Historia e jashtëzakonshme e Franz Kafkës dhe vajzës që kishte humbur kukullën

Eshte viti i fundit i jetës së shkrimtarit Franc Kafka-s (ai vdiq nga tuberkulozi para se të bëhej 41 vjeç) dhe koha kur ai ka rënë në dashuri me Dora Diamant, një vajzë e re afër 20 vjeç, me të cilën jeton në Berlin. Çdo pasdite, Kafka shkon për një shëtitje në parkun
Steglitzer. Një ditë, ata panë një vajzë të vogël duke qarë, dhe dënesjet e saj u prekin zemrën. Kafka e pyet atë se çfarë i ka ndodhur, dhe ajo i tregon se ka humbur kukullën e saj. Ai i thotë se do ta kërkojë për të dhe kur ta gjejë do t’ia sjellë dhe e lënë të takohen sërish në park nesër. Por, ai nuk e gjen dot kukullën dhe nis të shpikë një histori për t’i shpjeguar vajzës së vogël se çfarë ka ndodhur.

“Kukulla juaj ka shkuar në një udhëtim,” i thotë ai kur takohen sërish. “Si e di ti këtë?”, pyet vajza. “Për shkak se ajo të ka shkruar një letër”, thotë Kafka.

Kafka e kishte shkruar letrën për vajzën sikur t’ia kishte shkruar kukulla e saj. Ajo nuk ka mësuar se si të lexojë ende, ndaj ai e lexon letrën me zë të lartë.

“Të lutem mos u pikëllo për mua. Jam nisur për një udhëtim pasi dua të shoh botën e për të njohur miq të rinj. Nuk është se unë nuk të dua, por kam nevojë për që ta bëj këtë udhëtim për veten time. Do të shkruaj rreth aventurave të mia”, shkruhej në letër. Kafka vijoi t’i dërgonte letra të tjera vogëlushes, letra të cilat i shkruante me të njëjtin përkushtim dhe tension, me të cilin shkruante veprat e tij.

Shkrimtari shkruan nga një letër të re çdo ditë, për asnjë arsye tjetër në botë, përveç se për të ngushëlluar vajzën e vogël. Dora thotë se ai shkroi çdo fjali me vëmendje dhe me detaje për tre javë dhe shkonte në park për t’ia lexuar letrat vajzës. Kukulla rritet, shkon në shkollë, njihet me njerëz të tjerë. Ajo vazhdon ta sigurojë vajzën e vogël për dashurinë e saj, por ajo lë të kuptohet se kanë ndodhur ngjarje të ndryshme në jetën e saj që e bëjnë të pamundur për të që të kthehet në shtëpi. Pak nga pak, Kafka është duke e përgatitur vajzën për momentin, kur kukulla do të zhduket nga jeta e saj përgjithmonë. Pas testimit të disa mundësive, ai më në fund vendos që ta martojë kukullën. Ai përshkruan të riun që ajo bie në dashuri me të, festën e dasmës, edhe shtëpinë ku kukulla dhe burri i saj tani jetojnë. Dhe pastaj, në rreshtin e fundit, kukulla ofron dhe lamtumirën me shoqen e saj të vjetër dhe të dashur.

Vajza u ngushëllua me historitë dhe aventurat e reja të kukullës së saj. Kur takimeve mes Kafkës dhe vajzës po i afrohej fundi, shkrimtari i dhuroi asaj një kukull të re. Kukulla e re që nuk ngjasonte aspak me të parën mbante me vete një shënim ku shkruhej: “Udhëtimet më kanë ndryshuar.”

Shumë vite më vonë, vajza, tashmë e rritur, gjeti një tjetër letër brenda kukullës që kishte marrë dhuratë. Në të shkruhej: “Çdo gjë që dashuron një ditë do ta humbësh, por në fund dashuria do të rikthehet në një formë të ndryshme.”

Shperndaje

postbck postbck

Recent Posts

Dashuritë tragjike të Sami Frashërit: Aktorja e famshme armene dhe Emija

Nga: Shasivar Kabashi Shemsedin Samiu apo Sami Frasheri, siç rendomë njihet ndër shqiptarë, ishte figura…

7 hours ago

Pema gjenealogjike e familjes së Skënderbeut

Dashnor Kaloçi Historia e Heroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu, ka ngjallur vazhdimisht një interes…

7 hours ago

Atdhetari Ramiz Cernica, me guximin e tij, demaskoi planet djallëzore aneksioniste të kulçedrës serbe

Nga: Sami ARIFI Ramiz Ahmet Cernica u lind më 1903 në fshatin Cernicë-komuna e Gjilanit, ai…

7 hours ago

Tmerroi Perandorinë e fuqishme të Romës, kush ishte Atila, udhëheqësi i Hunëve?

Historia është e mbushur me kultura të humbura dhe liderë të mëdhenj të lënë në…

8 hours ago

Djathi më i shëndetshëm, që zgjat jetën deri në 100 vjet: E dini kush është?

  Djathi është ndoshta një nga ushqimet më të debatuara kur bëhet fjalë për ushqimin…

8 hours ago

Kur gruaja ARVANITE këndon me gjuhën e shpirtit (Dëgjojeni deri në fund)

  Kur këndon me gjuhën e shpirtit . (Dëgjojeni deri në fund, në min e…

9 hours ago