Aspirina çdo të dytën ditë mbron nga kanceri i stomakut dhe i zorrës së trashë

Aspirina redukton rrezikun nga kanceri i stomakut, por para terapisë këshillohuni me mjekun dhe paralajmërojeni nëse vuani nga ndonjë ulcerë në stomak ose keni probleme me astmën

Nëse pini 100 mg aspirinë çdo të dytën ditë, reduktoni rrezikun nga kanceri i stomakut dhe i zorrës së trashë për më shumë se 40 për qind, ka treguar hulumtimi i Universitetit të Harvardit.

Që acidi acetilsalicik ta ketë këtë efekt duhet të merret aspirina të paktën pesë vjet.

Hulumtimet e mëhershme kanë dëshmuar se si doza ditore e aspirinës redukton dukshëm rrezikun nga kanceri ose përhapja e tumoreve të diagnostikuara, por nuk është ditur nëse vepron njëjtë në trup nëse merret më pak.

Edhe pse aspirina konsiderohet gati magjike në mbrojtjen nga sulmi në zemër e tru dhe nga kanceri, ajo mund të shkaktojë gjakrrjedhjen në stomak dhe të thatin. Duke pasur parasysh efektin që ka edhe kur pihet çdo të dytën ditë, ka më pak probabilitet për efekte anësore.

“Njerëzit gjithsesi nuk duhet të fillojnë të pinë vetë aspirinë, sepse efektet anësore, edhe pse rrallë janë fatale, mund të jenë arsye për hospitalizim”, – thotë prof. Nancy Cook, udhëheqëse e hulumtimit.

Nëse jeni në grupin e rrezikut, e rëndësishme është të filloni me kohë – Nëse dikush nga familja është i sëmurë nga kanceri i zorrës së trashë, duheni të filloni të pini aspirinë pesë vjet para moshës në të cilën i është diagnostikuar kanceri anëtarit tuaj të familjes, këshillon profesor Sir John Burn nga Instituti për mjekësi gjenetike në Universitetin në Newcastle.

Mos e ndërpritni vetë terapinë – Nëse mjeku ju ka këshilluar konsumimin e rregullt të aspirinës, gjithsesi këshillohuni me të nëse dëshironi ta ndërpritni terapinë. Ndërprerja e papritur e konsumimit të acidit acetilsalicik mund të shkaktojë krijimin e mpiksjeve të gjakut.

Kush është i shëndetshëm, nuk i nevojitet ilaçi – Shkencëtarët thonë se si ende nuk ka mjaft dëshmi që njerëzit e shëndetshëm duhet të pinë rregullisht aspirinë për preventivë nga kanceri. Dozat e vogla u rekomandohen atyre që janë në grupin e rrezikut për sulm në zemrës ose në tru. Sidoqoftë duhet të këshilloheni me mjekun.

Mjekut duhet t’i tregoni edhe për problemet e tjera shëndetësore – Para se ta filloni terapinë me aspirinë nën mbikëqyrje mjekësore, gjithsesi paralajmërojeni mjekun nëse vuani nga i thati në stomak ose duodena, nëse jeni alergjikë në aspirinë ose keni astmë ose nëse ju del gjaku lehtë.

postbck postbck

Recent Posts

Sa inteligjentë jeni? Këto katër pyetje sipas shkencës përcaktojnë FUQINË e TRURIT

  Një video e fundit nga YouTubers shkencorë Mitch Moffit dhe Greg Brown në kanalin…

5 mins ago

Çfarë është oksigjeni i errët dhe pse mund të ndryshojë shkencën

  Një zbulim potencialisht revolucionar është publikuar në Nature Geographic, i cili do të ndryshonte…

2 hours ago

E dhimbshme/ Shikoni se si vepron arusha Ina edhe 7 vjet pas lirimit nga kafazi(Video)

  Arusha Ina ka 7 vjet qe eshte tashme e lire ne nje park natyror…

3 hours ago

Zjarret MISTERIOZE në Detin e Zi! Çfarë po ndodh pranë ishullit të gjarpërinjve?

  Fotot satelitore të marra nga Fire Information for Resource Management (FIRM) i NASA-s kanë…

3 hours ago

”KUJDES” Janë këto disa nga arsyet përse gripi zgjat dhe nuk largohet lehtë

E ftohura dhe gripi janë sëmundje që zakonisht zgjasin nga tre deri në shtatë ditë,…

3 hours ago

Durham: Burrat e Kosovës dhe ata të Korçës janë kulmi i racës shqiptare

Në një letër të të cilën ia dërgon mikut të saj, gazetarit Henry Nevison, Edith…

3 hours ago