Në sportet motorike, gratë dhe burrat mund të konkurrojnë kundër njëri-tjetrit – të paktën në teori. Megjithatë, asnjë femër nuk ka marrë pjesë në Formula 1 për disa dekada. Pilotja gjermane Sophia Flörsch thotë se bota e meshkujve ka nevojë për një rimendim të vonuar.
“Ja u jap me shkrim, që do të mbërrija deri tek garat kualifikuese, nëse do të më linin!” Sophia Flörsch e thotë këtë aq e vetësigurt dhe e vendosur saqë nuk të lë asnjë dyshim për këtë gjë. Pilote e makinave të garës, ajo i ka shpëtuar një përplasjeje horror gjatë Grand Prix për Formel 3 në Macau të Kinës, dhe tani i ka hipur sërish Cockpit-it. Ajo do që t‘u japë makinave. Me çdo kusht. Edhe për Formel 1. Sikur ta linin.
Megjithëse në Cockpit mund të ulet çdo profesionist garash pavarësisht nga gjinia, sporti i motorëve dominohet nga burrat. Në këtë botë maçoiste është duke u shtuar numri i inxhiniereve, i piloteve të provave dhe i moderatoreve, por në pistën e garës raportet janë të qarta: Gratë nuk luajnë asnjë rol. Vetëm 1,5 përqind e gjithë sportistëve të licencuar në sportin e motorëve janë gra. Dhe kjo është sistematike, kështu ka qenë për dekada të tëra, me sa duket kështu është dashur që të jetë. Ashtu siç kanë qenë vajzat e veshura me pak rroba të Grid Girls, të cilat duke filluar nga 2018-ta nuk e prezantojnë më startimin e garës. Si reaksion i debatit MeToo. Ndalimi i tyre hasi në kritika të ashpra në botën e sportit të garave me automjete, sepse iu dha fund një tradite patriarkaliste që ishte ngulitur shumë.
Brezi “i thinjoshëve ” nuk i do pilotet
Gratë mund të përdoren si zbukurim për garat, por në pistën e garave nuk kanë çfarë të kërkojnë? “Është më shumë brezi i vjetër që nuk do që një grua të ketë sukses tek Formula 1”, i thotë Sophia Flörsch Deutsche Welle-s. “Është brezi tani i thinjur në kokë. Ata vijnë nga një kohë tjetër. Ekziston imazhi i një piloti të fortë, mbuluar me djersë, që lufton deri në fund, i cili duhet të jetë burrë. Tek mendja e tyre kjo gjë nuk ndryshon dot.”
Flörsch sapo ka përfunduar me ekipin e saj “Abt Sportsline”, sezonin debutant të Kampionatit të makinave gjermane (DTM). Më parë ajo pati ngarë makinën në kampionatin europian dhe në Formula 3 të FIA-s. Ajo bën pjesë tek talentet që e kanë në gjak të dalin përpara. Të paktën mes piloteve të garave nuk ekziston asnjë që të mos besojë se ajo si grua mund t’ia dalë mbanë, tregon Flörsch. Por për këtë gjë duhen shanse të barabarta: “Gratë duhet të kenë të njëjtën përkrahje si burrat. Nëse dalin sponsorizues, firma, ekipe që besojnë tek gratë, atëherë ne mund të shkruajmë histori,” thotë 21 vjeçarja.Sophia Flörsch
Qark vicioz
Por sidomos sponsorizuesit e kanë të vështirë të mbështesin një grua. Sepse deri tani asnjë grua nuk ka qenë në gjendje të tregonte se mund të fitojë? Kjo nuk ka të bëjë me mungesën e aftësive, me kondicionin e keq fizik ose me mungesën e gatishmërisë për të rrezikuar. Tek të gjitha këto pika pilotet nuk u lenë mangut kolegëve burra. Më shumë kjo ka të bëjë me faktin që deri tani nuk ka pasur sponsirizues që të kenë guximin të besojnë tek një grua dhe ta pajisin me buxhetin që ajo dhe ekipi i saj kanë nevojë për të pasur një sezon të suksesshëm.
Paratë kanë shumë të bëjnë, pavarësisht nëse flasim për Formula 1 apo për talentet e reja. Kështu për shembull për futjen në Formula 3, Sophia Flörsch mblodhi vitin e kaluar 700 mijë euro. Kjo është gjysma e asaj që ekipi i saj Campos Racing kishte në dispozicion. Shumë pak. “Kështu që unë nuk kam pasur kurrë mundësi të kisha suksese të mëdha. Dhe meqenëse nuk kam pasur asnjëherë suksese të mëdha, e kam të vështirë që të gjej sponsorizues.” Dhe për më tepër kur je grua. „Ky rreth visioz të nervozon.”
Në Maqedoninë e Veriut është zbuluar vendbanimi më i hershëm në Europë, që i përket…
Aleksandri i Madh: Mbreti i Maqedonisë dhe pushtuesi i Perandorisë Persiane, Aleksandri i Madh konsiderohet si…
AT GJERGJ FISHTA (1871-1940) – Lindi në Fishtë të Zadrimës. Jetën e filloi si…
Nga: JAHO BRAHAJ Në jubileun e 150 vjetorit të lindjes së Shtjefën Gjeçov Kryeziut (1874-2024)…
Fryrja e barkut është një simptomë që na shfaqet të gjithëve dhe priremi të…
Goditjet nëpër cepat e mobiljeve, dëmtimet e venave të gjakut, mund të na lënë…