<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>

Arkeologu: Më pushuan nga puna, objektet ilire më thanë t’i bëja helene

TIRANE – Nuk ka pranuar të shënojë në kartela përkatësi helene për objektet arkeologjike ilire dhe është pushuar nga puna. Ky është pretendimi që ngre në një prononcim për “Gazeta Shqiptare”, arkeologu sarandjot Halil Shabani. Autor i më shumë se dhjetë librave kushtuar arkeologjisë dhe kulturës kombëtare shqiptare, përgjatë vitit të fundit ai ka punuar si përgjegjës sektori i arkeologjisë në Drejtorinë Rajonale të Kulturës Kombëtare në Sarandë.

“Më dt.01.04.2013, drejtori i DRKK, Panajot Gunari, më pushon nga puna me motivacionin e ardhjes së strukturës së re, prej së cilës, nga 13 vende pune, DRKK-ja bëhet me 12 të tilla. Drejtori pushoi dy persona, mua dhe ing. Grigor Marton”, – shpjegon Halil Shabani. Po atë ditë, sipas tij, është emëruar në punë në detyrën e përgjegjësit të Sektorit të Artit, Arkitekturës dhe Arkeologjisë, zoti Vangjel Zafirati, me specialitet ekonomist.

Ankesa
Me gjithë shpjegimin që i është dhënë, ai nuk beson se arsyeja e vërtetë e largimit të tij nga puna ka qenë struktura e re e DRKK-së. “Arsyeja e vërtetë, është refuzimi im për të hedhur në kartelat dhe pasaportat e monumenteve të kulturës informacion joprofesional dhe që bie ndesh me kërkimet shkencore”, – deklaron z.Shabani. Sipas tij, në shumë prej këtyre kartelave që Drejtoria e Monumenteve përgatit për çdo monument apo objekt që ka në mbrojtje, ai, sipas studimeve të tija apo fakteve të përcaktuara nga arkeologët tanë dhe ata të huaj, ka shënuar përkatësinë kulturore iliro-epirote.

“Por, ndërkohë që studimet të çojnë drejt kësaj origjine, drejtori i Monumenteve në Sarandë, inxhinieri Panajot Gunari, së bashku me personin që ka punësuar si përgjegjës të sektorit të Artit dhe Arkitekturës, Z.Vangjel Zafirati, më kanë kërkuar që në këto kartela unë të shënoj përkatësinë e tyre helene”, – thotë ai. Arkeologu, shton me bindje se kjo kërkesë bie ndesh me parimet e tija profesionale dhe për këtë arsye ka refuzuar ta zbatojë këtë urdhër të drejtorit Gunari.

Z.Halil Shabani bën me dije se si eksponent i Partisë Demokratike lokale dhe si anëtar i saj, ka kërkuar të drejtën e tij në hierarkinë partiake dhe atë institucionale. “Kam parë se askush nuk më ka ndihmuar në të drejtën time dhe përgjigjja e dhënë ka qenë se, ish-shefi i urbanistikës në Bashkinë e Sarandës, aktualisht drejtor i DRKK-së së Sarandës, z.Pano Gunari mbrohet nga deputeti Astrit Patozi dhe nuk kanë se çfarë të bëjnë”, – shprehet për “GSH” Shabani. I pyetur se kush është Vangjel Zafirati dhe pse i ka kërkuar të ndryshojë përkatësinë e objekteve ilire, arkeologu tha se ai është pjesë e të ashtuquajturit “komunitet grek në Sarandë” dhe është i angazhuar me PBDNJ-në.

Karriera
Halil Shabani është autor i disa studimeve e librave, ndër të cilat do të veçonim: “Muharrem Rushit”, “Shalësi ynë në Jug”, “Trashëgimia Kulturore e Konispolit”, “Prasajbët e periferisë”, “Vendbanimi Shpellor Konispolit”, “Haki Rushiti me derte”, “Konispoli – guidë turistike”, “Arhondi i fundit i Butrintit” dhe “Foinike – guidë turistike”.

Ka mbaruar Universitetin e Tiranës në degën Histori-Gjeografi dhe është diplomuar në vitin 1973. Ka punuar si mësues historie dhe që nga viti 1976, është marrë me studime dhe gërmime arkeologjike në krahinën e Konispolit dhe në rajonin e Delvinës e Sarandës. Punimet e tij, i ka pasqyruar edhe në botimet e revistës periodike e shkencore “Iliria” dhe organe të tjera të shtypit të përditshëm.

Është zbuluesi i dhjetëra sajteve arkeologjike me rëndësi kombëtare, si vendbanimi shpellor i Konispolit, Kalaja e Dishatit, vendbanimi i antikitetit i Vastroit, sajti i nëndheshëm i gdhendur në gur në Manet (Konispol), sajti i Bregut të Seterrës, skulptura e Perëndisë së Panit e derdhur në bronz etj. Ndërkaq, ka kryer disa gërmime arkeologjike me rëndësi kombëtare e ndërkombëtare, si ekspedita e bashkëpunimit shqiptaro-amerikan me Universitetin e Teksasit – SHBA në vitet 1992-’94, si dhe bashkëpunimi me arkeologë grekë në vitet 1995-96, ekspedita e vitit 1982 në Butrint etj. Për këtë aktivitet të dendur shkencor, nga Qendra e Kërkimeve Arkeologjike Tiranë është shndërruar në bashkëpunëtor të jashtëm shkencor.

postbck postbck

Recent Posts

A është e dëmshme kërcitja e gishtave?

Pothuajse të gjithëve na ka ndodhur të dëgjojmë të njëjtin paralajmërim që nga fëmijëria: “Mos…

17 hours ago

E keni pyetur ndonjëherë veten tuaj se përse njerëzit e suksesshem veshin të njëjtat rroba?!

    Nga Steve Jobs me golfin e zi dhe xhinset klasike, te Mark Zuckerberg…

23 hours ago

Prindër kujdes! Ja se sa duhet të peshojë çanta e shkollës së fëmijës tuaj…

    Një kufi i thjeshtë dhe disa shenja në trup tregojnë kur çanta është…

23 hours ago

Marramendja gjatë shtatzënisë/ Ja pse ndodh dhe si mund ta lehtësoni…

    Shtatzënia sjell ndryshime të shumta në trup, prandaj nënat në pritje shpesh hasin…

23 hours ago

Pija më e mirë e mëngjesit për shëndetin e zemrës

    Një zakon i thjeshtë në mëngjes mund të ndihmojë shëndetin e zemrës: pirja…

2 days ago

Çfarë duhet bërë kur fëmijët infektohen me fruth në çerdhe. Përgjigjet pediatrja!

    Mjekja pediatre Zerina Sheme ka ndarë në rrjetet sociale informacion në lidhje me…

2 days ago