AgroWeb.org. Kjo supë ofron një buqetë pranverore vlerash dhe në veçanti ka klorofilin që do t’i japë organizmit tuaj energjinë aq të nevojshme e të gjelbër.
Nëse në supë shtoni pak ajkë apo krem gatimi, atëherë shija arrore do të dalë më shumë në pah.
6. Pas zierjes dhe tharjes, hithrat mund të përdoren për të zëvëndësuar spinaqin në disa receta si për shembull lazanja me spinaq ose oriz me spinaq.

postbck postbck

Recent Posts

Mehmet Gradica, një patriot i rrallë, komando i pathyeshëm i xhandarmërisë shqiptare

MEHMET GRADICA (1913-1945) Mehmet Gradica u lind më 1913 në Gradicë të Drenicës, në një…

14 hours ago

Eliminimi i opozitës dhe rruga e Zogut drejt Presidencës së parë!

Nga: Romeo Gurakuqi Fundi i Luftës së Parë Botërore ka qenë një kohë dramatike për…

15 hours ago

Dorëshkrim i rrallë i Esat Pashë Toptanit, letër drejtuar parisë së Shqipërisë pas shpalljes së pavarësisë

Bajraktari i Bushkashit e Krenët Sod po ju baj me dit me anët Kësaj letrës…

15 hours ago

Shqiptarët në holok’aust para heb’renjve

Isuf B.Bajrami Golgotha Shqiptare Leo Freundlich, hebreu që protestoi kundër zhdukjes masive të shqiptarëve nga…

15 hours ago

Thesari ynë në botë: Raritetet e Prizrenit dhe të Shqipërisë në koleksionin e Mary Edith Durham në Muzeun Bankfield, Britani e Madhe!

Nga: Jahja Drancolli Thesari ynë në botë: Raritetet e Prizrenit dhe të Shqipërisë në koleksionin…

2 days ago

Atentatorët komunistë shqiptarë të drejtuar nga terroris.të serbo-malazezë, sot 82 vjet më parë arritën të kryejnë attentat kundër Xhafer Devës

Si sot 82 vite më parë atentatorët Komunistë shqiptarë, të drejtuar nga misionarë terroristë serbo-malazezë,…

2 days ago