Temperaturat në Onslow, një qytet i largët bregdetar në Australi kanë shënuar një rekord prej 50.7 gradë Celsius. Temperatura e së enjtes është e njëjtë me rekordin e vendosur në vitin 1962 në Australinë e Jugut, shkruan BBC.
Onslow dhe zonat përreth mund të shënojnë sërish rekord pasi temperaturat priten të rriten të premten. Kjo vjen derisa Australia Perëndimore zjarre të mëdha në pyll në muajin e kaluar. Një zjarr pranë lumit Margaret ka djegur më shumë se 6,000 hektarë tokë, duke detyruar evakuimin e mijëra banorëve.
Sipas medieve lokale, temperatura mesatare në Onslow në këtë periudhë të vitit është 36.5 gradë Celsius. Valët e të nxehtit janë si pasojë e ndryshimeve klimatike të shkaktuara nga njerëzit. Temperaturat globale janë rritur tashmë me rreth 1.2C që nga fillimi i epokës industriale dhe temperaturat do të vazhdojnë të rriten nëse qeveritë në të gjithë botën nuk reduktojnë emetimet e karbonit
Ndërprerja e konsumimit të duhani është gjëja më e mirë që do të…
Shumicës së njerëzve do t’u ndodhë që të thumbohen nga një bletë të paktën…
Arrat janë shumë të shëndetshme për organizmin, por nëse e teproni me to,…
Ecja është një aktivitet i thjeshtë që mund t'ju ndihmojë të humbni peshë.…
Mangot janë të pasura me hekur, gjë që i bën ato të dobishme…
Një burrë 66-vjeçar sapo ishte pensionuar dhe, në vend që të shijonte një jetë…