<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>

Bota e malësive shqiptare: Orët e Dukagjinit

Nga: At Bernardin Palaj

Orët i ndajnë malsorët e Dukagjinit në trí radhë: e para âsht e bardhë, e i jep njeriut të mira, e dyta âsht e verdhë, e njeriu ka preje saj jetë të keqe, e treta âsht e zezë dhe i përtrîn njeriut vdekjen.

Këta qenës të çuditshëm, si thonë, kanë trajta të ndryshme, por mâ të shumtën e herës nuk shifen, pse jetojnë në vetmí ndër pyje, ndër brigje të lumejvet e të prrojevet, rreth uravet, mbí male e mund t’i bâjnë mirë e keq njeriut, fisit, shtasvet, krojevet, qi i ruejnë.

Ndër kreshtat e ashpra të Kakís së Shalës e ndër pyje të Cukalit, kujtojnë vendasit se banojnë Orët mâ tepër se gjetiu.

Çdo njerí ka orën e vet, qi e mpron, i del zot; ajo e shëndritë dhe e drejton ndër punët e tija; tek vdes njeriu, edhe Ora shkimet me tê.

Në Gjan, për shembull, gjithsaherë shkëputet prej malit të Bishkazit nji curr e rrokulliset teposhtë, vênë ré: në se tue rám ndeshet ndër shkamij e lên nji shêj të bardhë (trajtimi i malit âsht i gelqertë), menjiherë thonë malsorët se do të vdesë nji prej fisi, pse nji Orë ka rám me zhurmë prej kreshte së malit (Ora e Shkambit).

Kështu po qe se njij malsori i ndodhë ndonji e keqe ase e mbysin, kanë për të thânë: “I ka vdekun Ora; e ka lëshuem Ora…”

Natën, kur âsht hana, nuk do të shkelet hija e pêmës për pa krisë, si me thyem ndonji gemb ase me u kuell, e thohet: “Qoftë Ora e ambël”.

Malsorët kanë nji nderim të posaçëm për Orë, kaq sa ruhen mos me u a përmendë emnin kot, si t’ishin hyjní e prandej, kur bjen biseda mbí to, pa i a zânë në gojë emnin, thonë: “Ato qofshin të hardha!” – “Shtou, Zot, varg e valle!”… Ka ndër male të Dukagjinit shum zgavra, qi kujtojnë se janë banime Orësh e quhen “Shpella e Orvet”. Diftojnë edhe se Orët i kanë ndiem në mal tue bâm gjamë, tue i paracaktuem vjetët njij fmije, paralajmojnë fejesën, martesën e fatin e dikúj.

Besojnë se Ora e secilit njerí vjen natën e rrin nën strehë të shtëpís për të ruejtun qênjen e vet deri në mëngjes. Tek të çohet malsori, Ora niset ndër male, mes pyjevet ndër shpella.

Nuk duhet me ndêjë jashta rrethit të shtëpís as me dalë pa dritë pishe, pse prishë Orën t’ande, edhe atëbotë munden me të gjetë rreziqe të paprituna, si me thyem qafën prej ndonjij shkambi, ase mund të ngatrrohesh me kend e sa tjera mjerime të shemtueme.

Me qênë se natën ndëgjojnë pulat tue kokorisun, si e kanë zakon kur veshtojnë zhurmë, kujtojnë se ato shofin Orët e shpejt malsorët kullen si me u diftuem Orvet se ata janë çuet e po e dijnë se janë afër. Me pasë për të dalun natën jashta shtëpije a por me shkuem tu kroni a për ndonji nevojë tjetër, tue vûm kambën jashta dere do të thohet: “Ndodhët Ora e ambël!”

N’agim u ruhen fort pse nuk shpëton kush pa dâm prej tyne dhe thonë: “Qoftë Ora e ambël!” – se nuk janë shpërndám.

Ditën s’ka as orë, as zana, por ndodhen natën n’agim; sidomos kanë zakon pa i u afruem bregut të lumit, të marrin nji grusht gurcokë e me i hjedhun përpara vehtes për me i pajtuem shtojzovallet, pse mund t’idhnohen, kur t’u shkelet vendi.

postbck postbck

Recent Posts

Mizat pushtojnë shtëpinë gjatë verës? Ja përzierja natyrale me 3 përbërës që i largon

    Mizat mund të kthehen në një shqetësim të përditshëm gjatë muajve të verës,…

16 hours ago

Pse çiftet grinden më shumë në pushime?

    Nëse po mendoni se do të kaloni pushimet më të bukura në jetën…

23 hours ago

Ilaçi i vetëm efikas kundër alergjisë ndaj polenit (Foto)

    Ekziston truku me vazelinë dhe u ndihmon të gjithë atyre që vuajnë nga…

23 hours ago

Metoda për të nxjerrë ujin nga veshi pa shkuar te mjeku

    Gjithnjë kemi bërë një lëvizje kur uji na futet në njërin nga veshët…

24 hours ago

Si ta vëreni brenda pak sekondave nëse dikush po gënjen

  Sipas statistikave, 90% të informacioneve rreth asaj se a është dikush i sinqertë i…

24 hours ago

Çka e shkakton dhe si ta parandalojmë erën e keqe të gojës

    Është e vështirë t’a diagnostifikojmë vetë. Klinika të ndryshme përdorin makina të ndryshme…

24 hours ago