Një tjetër shembje dramatike e trashëgimisë sonë historike sapo ka ndodhur. Kësaj here Kisha e Shënkollit (Shën Nikollit) në Zejmen të Lezhës; një ndër kishat më të vjetra, zanafilla e së cilës shtyhet në ‘300 e largët.
Monument Kulture i KATEGORISË SË PARË, i cili u la fatalisht të rrënohej, ndërkohë që Ministria e Kulturës bënte show-n mediatik të radhës.
Ajka e objekteve monumentale të Shqipërisë po thërmohet pa kthim para syve tanë dhe mjerisht askujt që duhet ti ruajë, nuk i pritet oreksi. E ndoshta as që e kanë marrë vesh! Edhe për faktin se asnjë përparësi logjike nuk ka ndërtuar ende ajo ministri për të shpëtuar monumentet që dëshmojnë civilizimin arbëror, Shtetin e Parë të Arbërit (shek XII), Mbretërinë e parë të Arbërisë (shek XIII), apo Principatat Arbërore nga Buat e Zenebishët tek Spanët e Dukagjinët (shek XIV).
Këtu më poshtë janë imazhet se si ishte deri para pak ditësh dhe si është aktualisht pas shembjeve të dy pareteve (majtas dhe djathas) me moshë 700 vjeçare.
Humbje e parekuperueshme është gjithshtu edhe shkatërrimi i gjurmëve të afreskut mesjetar të cilat ende ruheshin në paretin e majtë. /Monuments of Albania
Albert Vataj Në vitin 2003, në fushat e Norfolkut në Angli, kërkuesit e antikitetit me…
Një fotografi e realizuar në Mitrovicë, në vitin 1943, na kthen në një periudhë të…
Përpara se Nikola Tesla të bëhej një nga emrat më të rëndësishëm në historinë e…
Erdhi koha e tyre, e atleteve të bardha ! Vajzat që janë fanse…
Mandarinat janë ndër agrumet më të shijshme, falë aromës dhe përmbajtje së lartë të…
Në shumë vende bregdetare të zonës së Mesdheut, njerëzit betohen për të mirat…