<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>

Çfarë është ”lumturia e Konfucit”?

Konfuci, filozofi i famshëm kinez, njihet si autori i sistemit të filozofisë klasike, i cili, nga lashtësia e deri në ditët e sotme kanë formuar bazën e ideologjisë kineze. Konfuci besonte fort, se shoqëria njerëzore ka nevojë për një sistem të rreptë dhe të ngelet indirekt në nënshtrim të përhershëm: i riu i nënshtrohet të moshuarit, inferiori eprorit, komuniteti mbarë udhëheqësit, udhëheqësi vullnetit të lartë të Zotit.

Kjo është mënyra që Perandoria Qiellore të lulëzojë fuqishëm dhe të vazhdojë prosperitetin. Filozofi kishte dishepuj dhe ndjekës të shumtë, që ishin njerëz të suksesshëm, sepse kishin poste zyrtare fitimprurëse. Të gjithë ishin të kënaqur me konceptin e Konfucit për shoqërinë, madje edhe vetë Perandori e pëlqente këtë çështje. Asgjë s’mund ta bënte Mjeshtrin e madh të dyshonte në drejtësinë e postulateve të tij. Në fakt, asokohe ishte edhe një tjetër filozof i famshëm, Laozi, i cili besonte se doktrinën e Konfucit mund ta pranonte vetëm një skllav. Faktikisht, qenia njerëzore lind me vullnet të lirë dhe liria e tyre është e vetmja vlerë e vërtetë në jetën e tyre. Konfuci u irritua kur dëgjoi këto fjalë dhe vazhdoi të këmbëngulte në mendimin, se vartësia e vetëdijshme ishte shumë më e dobishme për një njeri. Një ditë, kur Konfuci po shëtiste nëpër lagje, i rrethuar nga dishepujt, i zuri syri një plak që mblidhte kallza orizi. Në Kinën e asaj kohe, një aktivitet i tillë konisderohej poshtërues, vetëm lypsat dhe njerëzit e pafatë mund të mblidhnin kallëza. Plaku po këndonte me zë të lartë dhe dukej se ishte absolutisht i lumtur dhe i kënaqur me jetën. Konfuci ishte gati i mahnitur, kështu që iu afrua me gjithë dishepujt që e ndiqnin.

– Përse jeni kaq i lumtur? – e pyeti plakun.

– Jam i lumtur për këtë ditë të bukur me diell, jam i lumtur për këto kallëza që më kanë lënë në fushë.

– Nuk paskeni mësuar asgjë në jetë? Në vend që të punosh dhe të jetosh me dinjitet, mbledh mbeturina, – tha filozofi.

– Gjithë jetën kam mbledhur kallinj dhe kjo më mjafton, kështu e fitoj bukën e përditshme, – iu përgjigj plaku i gëzuar.

– Oh, po gruaja jote e varfër? – pyeti Konfuci.

– Nuk kam grua, – u përgjigj plaku edhe më i gëzuar.                         

– Po fëmijët tuaj të gjorë, – u vreros Konfuci.

– As fëmijë nuk kam, nuk kam pasur kurrë, – tha plaku edhe më i gëzuar.

– Kujt i shërbeni? –  pyeti filozofi, dukshëm i sikletosur nga përgjigjet e plakut. – Nuk ke as familje, as fëmijë dhe prapë e jeton jetën.

– Nuk i shërbej askujt, – u përgjigj i gëzuar i moshuari dhe, pas kësaj bisede, vazhdoi i qetë të mblidhte kallëza.

Filozofi i madh qëndroi një hop i hutuar, duke medituar mbi gjërat që i tha plaku, kurse dishepujt qëndruan në distancë, s’donin të ndërprisnin reflektimet e thella të filozofit. Në fakt, ai po mendonte se çfarë budallai ishte. Gjatë gjithë jetës kishte bërë ato gjëra që njerëzit përreth prisnin që ai të bënte, ai i pëlqeu babait, që ai të mos e rrihte, ai kënaqte mësuesit, që të merrte shpërblime dhe të lavdërohej, ai kënaqte eprorët, për të marrë një promovim, ndërsa tani i pëlqente familjes, dishepujve, Perandorit. Kurrë nuk kishte vepruar ashtu siç donte vërtet, për hir të disa motiveve më të larta, që nuk kishin të bënin me personalitetin e tij. Madje, ai krijoi gjithë sistemin filozofik, në mënyrë që t’i kontrollonte të gjithë, përfshi edhe veten, të ishin ende në robëri të interesave të dikujt tjetër. Së fundmi, Konfuci tha me njëfarë zilie në tonin e zërit: “Epo, ai plak e ditka se ç’është jeta. Ai paska kuptuar shumë gjëra në jetë”. Më pas, u kujtua për dishepujt atypari, kështu që ngrysi vetullat, u kthye drejt tyre dhe shtoi: “Shumë, por jo gjithçka”.

Asgjë nuk mund ta dobësonte atë sistem të rregullt dhe të harmonishëm filozofik të krijuar nga Konfuci. Gjithkush që jeton në Perandorinë Qiellore duhet t’i bindet rreptësisht rregullit: i riu duhet t’i nënshtrohet plakut, inferiori eprorit, komuniteti udhëheqësit, udhëheqësi duhet t’i shërbejë vullnetit më të lartë të Zotit. Po kujt duhet t’i shërbejë plaku? Epo, ndoshta nuk ishte asnjë plak…/Konica.al

postbck postbck

Recent Posts

Ballkoni, rrezik i fshehur në shumë shtëpi: Çfarë nuk duhet të mbani kurrë aty

  Në shumë banesa, ballkoni shihet si një hapësirë shtesë për relaks, ruajtje apo përdorim…

1 hour ago

Parashqevi Qiriazi, veprimtare e Lëvizjes Kombëtare dhe emancipuese e gruas shqiptare

  Parashqevi Qiriazi (1880-1970) lindi në qytetin e Manastirit më 2 qershor 1880. Pas mbarimit…

2 hours ago

Sa ujë duhet të pijë një foshnjë? Shumë prindër bëjnë këtë gabim pa e ditur

  Uji është i domosdoshëm për organizmin, por kur bëhet fjalë për foshnjat, sasia dhe…

8 hours ago

Sa shpesh duhet të pastroni filtrat e kondicionerit? Gabimi që mund t’ju rrisë faturën e energjisë

  Shumë njerëz e përdorin kondicionerin pothuajse çdo ditë gjatë verës, por harrojnë një detaj…

8 hours ago

Anës Lumenjve-FAN NOLI

Anës Lumenjve Arratisur, syrgjynosur, Rraskapitur dhe katosur Po vajtonj pa funt, pa shpresë, Anës Elbë-s,…

9 hours ago

Pija që heq kilogramët e tepërt

  Nëse dëshironi të hiqni shpejt dhe në mënyrë të shëndetshme kilogramët, atëherë ky smoothie…

9 hours ago