Autore: Anna Bohren
Përktheu: Ardian Batusha
Duar të djersitura, nerva të tendosura, sulme paniku, janë këto disa nga simptomat që karakterizojnë jetët e 40 milion amerikanëve. Çfarë është ankthi dhe si matet? Cilat janë tipet e ankthit? Cili është raporti i ankthit me depresionon, cilat janë simptomat, shkaqet, reziqet dhe trajtimi i tij. Tutje, si e ndikon ankthi trupin dhe trurin tonë? Dhe për fund disa këshilla si ta përballoni ankthin.
Çfarë është ankthi?
Ankthi, është definuar nga Shoqata Amerikane e Psikologëve(APA) si “emocion që karakterizohet me ndjenjën e tensionit, mendimeve shqetësuese, dhe ndryshimeve fizike.” Në terma të përgjithshëm ankthi nënkupton çregullime të ndryshme që shkaktojnë shqetësime, frikë, nervozë dhe tendosje. Këto çregullime variojnë nga më të lehta dhe deri tek ato më seriozet, dhe mund të ndikojnë përditshmërinë tonë. Ato ndikojnë në mënyrën se si sillemi apo çfarë ndjejmë… madje në disa raste duke shkaktuar edhe shqetësime fizike.
Ankthi buron nga nevoja jonë për të mbijetuar apo nga e ashtuquajtura gjendje lufte. Burimi për këtë duhet kërkuar shumë herët, në gjendjen e njeriut të parë (primitiv). Në rrethana kur njeriu primitiv përballej me sulmet dhe reziqet nga kafshët e egra, në trurin e tij ndizej drita e alarmit, dhe si rjedhojë trupi vëlonte nga adrenalina, djersinte, zemra rrihte më fortë dhe në përgjithësi ai jetonte në një gjendje gadishmërie dhe ndjeshmërie të skajshme. Ndonëse njeriut modern nuk i kanosen më reziqet e dikurshme, sot armiqtë e tij modern janë: paraja, puna, shëndeti, jeta në familje, etj.
Vetëm në Shtetet e Bashkuara të Amerikës rreth 40 milion njerëz vuajnë nga simptomat e ankthit. Edhepse kosniderohet si mbreti i “sëmundjeve” në rrafshin mental, vetëm 36.9% e të prekurve e trajtojnë atë. Një nga mënyrat për ta matur apo konstantuar ankthin është përmes disa pyetësorëve të ashtuquajtur “Clinically Useful Anziety Outcome Scale”
Tipet e çregullimeve të ankthit
Çregullimet e ankthit (anxiety disorder)-Një gjendje e tillë mund të përshrkuhet kur reagojmë jo në përputhje me situatën reale. Ajo përfshin shqetësime të përsëritura dhe mendime bezidsëse për situata të ndryshme që mund të përballemi në jetën e përditshme.
Ekzistojnë 7 lloje të çregullimeve të ankthit:
*Ankth i përgjithësuar (GAD-Generalized anxiety disorder)-Ky është lloji më i përhapur. Është çregullim kronik dhe karakterizohet me shqetësime të gjata dhe të vazhdueshme për situata jo specifike apo për ngjarje dhe objekte të ndryshme që ballafaqohemi gjatë jetës.
*Fobia-Paraqet frikën iracionale nga një objket i caktuar apo nga një rethanë e caktuar. Fobitë dallojnë nga çregullimet tjera sepse e kanë objektin e tyre specifik. Frika është iracionale dhe personi që vuan nga fobia nuk e ka në kontrollë atë ndjenjë të frikës.
*Çregullimet e panikut apo sulmet e panikut (panic disorder) – Paraqesin sulme të befasishme terrorizuese. Këto sulme paraqiten dhe eskalojnë shumë shpejtë. Zakonisht ato dobësohen pas 10 minutave por ka raste kur zgjasin disa orë. Mes tjerash ato shkaktojnë konfuzion, të përziera, neveri, dridhje, frymarrje të vështirësuar, marramendje, etj. Së fundmi është zbuluar një gjen që lidhet reagon(lidhet) me sulmet e panikut.
*Çregullimet e ankthit nga shkëputja (separation anxiety disorder) karakterizohet me ndjenjë të parehatisë në rastet kur personi shkëputet, ndahet apo largohet nga ndonjë person apo vend që i ka dhënë siguri dhe komfort. Ky lloj çregulllimi mund të kalojë në sulme të panikut nëse është në përmasa të larta.
*OCD (Obsessive compulsive disorder) Karakterizohet me mendime dhe veprime shqetësuese, të bezdishme, dhe të përsëritura. Për dallim nga çregullimet tjera OCD e ka të specifikuar objektin apo problemin. Njerëzit që ballafaqohen me OCD zakonisht janë të vetëdishëm që nevojat e tyre janë iracionale,
*Çregullimet e ankthit nga shoqëria apo sociale (Social anxiety disorder) paraqet ankthin që buron nga frika e të gjykuarit negativ nga shoqëria. Kjo mund të përfshijë frikë nga turpërimi në publik, frikë nga intimiteti, nervozë para publikut, dhe frikë nga poshtërimi. Ndonjëherë frika është aq e madhe sa e detyron individin të izolohet nga bota, të shkëpus kontaktet me njerëzit aq sa mund të ndikojë edhe në përditshmërinë e tyre.
*Stresi post traumatik (PTSD) është formë e ankthit e cila buron nga trauma. Kjo gjendje shoqërohet me kthime pas në të kaluarën dhe si pasojë njerëzit zakonisht tentojnë ta ndryshojnë sjelljen me qëllim që tu shmangen kujtimeve nga e kaluara të cilat e nxisin ankthin.
Ankthi dhe depresioni
Ankthi dhe depresioni janë dy degë të së njejtës pemë. Njerëzit që kanë ankth shpesh her diagnostifikohen edhe me simptoma të depresionit klinik poashtu. Është thuajse e pamundur që dikush ta përjetojë njërën dhe të mos e ketë edhe tjetrën. Të dyja manifestohen me shenja të njeta si: mungesë koncentrimi, lodhje, probleme me gjumin, nervoza, etj. Megjithatë ekzistojnë edhe disa dallime mes ankthit dhe depresionit. Njerëzit që kanë depresion zakonisht karakterizohen me veprime të dobësuara apo lëvizje të ngadalta. Njerëzit që kanë ankth zakonisht kanë vështirësi që ti menaxhojnë mendimet e tyre ankthioze dhe mendimet për të ardhmen më shumë se njerëzit me depresion. Njerëzit që janë në depresion por që nuk kanë simptoma të ankthit zakonisht nuk besojnë se ardhmja është e keqe.
Simptomat e ankthit
Çdo çregullim i ankthit vjen me pasojat e veta. Gjithsesi simptomat më të shpeshta të ankthit janë:
*Marramendja;
*Dhimbje shpine;
*Djersitje;
*Frikë;
*Lehtësisht i frikësuar;
*Mpiksje gjaku(blood clots);
*Tendosje e muskujve;
*Shmangie e situatave që sjellin nervozën;
*Lodhje;
*Shqetësim;
*Shtim i rrahjeve të zemrës apo çregullim i rrahjeve;
*Tension i lartë i gjakut;
*Gjendje e vazhdueshme e shqetësimit pa arsye legjitime.
Shkaqet e ankthit
*Gjenetika
*Kimia e trurit: Studimet kanë treguar se tek disa persona ekzistojnë predispozita që për shkak të formacionit të trurit të tyre të kenë më shumë predispozita për ankth.
*Faktorët e jashtëm: Këtu hyjnë familja, jeta e përditshme, shkolla, puna, përvojat traumatike, lidhjet, apo gjendja financiare. Madje një studim ka treguar lidhjen mes ankthit dhe mungesës së oksigjenit në tru. Faktorët e lartëpërmendur të përditshmërisë janë shkaktarët kryesorë të ankthit.
*Medikamentet: Si shkaktar i ankthit mund të jenë edhe efektet anësore të medikamenteve apo stresi që vjen nga ndonjë trajtim mjekësor ose diagnostifikimi me ndonjë sëmundje.
*Izolimi apo përdorimi i alkoolit apo i substancave narkotike.
Ankthi mund të shkaktohet edhe vetëm nga njëra prej këtyre shkaqeve që i përmendëm apo mund të jetë kombinim i disa prej tyre. Psh. Dikush mund të ketë ankth nga stresi i punës dhe pas punës për ta hequr stresin vazhdon të pijë alkool, veprim i cili në fakt vetëm sa e shton ankthin edhe më shumë.
Si ndikon ankthi në trupin tonë
Kur përjetoni ankth sistemi i veshkave (adrenalina) prodhon kortezol e cila shndërrohet në glukozë. Kur glukoza, apo sheqeri i gjakut nuk absorbohet ajo mund të dëmtojë mëlçinë. Poashtu mund të ketë pasoja në spazmat e fytit sepse lëngjet shpërndahen në pjesë tjera më esenciale të trupit. Kjo shkakton vështirësi në gëlltitje. Lëkura bëhet më e lagësht, e djersitur, dhe sistemi ynë nervor simpatik(sympathetic nervous system) e pompon gjakun në muskuj, gjë e cila në fillim munnd të jetë pozitive por nëse vazhdon më gjatë mund të shkaktojë plakjen e lëkurës. Shpretka prodhon më shumë rruza të kuqe dhe të bardha të gjakut. Shtypja(rjedhja) e gjakut rritet për 300% apo 400 %. Poashtu mund të ndikoj edhe në dhimbje të kokës apo tendosje dhe ngurtësim të qafës dhe shpatullave.
Pas një kohe me ankth reziku për shqetësime kardio-vaskulare rritet sepse tensioni i gjakut është vazhdimisht i lartë. Poashtu ankthi ndikon edhe në mushkëri. Janë gjetur lidhje mes atyre që vuajnë nga astma dhe ankthi. Sistemi imunitar fillon të dobësohet, mundësia që të ftoheni rritet. Stomaku poashtu ka probleme me tretje dhe metabolizmi na çregullohet duke ndikuar në shtimin e peshës. Janë gjetur lidhje të ankthit me problemet e ulçerës dhe së fundi ankthi ndikon edhe në uljen e ndjeshmërisë së insulinës.
Si ndikon ankthi në tru
Përderisa ankthi manifestohet më shumë përmes trupit, truri është organi më i prekur nga ankthi. Mendohet se ankthin e shkaktojnë “hippocampus” dhe “amygdala”. Hippocampus është pjesa e trurit që është përgjegjëse për emocionet dhe kjo lidhet me “amygdalën” e cila e bën rregullimin e emocioneve si frika, shqetësimi, dhe ndihmon në stimulimin e sistemit nervor “sympathetic”. Njerëzit që kanë aktivitet apo stimulim të lartë në “amygdala” kanë tendencë që të kenë edhe ankth. Studimet tregojnë se njerëzit që në fëmijërinë e tyre kanë qenë vigjilent, të frikësuar, dhe të shqetësuar, kanë një “nucleus accumbens” i cili është më i ndjeshëm dhe ka më shumë ankth kur vie puna tek zgjedhjet.
Ankthi kronik mund të ndikojë në shumë forma në tru. Këtu përshihen memoria afatgjate, memoria afatshkurte, dhe ndryshme të gjendjes kimike në tru e cila mund të shkaktojë mungesën e balancës. Ankthi kronik poashtu mund të aktovozojë vazhdimisht “nervous system” gjë e cila shkakton edhe rënien e imunitetit në trup. Studimet tregojnë se ankthi i vazhdueshëm mund të dëmtojë trurin dhe të shkaktojë edhe çregullime tjera psikiatrike.
Faktorët që rrisin rezikun për ankth:
*Gjenetika shkakton rreth 43% të rasteve me sulm të panikut dhe 28% të rasteve me ankth;
*Neuroanatomia;
*Aspekti social: Nëse njerëzit nuk ndihen rehat me njerëz tjerë kjo mund të rritë edhe më shumë ankthin;
*Aspekti psikologjik: Pamundësia për tu përshtatur mund të rrisë ankthin:
*Abuzimi me substanca si alkooloi, droga apo kafeina:
*Diagnostifikimi me ndonjë sëmundje si kanceri apo problemet me depresion mund të rrisin rrezikun për ankth;
Diagnostifikimi i ankthit
Ankthi zakonisht diagnostifikohet nga mjeku profsionist. Mjeku e analizon në detaje fillimisht historinë e familjes dhe pastaj mund të bëj edhe ekzaminimin fizik. Në disa raste edhe testet laboratorike janë të nevojshme për të gjetur shkaktarët e simptomave nga ankthi. Për tu diagnostifikuar me ankth të përgjitshëm (GAD) disa nga simptomat më të zakonshme janë:
*Vështirësi për ta kontrolluar shqetësimin;
*Nëse ndjehesh vazhdimisht i shqetësuar për gjëra të zakonshme ditore për më shumë se 6 muaj;
*Ke 3 apo më shumë simptoma të ankthit në shumicën e ditëve për 6 muaj; (mungesë koncentrimi, çregullim i gjumit, nervozë, shqetësim, lodhje, tendosje të muskujve)
*Nëse simptomat e përditshme ndikojnë që personi të mungojë në shkollë apo në punë.
Trajtimi i ankthit
Ankthi trajtohet varësisht nga gjendja e përgjithshme dhe preferencat personale. Zakonisht trajtimet janë një kombinim mes terapisë dhe medikamenteve.
Terapia mund të jetë psikoterapi(terapi me të folur) ose “cognitive-behaviroal therapy”(CBT). Qëllimi i psikoterapisë është që ‘pacienti’ ti gjej shkaqet e ankthit dhe të gjej rrugët si ta përballojë më lehtë. Terapia mund të realizohet nga profesionistë si psikiatri, puntori social, terapisti, apo psikologu. Qëllimi i “cognitive behavioral therapy” është që të ndryshojë mendimin mbi natyrën e ankthit dhe tu ndihmojë njerëzve të përballen me ankthin kur ai shfaqet ose tu ndihmojë që ti paraprijnë shkaqeve të ankthit përmes mënyrës së sjelljes. Përmes kësaj terapie synohet që ‘pacienti’ të përballet me frikërat e tyre. Ta zëmë dikush që trajtohet për sulmet e panikut e mësojnë se sulmet e panikut nuk janë sulme të zemrës. Studimet tregojnë se “cognitive behavioral therapy” (CBT) është e sukseshme në përballjen e ankthit. Një studim nga “Saint Louis University Medical Center” tregon se CBT është shumë terapia e ekspozimit është ndihmon në luftën ndaj ankthit.
Medikamentet janë një mënyrë tjetër për ta trajtuar ankthin. Në rastet kur antkhi shkoqërohet me hipertension ose disbalancë të kimisë së trurit zakonisht preferohen medimakente. Medikamentet mund të përfshijnë “beta-blockers”, buspirone, monoamine oxidase inhibitors, benzodiazepines, tricylics dhe antidepresantë. Benzodiazepines, shkatkojnë varësi dhe kanë efekte anësore; valiumi dhe diazepami janë dy nga më të zakonshmit. Tricyclis me fjalë tjera janë medikamente që rrisin nivielin e seroteninës (SSRI) të cilat janë treguar të sukseshme në trajtimin e ankthit përveç tipit “Obsesive Compulsive Disorder OCD). Efektet anësore të tyre janë shtimi në peshë dhe trullosja. Dy nga më të njohurat janë “clomipramine” dhe “imipramine”. Antidepresantët janë dizajnuar që të trajtojnë depresionin por për shkak se depresioni dhe ankthi shkojnë krah për krah mund të përdoren edhe antidepresantët. SSRI (serotenina) zakonisht kanë më pak efekte anësore se antidepresantët. Disa nga më të njohurat janë: Celexa(citalopram) dhe Prozac (fluoxetine).
Disa këshilla mbi menaxhimin e ankthit
*Metodat e relaksimit: Këtu mund të hyjnë meditimi, joga, frymëmarrja e thellë, etj.
*Menaxhimi i stresit: Kjo arrihet duke u vetëdisuar mbi atë se çfarë e shkakton stresin dhe duke u relaksuar pas punës përmes leximit apo aktiviteteve tjera relaksuese, apo edhe thjesht duke pushuar.
*Mundohuni të jeni më optimist duke i zëvendësuar mendimet negative me ato pozitive.
*Ushtrimet fizike-Ndikojnë direkt edhe në tru duke liruar disa horomone që e stabilizojnë ankthin.
*Zvogëlimi i sasisë së shqerit-Studimet kanë zbuluar se personat që konsumojnë shqer në nivele të larta janë më të ekspozuar ndaj ankthit.
*Shoqëria dhe familja mund të ndikojë pozitivisht në stabilizimin e ankthit. Përmes bisedave dhe duke kaluar kohë cilësore dhe pa stres apo presione./virtualsophists.org
Kërkesa për qumështin e bletës është gjithnjë në rritje, ndaj dhe bletarët janë duke…
Për shumë pasagjerë, ngjitja e valixhes në raftin e sipërm të avionit është një…
Ndonjëherë nevoja për të fjetur mbi shumë jastëkë është në fakt një paralajmërim i…
Rajoni Al-Jawf i Arabisë Saudite ka përjetuar reshjet e tij të para të borës në…
Nga Gazmend Çitaku Çështja e detarisë ilire, me akcent të veçantë në mjetet e…
Kriminelët shfrytëzojnë rezultatet e kërkimit të Google për të joshur viktimat… Kërkimi në Google…