Bota është e madhe dhe e mbushur me fakte të cilat ne as nuk e mendonim se do të ishin ndonjëherë të mundura. Disa prej tyre i mësoni tani.
1. Zemra ngadalësohet kur fytyra bie në kontakt me ujin
Njësoj siç ndodh kur notojmë thellë në det, vetëm duke e prekur lëkurën me ujë të ftohtë e bën zemrën të ngadalësohet. Një mënyrë e mirë për t’u qetësuar.
2. Shenjat e gishtërinjve të koalës ngatërrohen shpesh me ato të njeriut
Na është thënë se shenjat e gishtërinjve tanë janë unikë dhe në fakt janë, por në të njëjtën kohë janë shumë të ngjashme me ato të koalave, aq sa mund të ngatërrohen fare lehtë.
3. Kërminjtë mund të flenë deri në 3 vite
Dhe nuk ndjejnë nevojën për të ngrënë. Ndërkohë, gjumi letargjik i arinjve arrin nga 4 deri në 8 muaj.
4. Truri ynë refuzon që ne ta shohim hundën
Ne jemi në gjendje ta shohim hundën gjatë gjithë kohës, por është truri ai që vendos ta injorojë këtë.
5. Parakrahu yt ka të njëjtën gjatësi me këmbën.
Mund ta provoni me këpucët tuaja të preferuara.
6. Njerëzit kanë vija në trup, por vetëm macet mund t’i shohin
Qëniet njerëzore kanë vija në lëkurë, të quajtura si “Linjat e Blaschko”, emër i vendosur në nder të shkencëtarit që i zbuloi, Dr. Alfred Blaschko. Këto vija ngjajnë me ato të tigrit dhe krijojnë një formë V-je që shtrihet nga qendra e trupit deri në ekstremitetet.
Vijat janë të dukshme vetëm në praninë e dritave UV, prandaj janë të qarta vetëm për shikimin e maceve.
Në vitet e fundit, përdorimi i cigareve elektronike, të njohura si “vape”, është shndërruar në…
Videoja “Starving Wolf Hunts Caribou” nga BBC Earth paraqet një nga skenat më dramatike të…
Pamjet që dikur konsideroheshin si teknologji futuriste tashmë po shndërrohen në një mjet kontrovers për…
Mbjellja e një peme frutore në oborr mund të sjellë bollëk. Por, para se…
Në vend të produkteve të shtrenjta, një zgjidhje e thjeshtë ndryshon strukturën e tokës…
Lënia e duhanit ka qenë gjithmonë një sfidë e vështirë, por sot ekzistojnë metoda…