<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>

Ky është parashikimi i motit për fundjavën

Fundjava me riga lokale shiu, e temperaturat në rritje të lehtë.  Java e ardhshme me mot më të ftohtë e kohë pas kohe priten edhe reshje të dobëta bore.

Sipas Prishtina Weather  në fundjavë parashihet të mbajë mot kryesisht me vranësira, me një rritje të lehtë të temperaturave, e kohë pas kohe paraqiten edhe riga lokale shiu, e reshjet e borës priten vetëm në vise malore. 

Nga dita e hënë do të mbretërojë mot më i ftohtë, me vranësira e me erë të ftohtë nga krahu verior.  Kohë pas kohe priten edhe reshje të dobëta bore, e orëve të pasdites në vise më të ulëta reshjet e borës mund të përzien edhe me reshje të shiut.  Ditën e mërkurë do të ketë edhe intervale me diell.

Në ditët e fundjavës periudha më të zgjatura të qetësisë mbajnë ndotësit më pak të shpërndarë, duke rritur koncentrimin e tyre pranë sipërfaqe, e indeksi i cilësisë së ajrit kalon edhe në vlera të dobëta e shumë të dobëta.  Orëve të pasdites në pjesët ku mund të ketë qarkullim të mjaftueshëm ajror, indeksi mund të kaloj edhe në të pranueshme, por shkurtimisht.  Nga dita e hënë fuqizimi i erës ndihmon në shpërndarjen e ndotësve ajror, e cilësia e ajrit shënon përmirësim ku do të jetë në vlera të mira e të pranueshme.

8.01 – Kryesisht vranët, e kohë pas kohe priten edhe riga lokale shiu, me më shumë mundësi paradite dhe vonë në mbrëmje.  Në vise malore edhe borë.

9.01 – Kryesisht me vranësira, e herë-herë me riga lokale shiu.  Reshje bore priten në vise malore.

10.01 – Më ftohtë, me erë e kryesisht me vranësira dhe me të reshura të dobëta bore kohë pas kohe.

11.01 – Mbetet ftohtë, e kryesisht me vranësira dhe do të fryjë erë e ftohtë veriore.  Kohë pas kohe priten reshje të dobëta bore, ditën në vise të ulëta mund të përzien edhe me shi.

10.01 – Ftohtë, me vranësira e diell.  Herë-herë priten mundësi për rrebeshe të dobëta bore.  Ditën reshjet pritet të pushojnë.

Temperaturat pas një rritjeje në fundjavë, javën e ardhshme me tendencë të rënies.  Minimalet lëvizin ndërmjet -1C e 2C, e maksimalet në fundjavë rriten në 6C e 7C, e më pas në rënie në 0C deri 2C.

Të shtunën pasdite frynë erë e lehtë dhe mesatare nga jugu e juglindja 3-9m/s, e nga dita e hënë frynë erë mesatarisht e fuqishme nga verilindja 6-12m/s, me hove deri në 15m/s.

Shtypja atmosferike në ditët e ardhshme me tendencë të rënies së thellën nën vlera normale, e më pas në rritje të shpejtë lartë mbi normale.

postbck postbck

Recent Posts

A është e dëmshme aroma në makinë?

    Me pajisje serioze, ekspertët e ADAC në laboratorin e tyre përcaktuan se aroma…

12 hours ago

Pse njerëzit i mbështjellin paratë me letër alumini?

    Shumë njerëz që i mbajnë kursimet e tyre në shtëpi po kërkojnë mënyra…

12 hours ago

Rënia e flokëve në majë të kokës mund të jetë një shenjë e këtyre sëmundjeve serioze

    Rënia e flokëve në majë të kokës nuk duhet të jetë vetëm çështje…

12 hours ago

Një elektricist tregon se si ta ulni faturën e energjisë elektrike

    Fatura e energjisë elektrike zakonisht nuk rritet nga një pajisje e vetme, por…

13 hours ago

Pse buka në Gjermani është më e shtrenjtë të dielave?

    Nëse blini bukë, simite ose ëmbëlsira të freskëta në Gjermani të dielën, mund…

13 hours ago

Këto fruta të vogla bëjnë mrekulli për zemrën

    Ullinjtë nuk janë vetëm një shtesë e shijshme në gatime. Ato janë të…

13 hours ago